VIDEO/Reali fiton mes vuajtjeve, Barcelona arrin një fitore tenistike 6-0 ndaj Elches

25 Janar 2015, 11:31Sport TEMA

Real Madridit ka arritur një fitore me shumë vuajtje në transfertë kundër Kordobas me rezultatin e ngushtë 2-1.

Vendasit kaluan të parët në avatazh që në minutën e tretë me një 11-metërsh I cili u shëndërrua në gol nga Nabil.

Madrilenët e barazuan  rezultatin në minutën e 27-të, nëpërmjet sulmuesit Karim Benzema që përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonë. Edhe në pjesën e dyte ndeshja nuk ndryshoi me vëndasit që arritën ti netrualizon mjaft mirë yjet e Ancelottit, ku  tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Cristiano Ronaldon nuk e mbajnë më nervat duke godiyur kundërshtarin, I cili  u ndëshkua më kartonë të kuq.

Gjithsesi Los Blankos, arriti të bëjë diferencën në minutat e fundit ku Bejl realzioi nga penalltia për ti siguruar tre pikët e rradhez skuadrës së tij.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Barcelona fitoi me shumë lehtësi kundër Elches. Katalanasit arritën një fitore tenistike me shifrat 6-0 duke dhuruar spektakël me Messin dhe Nejmarin që shkëlqyen për “Blaugranat” duke shënuar nga dy gola secili, ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Pike dhe Pedro.

Me këtë fitore ekipi I Luis Enrikes renditet në vëndin e dytë me 47 pikë, një më pak se kryesuesit e Realit./f.b

https://www.youtube.com/watch?v=fieFSbUj6Kg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje