Prokuroria e Rrethit Vlorë regjistroi kryesisht procedimin penal për akuzën e trukimit të ndeshjes Flamurtari-Teuta, e luajtur të shtunën në mesditë në stadiumin e Vlorës.
Ndeshja, që ishte e vlefshme për javën e 19 të kampionatit shqiptar të futbollit, ka qenë në barazim 1 me 1 deri në minutën e 85-të.
Pas kësaj minute janë vërejtur në fushë anarki totale dhe lëshim të lojës së Teutës, për t’i dhënë mundësinë ekipit pritës të fitonte ndeshjen.
Duke qenë se situata në fushën e futbollit u bë komike dhe u komentua më së shumti nga tifozët e të dyja ekipeve, Prokuroria e nisi vetë hetimin kryesisht në bazë edhe të Kodit të Procedures Penale.
Pavarësisht se duhet të kishte një denoncim më parë nga vetë Federata e Futbollit, Prokuroria në bazë të nenit 197, pika 2, nisi hetimet duke dyshuar për trukimin e kësaj ndeshjeje futbolli.
Akuza u ngritën edhe për ndeshjen Laçi-Partizani, ndërsa pritet që edhe Prokuroria e këtij rrethi të regjistroje procedimin penal, raporton TCH.
Vetë drejtuesit e Flamurtarit e quajtën këtë takim “një komedi të turpshme”.
“Një komedi e turpshme në një vend që nuk ka rregulla të qarta loje në asnjë fushë të jetës. Kemi të bëjmë me një kampionat i cili ka shumë pikëpyetje”, deklaroi administratori i klubit, Sinan Idrizi.
Ai shtoi: “Këtu problemi është i sistemit. Ai që luan pastër është më i dobët. Duhet të bëjnë çdo gjë nga e para.”
Administratori i klubit vlonjat pohon se mënyra më e mirë për të ringritur futbollin shqiptar është heqja e ndeshjeve të kampionatit shqiptar nga kuotimet e basteve.
Sa te shkathet keto gjukatat tona Kane male me dosje te hallexhinjve pa zgjidhur neper vite kerkojne te meren edhe me futbollin Kane nuhatur ndonje leke
Po per Safet Gjicin e ate Kalamishin e Vllaznise a do hapni hetime.Apo ato ishin me te sofistikuar se e kishin bere pazarin paradhenie dhe me shumice.Pra Gjici i ka blere 12 piket me Vllaznine qe ne fillim