VIDEO/Lazio thellon krizën e Milanit

25 Janar 2015, 11:23Sport TEMA

Milani është në krizë totale. Kuqezinjtë e drejtuar nga Pipo Inzagi kanë vijuar serinë e rezultateve negative, edhe në “Olimpiko” kundër Lazios.

Kryeqytetasit arrtiën të përmbysnin rezultatin, duke arritur një fitore të rëndësishme që e dërgon në vëndin e tretë. Milani e nisi mbarë takimin ku që në minutën e katërt kaluan në avantazh me anë të Francezit Menez I cili  shënoi golin e vetëm të Milanit, pas një gabimi të Bastas. Pas këtij goli Lazio hidhet e gjitha në sulm për të barazuar rezultatin, por shpërdorojnë shumë raste duke e mbyllur pjesën e parë me fitoren e kuqezinjve.

Gjithsesi në pjesën e dytë, pas 3 minutash lojë Parolo barazon shifrat duke shënuar një gol fatastik.

Më pas do të ishte rradha e Miroslav Kloses për të realizuar golin e dytë për të kaluar në epërsi Lazion.

Milani ishte inekzistent në fushë dhe Lazio e mbylli përfundimisht takimin me golin e sigurisë, që u realizua sërish nga Parolo.

Në fund të takimit pati vënd edhe për tension me Mekses që kapi prej fyti Maurin  duke u ndëshkuar me kartonin e kuq. Me këtë fitore Lazio renditet në vendin e 3-të me 34 pikë të grumbulluara, ndërsa Milani me 26 pikë, në vendin e 10./f.b

https://www.youtube.com/watch?v=aCLG-Emi_K8

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje