Përralla e Cambridge, ekipi që ndali Man. United

24 Janar 2015, 17:53Sport TEMA

Fisnikëria e Mbretërisë së Bashkuar, universiteti prestigjioz, breza të tërë të rinjsh që garojnë me kanoa me Oxfordin dhe që tani e tutje edhe 1 skuadër futbolli që barazoi 0-0 me Manchester United.

Cambridge sigurisht që nuk është një qytet i panjohur, por askush nuk e priste që të kishte një skuadër futbolli që t’i rezistonte një ndër klubeve më të mëdhenj të Anglisë.

Ndodhi pikërisht kështu, në raundin e katërt të FA Cup përfundoi pa gola kështu që sipas rregullores ndeshja do të përsëritet në fushën e skuadrës tjetër me Cambridge që fiton një udhëtim në Old Trafford. Për djemtë e skuadrës që luan në League Two, kategorinë e katërt të kampionatit anglez është një ëndërr që bëhet realitet, raporton Sport News.

Pavarësisht milionave të shpenzuara në merkato për yje si Di Maria e Falcao, Manchester United nuk arriti të mposhte një skuadër që qëndron 3 kategori më poshtë dhe pas ndeshjes Van Gaal nuk kurseu sarkazmën ndaj skuadrës së tij duke deklaruar se Manchester United ra në nivelin e Cambridge duke i akuzuar futbollistët se në vend që të sulmonin kundërshtarin u përshtatën me staturën e tij.

Manchester United i milionave ngriti kokën vetëm në çerek orën e fundit kur “Djajtë e Kuq” ndërtuan disa aksione goli, por i shpërdoruan me Van Persien dhe Di Marian.

Përfundoi 0-0, një figurë e keqe historike për Manchester United, me siguri një mbrëmje për t’u harruar për Van Gaal dhe djemtë e tij, ndërkohë që për Cambridge ky mund të jetë barazimi më i lumtur i historisë.

2 komente në “Përralla e Cambridge, ekipi që ndali Man. United”

  1. feniks says:

    HETOJENI NDESHJEN:ESHTE TRUKIM I PLOTE!!!
    Se u habiten qe Laci u mund 5-o dhe thane :TRUKIM!
    Po LACI 5-0 mund te rrihet sa here te doje!!
    Ku eshte trukimi ketu??
    Jo po thonin se mbrojtesiot qendronin statike!!!
    HAAAAAA!!! A nuk e dine keta qyla se ky eshte niveli i futbollit shqiptar???

  2. aaa says:

    “Figure e keqe”, por me ca miliona te futura ne xhep me kete barazim, do mund te beje merkato me te mire… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje