Dallëndyshe Bici i përgjigjet Bashës: Shpifjet dhe balta e hedhur mbi mua, absurde

30 Janar 2015, 19:44Politika TEMA

Drejtuesja e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dallëndyshe Bici, ka reaguar pas padisë së Bashkisë së Tiranës ndaj saj.

Ajo thotë se Bashkia ka kaluar në sulme personale dhe shpifje ndaj saj, ndërkohë që INUK është duke vepruar brenda ligjit.

Prej disa javësh ka nisur një fushatë e ashpër kundër Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, e cila është intensifikuar ditët e fundit, duke kaluar tashmë në sulme personale ndaj titullarit të këtij isntitucioni.

Unë kam preferuar të mbaj një profil të ulët publik, sepse konsideroj se ne, punonjësit, jemi në shërbim të institucioneve të shtetit dhe jo shteti në shërbimin tonë.

Duke pasur parasysh këtë moto timen, jam shfaqur në publik vetëm kur është kërkuar prania ime. Por sot e shoh të domosdoshme të reagoj personalisht, sepse akuzat, shpifjet, balta e hedhur mbi punën e institucionit që drejtoj dhe mbi mua, po kalon në absurditet.

Ka filluar nga Bashkia e Tiranës.

Pavarësisht se INUK vepron vetëm në bazë të ligjit, komunikon vetëm me shkresa zyrtare dhe zbaton çdo instancë ligjore, nga ana e Bashkisë së Tiranës, nuk vijnë kurrë përgjigje dhe bashkëpunim që i nevojitet qytetarëve, por veç akuza, fjalë, baltë, e çdo lloj haluçinacioni.

Personalisht, për hir të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj të mos dëgjoj shprehje të tilla “çke me të, ai bukë me kos po ha”, referuar kryetarit të bashkisë pra.

Më mirë do të preferoja shprehjen “kush ha bukë, bën dhe thërrime”, por me sa duket kryetarit tonë të bashkisë nuk i bën fajde asnjë shprehje e urtë shqiptare, si nga ato që të tallin dhe nga ato që të mburrin.

Kështu që “vajmedet për Lulin tonë, as tërheq e as lëshon”. Bashkia është kthyer në një vend misterioz ku askush nuk punon, por pas katër vitesh premtojnë gjurmën e tramvajit. Keqardhje për këto vite të humbura.

Vazhdojnë pastaj me akuza personale, dhe ndaj institucionit që drejtoj, deputetë të ndryshëm, madje edhe në seancën e fundit parlamentare.

Mund të na thonë zotërinjtë dhe zonjat, “SI” ta bëjmë punën tonë pa shkaktuar dhembje aspak? INUK nuk punon me pambuk, por me fadroma dhe INUK është institucioni i fundit që vepron. Pse këta zotërinj nuk u bëjnë njëherë të vetme thirrje qytetarëve, të zbatojnë ligjet në fuqi, madje të nxitojnë t’i zbatojnë ligjet. Ato ligje që ata i miratojnë, megjithëse as i lexojnë. Unë zbatoj ligjet e shtetit shqiptar dhe do të lutesha që emri im, të mos bëhej pjesë e lojës politike.

Ndërsa nëse cdokush ka ankesa ndaj institucionit që unë drejtoj, punës që është bërë dhe si është bërë, ka organe të tjera që mund të merren. Nuk e kuptoj se si mund të bëhet politikë me institucionet shtetërore, që sipas konceptit tim, janë të qytetarëve që zgjedhin edhe këta njerëz për t’i drejtuar, e që më pas i thonë vetes politikanë.

Nuk e kuptoj si bëhet politikë duke përbaltur institucionet. Do të isha e lumtur që deputetët e çdo lloj krahu të ishin në mbështetjen tonë, sepse do të ishin në mbështetje të qytetarëve.

 Së fundmi është edhe dikush që përbalt pa ndalim çdo ditë, i cili arritjen më të madhe në jetë ka të qenët dhëndër i dikujt. Më duket ofendim për inteligjencën e shqiptarëve t’i jap çdo lloj përgjigje’”, thuhet në një reagim të zonjës Bici./b.l

7 komente në “Dallëndyshe Bici i përgjigjet Bashës: Shpifjet dhe balta e hedhur mbi mua, absurde”

  1. coli says:

    ju lutna shum mos bini preh e ketij te cmenduri po punoni sa me shum per te miren e shqiperise e te popullit se sali qenit eshte ne grahmat e funditse i ka mbaruar mandati e po ngordhe si qen me gjith familjen mut berisha

  2. Zef Kallami says:

    Asht per tu cudite!Lum ne per mjerimin tone.
    Populli zgjedh ne dy krahet Pozite Opozite njerzit ma te mire.Kato ma te miret e zgjedhur rrin gjithe diten duke dyshuar dhe shpifur per njeri tjetrin.Shajne e shilohen hakshe ndervedi.
    Populli ka ra ne hall.Kujt t’ia ngjesin dhe kujt t’ia heqin.Kujt ti besoje e kujt jo.Te dy palet punojne.Njera per ecje.Tjetra per ngecje.

  3. pronari says:

    Lulushi si pallosh qe eshte ose ushtar i bindur i Sali efendi nuk ka bere nje gje per te qene qe te mbahet mend se beri dicka te mire.Te vetmen gje qe ka mesuar nder vite nga banda e Saliut eshte si te vjedhi e te pasurohet.E filloj me minister ne transporte,ministrine e jashtme,te brendshme,se fundi krye..ar bashkie.Per kete vemje sduhet meshire e sehirllek por cojeni ne burg e i gjeni ku i ka parate.

  4. Majlo says:

    me te lumsha te asaj goje qe ma paske si gryke pushke! I thone vehtes dhe burra keta llapaqener! Ka nderruar tashme gruaja eshte bere burre dhe burrat halè!

  5. goni says:

    Kete dallendyshen sot e perzune nga nje lokal ne tirane si te padeshiruar. Eshte vetem fillimi

  6. salem says:

    Po te gjithe gjykatesit i ka zene Berisha?
    Nuk ka ndonje qe te kete kryqez te perballet me kete pusht Lulussh?

  7. parti e tak ngjeles. says:

    Qenka pidhe I bukur kjo Dallendyshja. Edhe shoku Enver I ngrinte ne detyre pidhat e bukur dhe pastaj ju thoshte ” e din pse te kam thirr”. Njelloj si ripjellja e soteme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje