Pr/ligji për Arsimin e Lartë/PD mbështet vendimin e Senatit të UT

31 Janar 2015, 12:14Politika TEMA

Partia Demokratike përshëndeti sot vendimin e Senatit Akademik të UT, i cili miratoi qëndrimet e strukturave të tij pranë Fakulteteve, për të kundërshtuar Projektligjin për Arsimin e Lartë.

Kreu i Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, deputeti Luçiano Boçi, u shpreh sot me anë të një deklarate për shtyp se “PD i konsideron dhe i gjen të drejta e reale shqetësimet dhe konstatimet e stafeve akademike të UT për shkeljet kushtetuese të autonomisë financiare, akademike e institucionale,  për cënimin e parimeve themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës së të Drejtave të Njeriut,  për synimin e hapur të kontrollit të plotë qeveritar ndaj Universiteteve publike nëpërmjet Bordit të Administrimit dhe rrjetit të Agjencive burokratike,  për përjashtimin e studentëve nga procesi i vendimarrjes”.

“PD mbështet ndryshimet e kërkuara dhe angazhohet me instrumentat e saj ligjorë që kërkesat e stafeve akademike të UT, për rishikim të projektligjit, në shërbim të kushtetutshmërisë, autonomisë e konkurencës së drejtë, të gjejnë shprehjen e tyre konkrete”, theksoi deputeti Boçi, /gj.k/

1 komente në “Pr/ligji për Arsimin e Lartë/PD mbështet vendimin e Senatit të UT”

  1. lani says:

    kush flasin ,keto plehra , si Boci me shoke qe e shkaterruan arsimin Shqipetar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje