Fitorja e Shqipërisë kundër Portugalisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2016 është përzgjedhur nga UEFA si njëra nga pesë ndeshjet më të shokuese të vitit që lamë pas.
Kombëtarja kuqezi ishte kryetitull i gazetave sportive kur në muajin shtator mposhti portugezët me rezultat 1 me 0 me golin e sulmuesit Bekim Balaj.
Në top-pesëshe hyjnë edhe Sllovakia që mposhti Spanjën me rezultat 2 me 1, Polonia kur mposhti Gjermaninë 2 me 0, raporton Koha Ditore.
Në vendin e katërt është pozicionuar Islanda me fitoren ndaj Holandës me rezultatin 2 me 0, ndërsa në vendin e fundit janë Ishujt Faroe me fitoren kundër Greqisë.
prandaj po ben UEFA gjithcka per te favozizuar portugaline kur dihet ky eshte edhe europiani i fundit i rolandos per UEFA eshte tragjedi qe Rolando mos te marre pjese ne europain prandaj edhe kane gjetur shqiperine ti nderpresin rrugen duke e ndeshkuar
ketu do jemi qe me ndeshjen me armeine arbritat kane per tia nxire jeten shqiperise serbise dhe armenise qe vetem e vetem te kualifikohet portugezi edhe danezi