Vajza vdes nga gëzimi pas propozimit për martesë

29 Janar 2015, 21:03Lifestyle TEMA
Vajza vdes nga gëzimi pas propozimit për martesë

Një vajzë ka vdekur në Ibiza, pasi ka rënë nga shkëmbi ndërsa po festonte propozimin e martesës që i bëri i dashuri i saj.

Policia ka thënë se ajo ka humbur baraspeshën, pasi partneri i saj i propozoi për martesë në majën e malit ku kishin shkuar për të shijuar perëndimin e diellit.

Dimitrina Dimitrova, 29 vjeç, ka pësuar atak në zemër për shkak të rënies në resorin e Cala Tridas në bregdetin perëndimor të Ibizas dhe ka marrë dëmtime të shumta, raporton Koha.net.

Ajo ishte gjallë, por pavetëdije kur erdhën mjekët, ndërsa vdiq pak minuta më vonë.

“Vdekja e saj ka ndodhur në një aksident tragjik dhe të tmerrshëm”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

I dashuri i saj jeton dhe punon në Ibiza, kurse Dimitrova kishte arritur dy ditë më parë për ta vizituar atë.

“I dashuri i saj jeton dhe punon në Ibiza. Ajo arriti dy ditë më herët për ta vizituar atë dhe po kërkonte punë”, ka thënë një burim.

“Ajo ra pak sekonda pasi partneri i saj e befasoi atë me propozim dhe kërceu nga gëzimi”, ka shtuar burimi.

 

 

6 komente në “Vajza vdes nga gëzimi pas propozimit për martesë”

  1. HAJDUTI says:

    kesaj i thone ti biesh te mires me shkelm…ndjese paste…po shikoheni njiher mire ate qe i propozoi se mos eshte nonje serial killer

  2. Shqipo NR 1 says:

    “Dimitrina Dimitrova, 29 vjec, ka pesuar atak ne zemer per shkak te renies ne resortin e Cala Tridas ne bregdetin perendimor te Ibizas dhe ka marre demtime te shumta…”
    Cfare ka ndodhur edhe njehere se nuk e kuptova? Ka pesuar atak ne zemer dhe ka rene nga shkembi, apo ka rene nga shkembi dhe ka pesuar atak ne zemer? Apo thjesht eshte emocionuar dhe ka rene nga shkembi dhe per shkak te demtimeve te shumta ka humbur jeten? Kjo e fundit ka me shume kuptim, megjithate redaktoret e Tema-s kane kohe qe flene ne orarin e punes dhe shqipja ka marre arratine ne drejtim te kudert me Tema. Zgjohuni dhe shqiperoni jo vetem perktheni ose beni copy&paste, se na shpifet shqipen. Shqipja eshte gjuhe e pasur dhe shprehese, e lehte per tu kuptuar dhe interpretuar por jo kur ju lexon ju. Beni dicka ta haje dreqi qe te kenaqemi kur lexojme dhe jo te vrasim mendjen si ne librat e Agatha Christie se kush eshte krimineli.

  3. raimond vlonjati says:

    Oh , ca tmerri

  4. gjithashtu malok says:

    …. po pra… perendimin e djelli po shijonin, ajo po priste kolin me helikopter. dhe i plasi zemra ne vend kur pa rrezimin e helikopterit. megjithate ne momentet e fundit mjeket e lane qe ti afrohej helikopterit dhe ta pinte nje te dredhur marokenshe.

  5. coli says:

    ce paska shijue ket momente mos valle i ka pre ndonje rrezik

  6. Klimax says:

    Ky eshte versioni i te “dashurit” ne polici apo kishte dhe deshmitare te tjere ne ate “propozim” ne majen e shkembit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje