Partia Demokratike përmes deputetit Genti Strazimiri akuzoi Qeverinë Rama se në 498 ditët e qeverisjes së saj ia doli të “rilindë” trafikun e kokainës.
Referuar rastit të trafikut të drogës nga Maroku në Spanjë me helikopter ku ishte implikuar një major i Forcave të Armatosura shqiptare, Strazimiri tha se aksidentalisht, ka dalë në pah se në çfarë derexheje është katandisur siguria kombëtare, Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake, strukturat inteligjente dhe të informacionit të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit, kontrolli i territorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
“Dje në seancë plenare, Kryeministri njoftoi opinionin publik se në Malaga të Spanjës, citoj; “është rrëzuar nga Gurdia Civil”, një helikopter që transportonte drogë nga Maroku në Spanjë dhe se piloti ishte një major, pra një officer i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës.
Më tej, Ministria dhe ministrja e Mbrojtjes e cilësoi, citoj; “një ngjarje të pakëndëshme” dhe një “gabim” të “njërit prej pilotëve më të besuar të Forcës sonë Ajrore”.
E vërteta është se në Spanjë ka ndodhur shumë herë më shumë se “një ngjarje e pakëndëshme” apo një “gabim”.
Në Spanjë, aksidentalisht, ka dalë në pah se në çfarë derexheje është katandisur siguria kombëtare, Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake, strukturat inteligjente dhe te informacionit të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit, kontrolli i territorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut te narkotikëve.
“Rilindja” e strukturave inteligjente të ushtrise dhe policisë, me ish-punonjës të “shtëpisë me gjethe”, operativë të Sigurimit të Shtetit, në këto 498 ditë i ka lidhur sytë, veshët, duart dhe këmbët çdo qelize të shtetit, duke u lënë dorë të lirë organizatave kriminale nga e gjithë bota të hapin praktikisht “zyrë pune” në Shqipëri.
Në 498 ditë, Edi Rama ia doli të “rilindë” trafikun e kokainës në baza më të shëndetëshme se kurrë ndonjëherë në këtë vend, madje më të shëndetëshme edhe se në ’97 kur nuk kishte fare qeveri;
me linja të mbrojtura nga qeveria, e cila “nuk I sheh” e “nuk I dëgjon”, madje as kur kanë investuar aq shumë sa për të ndërtuar laboratorë përpunimi të kokainës e kur lënda e parë e furnizimi u vjen nga ana tjetër e globit.
Në 498 ditë Shqipëria është kthyer në një vend me “ofertë” të pakufizuar për krimin dhe trafikun ndërkombëtar, I cili rekruton këdo, madje edhe ushtarakë të lartë të çertifikuar si të besueshëm nga qeveria shqiptare, madje në mënyrë të përsëritur, me firmen e vetë ministres, të cilët për këtë shkak kanë akses në informacionin dhe bazat më të rëndësishme të NATO-s, siç është rasti më i fundit i majorit të Forcës Ajrore.
Nëse aksidentalisht, helikopteri i drogës, nuk do të kishte përfunduar në telat e tensionit të lartë në Spanjë, I kthyer “nga pushimet” piloti në fjalë do të rikthehej “në krye të detyrës” i pashqetësuar, për të transportuar “sajmirin” e kryeministrit nëpër gërxhet e jugut, nga ku njofton se çfarë suksesi ka arritur në luftën kundër mushkave dhe barit nëpër monopate malesh.
Aktualisht, individë me të dhëna të tilla, “gabimesh” apo “lapsusesh” “të vogla”, të gjitha në lidhje me vepra penale të trafikut të paligjshëm, kanë penetruar për shkak të vullnetit politik në çdo qelizë të shtetit, në polici, ushtri, shërbimin civil e deri në parlament.
Sot krimi nuk po lufton me shtetin! Sot krimi është në shtet!
E vetmja gjë që ia prish qetësinë dhe harmoninë idilike me Kryeministrin dhe qeverinë, janë aksidentet, si ai i Divjakës apo ky i Spanjës, dhe herë pas here Interpoli… me operacione që fillojnë në anën tjetër të globit e përfundojnë në oborrin e qeverisë”, theksoi Strazimiri. /gj.k/
O gelbaze e saliut
Keni goje ju te PD-se te beni kritika Qeveris per lendet narkotike?!….
A nuk ishte Kryevepera juaj Republika Autonome e Lazove te Kanabisit!?….
Kur hapet gropa e halesë, dalin krimbat e shëtisin…duke kërkuar “rregull e pastërti”, nga njerëzit që dhjesin në atë hale…U bë një vit e gjysëm, që nga goja e këtyre lapangjozëve të PD-së, që u majmën nga haleja e Berishës, dëgjojmë të njëjtat fjalë vulgare të rrugës, që tregon nivelin e kulturën e tyre… Edhe shpifjet, e kanë një kufi…(???!!!)
ztrazimir ti ore kokrecke , partia qe ti perfaqeson , ishte transportesja me e madhe ne europe per mariuhana , ndaj shuttttt , mos u ndihej , se kur te rrasin shpullat per keto legenlliqe qe nxjerr nga goja ti, turesh neper dyert e gjykatave ti strazimir gangsteri , gjuha flet e fshihet ,kur shpina e strazos ze e rrihet .
Po me po e rilindi ne Lazarat ne Dukagjin ne Salari sa per te ardhur keqe qe jeni bere pasi e bete kete vend hambar te droges dhe e shitet Shqiperinper pushtet dilni dhe llomotitni o ju te mjere ska njeri qe u bes se as vete si besoni ato qe thoni keshtu ska mundesi te kete njeri tu besoje pervec hajduteve.
O rrupallor te Sali Berishes.Nuk ka shtet qe te mos nderhyje kontrabanda e droges.
Sot pushteti i rilindjes po i ndjek e po i asgjeson.Ashtu sic asgjesoj kulmin e lulzimit te droges tuaj ne Lazarat.E cila mbrohesh zyrtarisht nga vete juve.Aty ishin te punesuar me organizim licensimit te mshefet po ama e organizuar me drejtor,shef kuadrit,punetor prodhimit te mekanizuem,punetor shkarkimit,park automjetesh si dhe te fortifikuar nen mbrojtjen e ministrise se ruajtjes se rendit ne kombinim me SHISH-n.Kur po jepte agonin ky konsorcium mbrohesh me dalje damaresh ne fyte sa me te shtinte frigen ti shikoje te gjithe politikanet me ne krye Berishen.Llapnin edhe nga podiumet orogjinal si ky Strazimiri.
sado ta rilindin drogen keta nuk ju arrijne kurre ju plehrat e Shqiperise me Saliun ne krye.
Ore, ky kokzbathuri qenka mesuar me henger dajak. Vetem dajaku e bijka ne vije kete kokzbuthurin.