Greqia mund të shkatërrojë politikën e BE-së në Ballkan

31 Janar 2015, 15:01Rajoni TEMA

Nga Marcus Tanner, BIRN

 

Ndërsa Europa mbetet e fiksuar nga pasojat e mundshme të nxjerrjes së revoleve për sfidë mes BE-së dhe qeverisë së re të Greqisë për shkak të sjelljes së kësaj të fundit në lidhje me ripagesat e borxheve, shqetësimet për një flirt me Rusinë në politikën e jashtme të Greqinë janë lënë disi mënjanë.

Shqetësimet mbi “mikun e ri të Rusisë,” siç i është vënë nofka qeverisë së re të udhëhequr nga Syriza, ndoshta janë të ekzagjeruara.

Në mënyrë domethënëse, pasi u ankua se ajo nuk qe konsultuar mbi planet për zgjatjen e afatit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të Ukrainës, kur ajo u cyt me të vërtetë, qeveria e re nuk u përpoq të bllokonte vendimin për vijimin e sanksioneve në takimin e BE-së të enjten.

Pavarësisht kësaj, mbërritja në Athinë e një qeverie që e sheh politikën e Rusisë me një farë simpatie – ose së paku me më shumë simpati se sa qeveria paraardhëse – mund të dëmtojë shanset e BE-së për të patur një ostpolitikë konsistente.

Ajo mund të prekë gjithashtu edhe sudostpolitikën e BE-së – politikën  e saj kundrejt Ballkanit, ku dy shtete në veçanti – Serbia dhe Bullgaria – acarohen gjithmonë nga tensionet Lindje-Perëndim.

Në këto dy vende, qeveritë gjithmonë janë detyruar të luftojnë me faktin se koka dhe zemra janë në drejtime të ndryshme. Llogaritë e ftohta racionale mund të diktojnë aleanca me perëndimin por simpatitë natyrore të shumë njerëzve janë nga shteti i madh Sllav Orthodoks në lindje.

Në leksionin e tij të fundit mbi krizën me të cilën përballet demokracia në Ballkan në Shkollën Ekonomike të Londrës, Florian Bieber, profesor i studimeve të Europës Jug-Lindore në Grac, [Austri] vërejti potencialin për probleme nëse autoritete rebele pro-Ruse si qeveria e entitetit me shumicë serbe në Bosnjë gjejnë papritur shokë.

Një konstelacion aleatës së Kremlinit mund të fillojë të shfaqet në rajon, tha ai, me një shënim gjithashtu te pakënaqësitë e dukshme që ka shfaqur Hungaria në lidhje me konfliktet me Kremlinin. Bieber rikujtoi vizitën e udhëheqësit të Syriza Alexis Tsipras në Serbi vitin e kaluar. Një nga mikpritësit e tij, – dhe një tifoz i zjarrtë – qe Alexander Vulin, ministri aktual i Punës dhe dikur kreu i ashpër i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Korrespondenti i The Economist për Ballkanin, Tim Judah, thotë se është herët të spekulosh se çfarë do të bëjë Syriza në qeverisje në kuptimin e politikës së jashtme duke u bazuar thjeshtë te deklaratat pompoze të bëra në opozitë. Gjithashtu, Greqia është një lojtar relativisht i vogël dhe në një pozicion të dobët aktualisht.

“Por, nëse ke një shtet besnik të Rusisë në BE, ai mund të luajë rolin e batakçiut në BE,” tha ai.

BE-ja ka patur sakaq telashe në detyrimin e vendeve të rajonit të përshtasin politikat e tyre të jashtme me atë të BE-së në lidhje me Ukrainën. Tashmë, vijoi ai, forcat politika që dikur mund të kenë ngurruar të shmangen nga vija e përbashkët e BE-së, “mund të fshihen pas Greqisë nëse ka diçka që shumica e vendeve të BE-së duan ta bëjnë – ky është problemi.

Në teori, të gjitha vendet kandidate të BE-së duhet të përshtasin veten me BE-në,” shtoi Judah.

“Mali i Zi e bëri por Serbia jo. Tashmë ajo mund të thotë, pse na bëni presion ne [për sanksione në lidhje me Ukrainën përshembull] kur edhe grekët janë kundër?”

Ukraina nuk është problemi i vetëm mbi të cilin BE ndjen se partnerët në Ballkan duhet të këndojnë të njëjtin himn. Probleme të tjera janë migracioni, energjia dhe Kosova.

Në lidhje me Kosovën, Brukseli nuk ka këmbëngulur që kandidati për anëtarësim Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por ka këmbëngulur që Serbia të ulet në bisedime në Bruksel me autoritetet nga ish provinca e saj.

Për shkak se Greqia nuk e njeh gjithsesi Kosovën, është e arsyeshme të mendosh se çfarëdolloj qëndrimi që do të mbajë qeveria e re, ajo nuk ka për të ndryshuar shumë.

Por Judah paralajmëron se ky është një thjeshtëzim i tepruar. Kjo për shkak se BE bazohet te shtetet që nuk e njohin, si Greqia për të mos bërë shumë zhurmë në rastet kur, për shembull, Brukseli vringëllon me shumë kujdes para Kosovës perspektivën e anëtarësimit. Në raportin e vitit 2014, Komisioni në mënyrë domethënëse përshkroi përmbylljen e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit me Kosovën si një “pikë e rëndësishme” në marrëdhënien e tyre të ndërsjelltë.

Po në këtë mënyrë në lidhje me migrimin, BE bazohet te kufijtë e jashtëm si Greqia për marrjen e një barre të rëndë në parandalimin e flukseve masive të të ardhurve të padëshirueshëm. Kufiri i saj lindor me Turqinë është një shteg madhor për emigrimin ilegal nga Lindja e Mesme. Në vitet e fundit qeveria e Greqisë ka përshkallëzuar masat për të ndaluar fluksin.

Qeveria e re mund të ndjehet më pak e detyruar për të luajtur rolin e rojës kufitare të BE-së. Nëse dëshiron të luajë rëndë, ajo mund të mbyllë sytë para një numri më të madh njerëzish të tillë që hyjnë aty dhe pastaj t’i lejojë të kalojnë përmes territorit të sa nëpër shtete fqinje si Serbia në rrugën drejt Perëndimit. Ndërsa Greqia dhe Brukseli po shihen sy më sy, me fjalë të tjera, Greqia ka më shumë letra në dorë nga sa mund të imagjinohet.

16 komente në “Greqia mund të shkatërrojë politikën e BE-së në Ballkan”

  1. filani says:

    O perkthyesa idiote, shqipezoni ne menyre te paster gjuhet e huaja. Cfare eshte ostpolitike? Apo suds politike? Nese une e kuptoj, te tjeret ndoshta jo, ndaj mos e beni bastarde sic jeni vete.

  2. Sala says:

    Ta shikosh Rusinë dhe popullin e saj, si kundërshtar dhe “armik” të Evropës, është racizëm i hapur (fjala më e butë) dhe fashizëm hitlerian (fjala më e ashpër)… Zgjidhni e merrni…! Këta gjoja “analistë”, janë korrakë të paguar të oligarkëve plutokratë të Evropës e më gjerë, të cilët gjithmonë gjatë historisë, Rusinë e kanë parë si pengesë për realizimin e synimeve të tyre Globale… Kësaj rradhe, kanë zgjedhur “si mashë” Ukrainën…Sinqerisht më vjen keq për atë popull…! Të shohim….

  3. Taulant says:

    Lëri grekët të
    kakarisin sa të duan,
    treni sdel nga shinat
    për një dylekshe .

  4. Pelasgian says:

    Mire ja bo gerrqia ,,,hangri lekt e europes e tani i fut shkelmin bythes e merr lek nga Moska .

    Kshtu duhet me u sjell edhe ShqipKART qe kan ngel tu bo BEEEE BEEEEEE si delet tash 20 e kusur vite .

  5. Zemo says:

    Gerrqia ka mbaruar.

  6. ***** says:

    Ne kohen e kryqezates se 4 qendra e kultures Greke ishte Konstandinopoja. Gabimi I skizmes krijuar prej injorances orientalo-lindore (ortodokse) nuk beri asgje tjeter vecse I dha perparesi races aziatike te zgjeroje territoret e saj ne toka europiane.

  7. tirona says:

    BE, qe te forcoje pozitat e saj ne ballkan duhet te korrigjoje gabimet e se kaluares qe ka bere ndaj shqiperise duke u angazhuar qe te gjitha trojet shqiptare ti bashkoje dhe te formoje SHqiperine Etnike….. dhe ti thote grekut rri shiko vetem shtepine tende, se ne nuk ta kemi nevojen.

  8. Akilis says:

    Une di qe shtetet dhe Organizatat nderkombetare qe duan te zbatojne ligjin dhe te drejtat Humane nuk duhet te sillen si gangstere.
    E para ne qofte se Qiproja eshte e pushtuar nga Truqia me lejen e Amerikaneve dhe Anglezeve dhe qe kane baze ushtarake ne anen e pushtuar nga Turqit.
    Tamam si ajo e Guantanamos ne Kube.
    Meqenese ky quhet pushtim atehere sa vjet duhet te kaloje qe keta gangstere te “zgjidhin”kete ceshtje,deri tani jane 41 vjet.
    Ashtu dhe per Kosoven qe e zeme se shume shtete e njohin dhe nuk e njeh Serbia a do behet kurre shtet Kosova apo do ndahet midis Serbeve dhe Kosoves,se llogjika ime nuk ma thote.
    Me duket se keta gangstere ne emer te interesave po krijojne jo vetem Luften e Ftohte por nje Lufte te Nxehte.
    Ku eshte Europa apo amerika kur cdo dite po shkelet Sovraniteti i Greqise nga Avionet amerikane turq?

    1. Aleksander says:

      Ta harroje sovranitetin e te tjerat(dinjitetin,fytyren)Greqia e te mendoje te shese ndonje ishull per te lare borxhet. Nderkohe Thanasis …te shtrengoje rripin .Evgjiti NUK BEHET zoteri.

  9. Skllavos,Skiavo,Skllav,sllave, says:

    Pelazgian me larte.
    Kush i hengri parate,populli?
    Politikanet dhe qeverite i moren dhe i shpune ne Zvicer dhe tani si ne Shqiperi ashtu dhe Greqi prape i paguan populli.
    Pse i lene Europianet keta hajdute qe parate e popujve ti shpien ne Zvicer?
    A ka shkelje me te madhe se te marresh gjakun dhe djersen e popujve dhe ti nxjerresh jashte?
    Sa per Tirona me larte,nuk ka faj Greqia qe bota ju quan nje vend Mysliman dhe kaq,qe nuk martoheshim me njeri tjetrin ne emer te Allahut apo Zotit.
    Sa per kufij ju qe kini identitet Turk nuk kualifikoheni dhe sic duken bathet nuk eshte do jete vone per shkaterrim te ketij vendi se keshtu eshte kur nacionalizmi ne emer te Fese nuk le vend per llogjike dhe drejtesi.
    Mire Shqiperia Natyrale po Greqia Natyrale dhe Turqia Natyrale!
    Mund te na tregosh ku jane gardhet?

    1. tirona says:

      Gardhet, grekerit e sotem i kon andej nga lindja e larget, mos te themi andej nga Siberia. Homeri i lashte nuk ka qen grek por pellazg, me kuptove or Skllavos…..

    2. Aleksander says:

      Kur thua :-Nacionalizmi ne emer te fese nuk le vend per llogjike e drejtesi,sigurisht e ke fjalen per nacionalizmin orthodoks (grek)qe ne emer te fese LUFTOI ME TE GJITHA MJETET çdo perpjekje te shqiptareve per te hapur shkolla shqip,per te shkruar gjuhen meme,per te kenduar mesha shqip ne kishat shqiptare etj etj .JE SHUME I SAKTE NE KETE FJALI …pergezime.

    3. Pelasgian says:

      Hajt se nuk kan vjedh vetem politikanet , kan vjedh sa dush edhe populli (ajo pjese afer politikanve).

  10. Yp xhixhi says:

    Greqia putana e te tjerve qerrine ne hije , e qe presin me padurim deshtimin e Evropes dhe Gjermanise. Te shkretet Grek qe nuk e kuptojne se po shkojne mish per top. Po ne fund te fundite meritojne se kane qene gjithmone te instrumentalizuar per te bere ligesite e te tjerve ne Ballkan.

  11. TT says:

    GREKET NUK KANE ME ASGJE NE DORE. E VETMJA GJE QE MUND TU OFROJNE TE TJEREVE, ESHTE BYTHA.

  12. Skllavos,Skiavo,Skllav,sllave, says:

    Po,jam me ty zoti TT.
    Pa Greqine edhe Bythes nuk do ja fusje,se do ishe ne Peme dhe do kishe vetem nje vrime dhe ate me zorr.
    Cdo gje qe ndodh ne Toke eshte Natyrale por ka edhe gjera qe nuk jane njerezore si p.sh Vrasja,Bytha,shkaterrimi i botes me arme nukleare.
    Eshte e Natyrshme qe midis shume te mira qe ka dhene Greqia jane edhe ato qe ti pershkrova me larte.
    Kjo tregon qe Greket nuk kane qene jashtetokesore por ato qe i dhane njerezimit jane me te vertete “jashtetokesore”.
    Kapito amiko?
    Kuptove mik?
    Hajde tani dhe nderto nje gjuhe Albanistani se Pellazget flisnin Greqisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje