Shtohet zërat për trukimin e Superligës: "Kukësi pagoi 100 mijë euro për katër fitore me Vllazninë"

27 Janar 2015, 15:29Sport TEMA

Humbja e fundit e Vllaznisë në “Loro Boriçi” kundër Kukësit ka marrë vëmëndjen edhe të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në të cilën anëtari i tij Eugen Vaso ka akuzuar për trukim të ndeshjes

Ai ka thënë se Kukësi ka paguar 100 mijë euro për katër fitoret në këtë kampionat ndaj kuqebluve, raporton Sport News.

Por, ndërsa këto akuza nuk kanë marrë ende një reagim zyrtar të klubit Vllaznia, i menjehershëm ka qenë ai nga kampi kuksian, që nëpërmjet një deklarate për shtyp i ka konsideruar “akuzat e këshilltarit të bashkisë Shkodër si të pabaza, të shëmtuara dhe që synojnë përbaltjen e imazhit të Kukësit”.

Në kundërpërgjigjen e tij klubi kuksian thekson se Vllaznia si djepi i futbollit shqiptar nuk shitet dhe nuk blihet me euro dhe se duartrokitjet në fundin e takimit mbysin cdo zë dashakeqës për të dy ekipet.

Në fakt nuk është vetëm Vaso që ka ngritur dyshime se Kukësi i ka blerë ndeshjet me Vllazninë.

Në medie të ndryshme është përfolur për këtë gjë.

Kampionati shqiptar u trondit këtë javë nga trukimet e hapura në ndeshjet Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Partizani.

Por, nëse në këto dy ndeshje u bënë tolerime në mënyrë flagrante, edhe në Shkodër, por dhe në ndeshjen Elbasani-Skënderbeu, ka dyshime të forta se ka pasur tolerime në favor të Kukësit dhe Skënderbeut./b.l

 

 

6 komente në “Shtohet zërat për trukimin e Superligës: “Kukësi pagoi 100 mijë euro për katër fitore me Vllazninë””

  1. Arber Drenova says:

    Kjo eshte shume e vertete.Kukesi e ka blere qe ne fillim Shkodren,pra blerje me shumice.Madje presidenti i saj Safet Gjici po shkaterron prej dy vjetesh kampionatin shqiptar si protagonist kryesor ne blerje ndeshjesh jo vetem me Vllaznine.Ndaj nese ka ekip per tu hetuar eshte Kukesi.Deklarata e djalit te Millan Vasos eshte e drejtperdrejte.Te gjithe ne Shkoder e dine kete gje, madje edhe ne Kukes e dine.

  2. Ndaj ishte perzgjedhur edhe gjyqtari Bardhyl Pashaj, qe njihet se merr “rroge” nga Kukesi

  3. Gezimi says:

    Ne se kjo rezulton e vertete, ti hiqen menjehere piket Kukesit dhe Vllaznise! Keta kane mentalitet provinciali, prandaj duhen ndeshkuar ne menyre shembullore. Ndryshe, nuk kemi gje ne vije.

  4. emër says:

    Kukësi është skuadra që luan më pastër në kampionatin shqiptar.

  5. GEGA says:

    Vllaznise qeveria duhet te i beje stadiumin siç ja premtoj dhe te i largoje drejtusit e saj per te shpetuar tifozerine me te madhe te futbollit shqiptar dhe futbollin ne pergjithsi .
    Kuksi nuk ka kellqe te fitoje çdo ndeshje ne Shkoder , fitoret e Kuksit ne Shkoder perfliten nga i gjith qyteti se jane te blera .

  6. Albani says:

    Ate qe vllaznia eshte djepi i futbollit Shqiptar dhe nuk shitet dhe blihet me euro,duhet ta thone Shkodranet dhe jo kuksjanet.
    Skodranet nuk e thone,por e thone kuksjanet per ata qe te heqin llumin nga vetja.
    Sa te trashe keta kuksjanet.
    Po ju more njerez te shekullit te kaluar,qe nuk jeni djepi i futbollit Shqipetar,e quani normale te shiteni dhe bliheni.
    I gjithe kampionati Shqiptar eshte i korruptuar,kush do te blej pike i blen,kush do te shese pike i shet,pazar fusbolli.
    Mos beni o njerez sikur u cuditet,dhe mos harxhoni leke dhe kohe duke pare teatro sportive.
    Ne kete hale qe quhet Shqiperi,ku cdo gje eshte e korruptuar,futbolli do ngelte i paster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje