Bayern Munchen ka filluar që tani përgatitjet për rinovimin e kontratës me trajnerin spanjoll Pep Guardiola.
Ish-trajneri I Barcelonës në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata me skuadrën kampione të Gjermanisë dhe drejtuesit e klubit po synojnë që ta blindojnë Guardiolën që të mos largohet nga “Alianz Arena”.
“Kam biseduar me trajnerin në lidhje me rinovimin dhe kemi rënë dakord që gjithçka të vendoset në fazën e dytë të sezonit aktual.
Personalisht mendoj se fundi i sezonit do ishte momenti më i përshtatshëm për diçka të tillë, por me konsensusin e të dyja palëve kemi rënë dakord që gjithçka të nisë që tani”, është shprehur drejtori sportiv Karl-Hainz Rummenigge.
Për spanjollin ka shprehur interesim skuadra angleze e Manchester Cityt, ndërsa është folur se ai mund të rikthehet sërish tek Barcelona./f.b