Fabregas: Murinjo dhe Guardiola janë të ngjashëm

26 Janar 2015, 15:25Sport TEMA

Çesk Fabregas rrëfehet për jetën e tij të re në Londër, të shkuarën si katalanas dhe eksperiencën me trajnerin Hoze Murinjo te Çelsi.

Mesfushori spanjoll e pranon se me transferimin në “Stamford Brixh” ka rigjetur buzëqeshjen sepse ekipi i drejtuar nga portugezi po aplikon një futboll të bukur dhe skuadra e tij ka objektiva të rëndësishëm gjëtë këtij sezoni, raporton Sport News:

“Çelsi ka ndryshuar shumë në krahasim me periudhën kur unë luaja për Arsenalin. Tani është një skuadër që kërkon të jetë përherë protagoniste. E mbajmë topin më shumë dhe trajneri na kërkon të dominojmë në fushë”.

Në vijim, Fabregas falenderon Arsen Venger që i dha mundësinë të shprehej në nivele të larta, por eksperienca angleze nuk e ndryshon karakterin e mesfushorit katalanas:

“Në shpirt jam katalanas. Këtu më respektojnë por unë jam krenar për atë që kam bërë me Barcelonën.

Te Çelsi po fitoj vetëbesimin e munguar në Spanjë dhe ndihem shumë i rëndësishëm për këtë skuadër.

Te Barca ishte ndryshe sepse edhe roli nuk ishte i njëjti”.

Në karrierën e tij, Fabregas është drejtuar nga trajnerë të kalibrit botëror si Venger, Guardiola, Murinjo apo Del Boske dhe 27-vjeçari bën një koment për këtë fakt:

“Kam mësuar nga trajnerët më të mirë të botës dhe besoj se kam qenë me shumë fat.

Kjo do të më ndihmojë të qëndroj përherë në botën e futbollit sepse besoj që kam personalitet për të drejtuar një skuadër në të ardhmen.

Guardiola dhe Murinjo nuk janë të ndryshëm sepse ata kanë një detaj të përbashkët. Janë fitues të lindur dhe e urrejnë humbjen, prandaj ka më shumë gjëra që u bëjnë të ngjashëm.

Tre vite më parë as që e imagjinoja të punoja me Murinjon, por në futboll nuk i dihet asnjëherë.

UEFA Champions League është një nga objektivat kryesorë të mesfushorit, i cili nuk e fsheh dëshirën për ta fituar sërish trofeun me veshë të mëdhenj:

“Nuk është një obsesion për mua, por dua ta fitoj të paktën edhe një herë.

Çelsi ka mundësi reale për të fituar gjithçka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje