Nishani-Danielsson: Reforma në drejtësi, prioritet

30 Janar 2015, 11:48Politika TEMA

Komisioni Europian do të vazhdojë të investohet në Shqipëri, dhe se 5 prioritetet janë plotësisht të qarta, por fokusi duhet të zgjerohet edhe përtej, duke sjellë si shqetësim klimën e biznesit në vend, si dhe çështjen e pronësisë.

Kështu u shpreh  Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, gjatë takimit të zhvilluar me Presidentin Bujar Nishani.

Presidenti vlerësoi angazhimin e Bashkimit Europian, përfshirë Komisionin dhe Parlamentin Europian, të cilët po bëjnë çdo përpjekje që Shqipëria të shënojë progres jo vetëm në përmbushjen e 5 prioriteteve, por edhe për konsolidimin e parimeve dhe standardeve demokratike dhe europiane.

Kreu i shtetit theksoi se kryefjala e suksesit të reformave në vend është gjithëpërfshirja, jo thjesht dhe vetëm në optikën e ngushtë partiake, por duke përfshirë ekspertizën më të mirë vendase dhe europiane.

Në këtë kontekst, Presidenti Nishani vuri në dukje vizitën që zhvilloi së fundmi Presidenti i Komisionit të Venecias në Tiranë, duke siguruar për angazhim maksimal në realizimin e reformës në drejtësi.

Zyrtari i KE vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, i cili së bashku me deputetët e Parlamentit Europian arritën të sjellin palët politike së bashku, dhe në këtë kontekst theksoi se gjithëpërfshirja është kyçe për realizimin e reformave, veçanërisht asaj që të gjithë konsiderojmë prioritare, reformën në drejtësi. Zoti Danielsson u shpreh se

Më tej biseda u përqendrua në punën që po bëhet për përgatitjen e takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Presidenti Nishani u shpreh se do të mbështesë fort krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, me shpresën se ky do të jetë rezultat i bashkëdakordësisë të të gjitha palëve për adoptimin e modelit më të suksesshëm dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë./gj.k/

1 komente në “Nishani-Danielsson: Reforma në drejtësi, prioritet”

  1. andromeda says:

    Reforma në drejtësi duhet të fillonte ‘qysh në krye të herës’ me shkarkimin e kapterrit të Salës, alias presidentin më të urryer nga shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje