Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është gjobitur me 50 dollarë, për shkak se nuk e ka pastruar borën para shtëpisë së tij në Boston.
Zyrtarët e qytetit verilindor në SHBA, e kanë shqiptuar dje gjobën ndaj Kerryt, pasi ishin zotuar se do të gjobiten të gjithë ata që lënë borë në trotuaret jashtë shtëpive dhe bizneseve të tyre, raporton REL.
Kerry gjatë ditëve të fundit nuk ka qenë në shtëpi, pasi bashkë me presidentin Barak Obama, ka qenë në Arabinë Saudite për ngushëllime pas vdekjes së Mbretit Abdullah.
Një zëdhënës ka thënë se personat përgjegjës kanë pastruar borën rreth shtëpisë së Sekretarit në lagjen Beacon Hill të Bostonit, pas shqiptimit të gjobës.
Përgjegjësit kanë thënë se Kerry do ta paguajë gjobën.
Policia ka njoftuar se zyrtari i cili ka vendosur gjobën, e ka bërë një gjë të tillë, pasi një fqinj i Kerry kishte lajmëruar moslargimin e borës, duke mos e ditur se ajo ishte shtëpia e zotit Kerry.
Ja mor zyrtare shqipetare sec behet! Kurse ju e shkelni ligjin me te dyja kembet e nuk ju hyn nje gjemb ne kembe.
dhe ne e besuam tani se ky eshte i ndershem??
—
O shoku atij i kane vene nje gjobe te vogel por ketu ne warren michigan eshte 500 se thojne po te bie nje kalimtare ose postieri te rruga e shtepise tate dhe vritet ja paguan gjithe shpenzimet e doktorit dhe sa kohe rri ne shpi pa pune ky eshte ligji dhe jo si sala qe nga i akuzuar vrasje ai te akuzon per vrasje.
Polici ka zbatuar ligjin.
te ne vret e vjedh e rremben e shet drog , hahhaha po qfar ligji bre ,kem nishanin pellcident e llalllen proullolllllll
Prite tani kur te beje ndonje brockull te vogel Erjon Veliaj pasi te kete lajmeruar policine qe te vij ta gjobise.Ose ajo Nikolla e Ministries se Arsimit Keta te dy kane zevendesuar Rikard Larjen e kohes se qoft largut.
E paskan len pa buk kete muaj.Do Zoti e lejojn ta paguaj me keste se ndryshe e morren ne qafe
Mundet te jete dhe e vertet gjoba.Por kostoja mesatre per heqjen e bores rreth trotuarit nuk asht ma shume se 50 dollar.
Kushtet per heqjen e bores,kushtet fillojne nga primitivja me perdorim te forces se krahut(lopate) e deri tek makineria qofte me elektrik qofte dhe me karburant(benzine),mjaft praktike per tu perdor aq ma teper kur te gjithe jane te paisur me license shoferit.Keshtuqe Z.Kerri nuk asht qyqy kuk i vetem ne shtepi.Ndaj mue me duket ma shume humor se sa e vertet.
Ose,shqiptaret duen ta marrin si shembull per tregue barazine ne interpretimin e forces se ligjit ne nji shtet sic asht Amerika.
sa keq po me ardhka…aty perballe ku banon Kerri, vetem te parkosh makinen per nja dy ore eshte 30 dollare…ha ha ha gjobe 50 dollare…nje mengjes i mire per dy veta kushton me shume se kaq.