Basha-Danielsson: Qeveria synon të kapë drejtësinë, jo ta reformojë

30 Janar 2015, 16:05Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson, me të cilin ndau shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend dhe depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të qeverisjes.

Basha shprehu shqetësimin e thellë të kthimit të vendit në një terren të favorshëm për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke përmendur rastet e fundit të instalimit të impiantit të kokainës, apo përfshirjen e efektivit të FA në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se dekriminalizimi është një proces jetik për vendin, e për të ardhmen europiane, pasi cdo ditë po konstatohen raste të emërimit të personave me precedentë të rëndë penalë deri në postet me të larta të qeverisjes.

Basha e njohu Drejtorin e Zgjerimit me aktet e njëanshme të mazhorancës që synojnë kapjen e drejtësisë dhe jo reformimin e saj.

Korsia që po ndjek mazhoranca, tha Basha, pa konsensus, pa ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë, pa përfshirjen e aktorëve të drejtësisë, është e rrezikshme, dhe e kundërta e modelit europian për të cilin ka nevojë vendi.

2 komente në “Basha-Danielsson: Qeveria synon të kapë drejtësinë, jo ta reformojë”

  1. raimond vlonjati says:

    Shume e vertete kjo qe thote Basha

    EDI RAMA kerkon te veproje me drjetesine ne te njejten menyre sic veproi me PS-ne.
    Ne emer te reformimit te PS-se , Edi futi ne PS gjithe sherbetoret e tij dhe e ktheu PS-ne ne nje skuader me samuraj qe i sherbejne vetem per ti bere fresk Edushkes
    Po ashtu edhe Qeverine e ktheu ne nje organizate pioneresh ku ben c’te doje me ata deficentet pa libreze pune qe i ka futur brenda qeverise

    Te njejten gje kerkon te beje edhe me drejtesine , ne emer te reformimit kerkon te fusi gjithe yesman-et e tij,
    ndaj edhe kerkon ta beje kete reformim pa angazhuar ne te edhe opoziten

  2. black jack says:

    Kokrra E mutit do ngelesh o baxhell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje