Tifozët e Standartit të Liezhit shpalosin një banderolë ku i “presin kokën” lojtarit të Anderlehtit

26 Janar 2015, 16:13Sport TEMA

Në ndeshjen e djeshme ndërmjet Standard Liezhit dhe Aderlehtit të trajnerit shqiptar Besnik Hasi, e vlefshme për kampionat, tifozët vëndas kanë bërë një kerografi të turpshme.

Në banderolën e shpalosur në fillim e ndeshjes, shfaqej një personazh me maske me një hanxhar në dorë dhe në foton tjetër ishte lojtari i Anderlehtit Steven Defour me kokën e prerë, një ish-lojtai i Standardit të Liezhit.

Në banderolën shkruahej “Ose i kuq, ose i vdekur” drejtuar Defour, i cili ka qënë idhulli i tifozëve të Standardit të cilët nuk e kanë duruar dot transferimin e tij tek Anderlehti.

Stefan Defour nuk e ka pritur mirë këtë banderolë të ish-tifozëve të tij, pasi në minutën e 52 të pjesës së dytë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi hodhi topin në drejtim të tifozave.

Ndeshja përfundoi më fitoren e vëndasve me rezultatin 2-0./f.b

1 komente në “Tifozët e Standartit të Liezhit shpalosin një banderolë ku i “presin kokën” lojtarit të Anderlehtit”

  1. xxx says:

    Ja dhe Europa e “qyteterimit”
    Eurpianet ishin ata qe i vune flaken planetit duke shkaktuar dy luftera boterore.Tani hiqen sikur jane kampione te lirise e demokracise. Kush jeton si emigrant ne perendim ,e di mire se sa raciste jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje