Trajneri i Brcelonës, Luis Enrike u shpreh në konferencën e radhës për shtyp në prag të përballjes me Elchen se nuk është aspak i shqetësuar nga shtërpësia e Luis Suarez, për aq kohë sa ekipi funksionin dhe arrin të marrë fitore në cdo ndeshje:
“Unë jam shumë i kënaqur me rendimentin e Suarez dhe me gjithcka që ai po bën për skuadrën. Të gjithëve u ndodh që të gabojnë, por mund t’ju siguroj se ka pak lojtarë në qarkullim që lëvizin në zonën kundërshtare si Luis Surez”.
Ndaj Elches në transfertë asturiani ka lënë pushim kroatin Ivan Rakitic, i cili ka treguar rritje të nivelit të lojës së tij. Objektivi i Barcës, sipas Enrikes, është të ruajë imazhin e mirë të krijuar në në takimet e fundit:
“Kampionati është me plot surpriza. Në futboll gjëja më e rëndësishme është itensiteti, dhe këtë aspekt duhet ta kemi parasysh në cdo takim, në të kundërt, mund të humbasin ndaj cdo kundërshtari”.
Gjithsesi, Enrikue la të kuptohet që do të bëjë rotacion duke menduar për takimin e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Atletikos së Madridit në “Vinsente Kalderon”:
“Është momenti pë ta bërë rentabël të gjithë organikën. Unë i qëndrtoj besnik filozofisë sime, që në një skuadër duhet të aktivizohen 18, 19 ose 20 futbollistë. Kështu do të jemi më të fortë.”
Për sa i përket titullarit të portës, Enrike u shpreh se ka në dispozicion tre portierë shumë të mirë dhe se nuk është e thënë që Bravo do të luajë gjithmonë në La Liga ndërsa Ter Stegen në Kupën e Mbretit dhe Champions League.