Enigmat mbi pilotin e drogës, si u rekrutua Sokol Feka?

29 Janar 2015, 20:23Politika TEMA

Shume enigma pritet të zbardhen pas rrëzimit të helikopterit me drogë në Spanjë dhe me në bord një ushtarak shqiptar. E para ka lidhje me Shërbimin Informativ Ushtarak dhe Policinë Ushtarake.

A e kanë bërë detyrën e tyre si duhet këto dy strukura tepër të rëndësishme në Forcat e Armatosura, të cilat janë përgjegjëse mes të tjerash edhe për kontrollin dhe lëvizjet e ushtarakëve, përfshirë këtu edhe pilotin e repartit të Farkës, Sokol Feka?

Pavarësisht se piloti kishte marrë lejen e zakonshme dhe pas ngjarjes deklarohet se ai kishte ikur pa leje jashtë Shqipërisë, cili organ duhet të kontrollonte daljet e tij, apo ushtarakëve të tjerë nga Shqipëria pa leje?

Policia e Shtetit thotë se nga kontrolli paraprak i sistemit Tims del që piloti ka dalë jashtë vendit më datë 20 janar, ndërkohë që Sokol Feka aktivizohet edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook më datë 27 janar, kur edhe ka ndryshuar foton e tij të profilit.

Disa nga të njohurit komentojnë shumë për lëvizjet e tij të shpeshta jashtë vendit, por ende nuk ka një version përfundimtar se sa herë piloti ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.

E mbi të gjitha, një pyetje që pritet të zbardhet nga pala shqiptare është se, përveçse një ushtarak i dekoruar pesë herë me Dekoratë Karriere dhe Shërbimi, kush janë lidhjet e panjohura të pilotit me një histori 18-vjeçare në detyrë? Si është rekrutuar ai? A është kjo hera e parë që ai transportonte drogë me helikopter?

Sokol Feka, pohojnë shokët e tij, njihej si një tip i shkathët, kishte dështuar në martesën e pare dhe ishte në një tjetër lidhje. Pavarësisht se kishte në pronësi edhe një firmë të vogël private, ai vazhdonte të jetonte me qera në një zonë periferike të kryeqytetit.

Edhe pse ndoshta duhet të kishte nisur vetë hetimet, duke marrë shkas nga ngjarja, Prokuroria shqiptare thotë se po pret çfarë do t’i kërkohet nga autoritetet spanjolle.

Burime nga prokuroria thonë se nuk ka ende një kërkesë nga autoritetet spanjolle për të mësuar të kaluarën e Sokol Fekës, ose lidhjet e tij, në mënyrë që të zbardhet edhe pyetja më e madhe: kujt i shërbente Sokol Feka? Kush është njeriu që e punësoi atë si pilot të helikopterit me gati 800 kg kanabis?/ TCH

27 komente në “Enigmat mbi pilotin e drogës, si u rekrutua Sokol Feka?”

  1. Aristoteli says:

    Natyrisht qe strukturat kane pergjegjsi per ngjarjen sidomos SHIU pavaresisht se do me vinte keq per kedo qe ndaj ndonjerit prej tyre do te meret ndonje mase se jane ish koleget e mij

    1. andromeda says:

      More po, s’e morëm vesh akoma, ky ka pas helikopter tonin apo të huaj? Në asnjë deklarim nuk thuhet gjë? A m’a spjegon kush?

    2. Pilo Lala says:

      Ishte i besuar, kushedi sa ksione ka kryer me pare.
      Kete rradhe ngeci….
      Te shikojme lidhjet ketu, se jam i sigurte qe Ish-Ministria e Mbrojtjes, Os ePolicia Ushtarake tropojane, ka qene Qender transporti droges ne Shqiperi.

  2. Besa says:

    pale sa vite kishte dhe ja u nderpre me fund tragjik.Ne shkelje te ligjit per dalje pa leje jashte Shqiperise Ministra deklaroi ne parlament se ishin shkarkuar jo pak ushtarak per te cilet ulurinte Saliu e Zhozka,bile kjo e fundit kerkonte shkarkimin e ministres per rastin konkret.
    Vjen ere e keqe kjo pune se” koka” duhet te jete e madhe fort…..

  3. safeti says:

    Turp per Edin dhe Olsin qe nisin ushtaraket e vendit ton ne kto misjone imposible

    1. titi says:

      o safet me te vertet eshte turp qe nis njerezit e salikomunistit,derisa te pregatise te tijet qe te jet me i sigurt.
      u mbarua droga e salserbit dhe me vrap ne Marok,atje ku jane kamikazet esalisekretarit.i kishte dhene edhe gjithe ato dekorata saliserbi,tani tja vari maces.

    2. petrit zela says:

      Zoti safet.Mos keni qene dhe ju,nje trafikant apo bashkepuntor me Sokol Feken e ndjere?? Mos etiko askerkend, pa dale e verteta si drita e dijellit.;..

    3. kumrija says:

      Mendimi im.Shumica e te punsuarve ne kohen e pd-s jane te inkriminuar ndaj duhen qeruar nje ore e me pare nga funksionet qe kane.
      Se dyti pershendes safetin me refrenin e kenges Behej dasem ne karbunare

  4. Meleku says:

    Pamje nga vizita e fundit e Ilir Metes ne Marok, ne tetor te vitit 2014.

    https://www.youtube.com/watch?v=koUhRE0flF0

  5. anonim1234 says:

    gabim qe nuk u shprehen ngushelime!

  6. Ne cdo vend te botes ndodhin keto ndodhje.edhe amerik kane ndodhur qe oficere te larte jane marre me trafikun e kokaines nga kolombia ne amerik or nga kolombia ne europ.prandaj kushe eshte kapure e ka paguare per veten e tije.sndodhin vetem ne shqiperi.po nami apet shpejte ne shqiperi

  7. Gimi says:

    Vetem nje idjot nuk e kupton se ky mision eshte i shtetit shqiptar me ne krye drogaxhiun kryeminister. Ky eshte ushtarak i nje vendi te NATO-s per kete gjithe barra dhe pergjegjesia eshte e ketij mut shteti qe gjoja pretendon se po ben rama duke i rene fukarenjve dhe shtreses se ulet per te larguar nga vemendja bemat e tij si kryebandit i grupeve kriminale dhe anarkike ne vend. Perse ky pilot nuk e ka bere kete pune ne kohen e Saliut,perse riformatot nuk vinin ne kohen e saliut, perse laboratoret e droges nuk beheshin te gjalle para dy vitesh,perse nuk ngrinte krye nipi enverit e qelbesirat te tjera ne kohen e saliut….thjesht se nuk gjenin terrenin e duhur.E tani kane ‘viston’ e qeveritareve e te kusherinjve te tyre si puna e Dalipeve,hoxheve etjere zhulcave.

  8. Po çpune ka Edi me Olsin ne kete Mese more militant,ju ka mare koka ere vetem vrere villni per Edin hajde shqipo hajde.

  9. Shoku Rrok i Druve says:

    Eh, Enveri i zbulonte te gjitha grupet, pra, Partia, ndersa ketu vec rastesia. Secila pale “del ne pune” me bllokun e vet te faturimeve. Pingpong! Kete e zbuloi vigjilenca revolucionare e rojes kombetare spanjolle, po te tjerat? Ai, mo, Visho Ajazi, e SHIU i ushtrise cfare bejne, ka dhe nje kryeinspektore z. Edi.
    Asnje ne tentative. Po fakt i kryer, aksident.
    Megjithate, (jo si fshatar, qe eshte misherim i i dyshimit) se c’kam nje dyshim, qe kjo eshte pune e vjeter dhe LAHUTARIT PENECILINE S’I BEN PERSHTYPJE QE TA SAKRIFIKOJE edhe nje FEKE, kur kane ikur jo pak: HOTI, ARBNORI, TREBICKA, XHINDI, babai i Dr. Bardhit SPahiu (ALI).
    Pyeste nje shok i veti nje aktor shkodran, Toni Ujkaj, i ndjere tani (ish-ithtar i Saliut, i zhgenjyer ne fund, ne mos e ka ngrene edhe ky prej Saliut), b.f.: PO Aliu c’pati?- Plasi! Po prej kujt?- Prej Saliut. Po Arbnori?-Plasi. Prej kujt? Prej Saliut. E njejta pyetje, e njejta pergjigje. Plasi, prej kujt, prej Saliut. Oh, sa eshte lista e gjate! S’kemi jete te ndjekim gjyqin e Nurembergut/1. Sikur edhe 99 vite t’i jape ai Lart. Nje dite perpara, do t’i celet goja e, pas saj, gjithcka vjen prej saj.
    Pra kjo Divjaka/2 (kini per te pare po s’doli fjala ime)- transferimi ne nje vend te madh evropian, nderkombetarizimi, do ngordhe si qen nga zilia e reputacionit te pasardhesit. Pastaj ai ka nje mision qe e tha sot, kur permendi DISTANCEN TONE NGA BE, madje kasandrisht tha se antarsimi asht i larget. i pamundum. Ky sikur hap zarfat e serbit, detyrat strategjike! Tani klithi per zgjedhje te parakohshme. Te vije Sali Baba me hajdutet e vet! Te vazhdojne rjepjen aty ke e lane! Rrenimin e Shqiperise. Hesape pa hanxhariun!

  10. perkthyesi says:

    SHIK-u i Ushtrise e ka bere punen aq sa SHIK-u i Qeverise per Xibraken qe ja kishte futur me gjume shekullor kur e zgjoi policia gjermane.

  11. pensionisti says:

    ketu eshte dora e teta lilit…

  12. Ladi says:

    Major me rroge £350 ne muaj ?, me ta shpif . Kaq me jep ndihm ekonomike shteti per nje jave per te ndihmuar rrogen time te Vogel .

  13. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Jane shume te thella rrenjet,duket qe eshte nisur me sherbim,por nuk i eci fati!
    Para pak kohesh u be problem nje ushtarak qe kish dale jashte vendit pa leje te posacme.-Po ky si shpjegohet ?-Mban ere te liga gjeja!

  14. kuq e zi says:

    Kur shkarkuan demirajn per arsye se udhetoi jashte te gjithe kritikuan tani besoj se e kuptojme pse ishte e drejte

  15. salikoqja says:

    u rekrutua nga ilir meta ska faj rama,mese i bleu ilir meta votot e te shoqes ku i gjeti parate ,ai kishte lidhje te ngushta me majorin.

  16. joel shkodra says:

    Po helikopteri i kujt ishte?

  17. Hitleri says:

    Bravo shoku Edvin dhe shoku olsi, ju paste partia. A e do nisni tjere?

  18. Andi says:

    Struktura qe quhet te kontrolloje dhe informoje per levizjet e ushtarakeve jashtetit eshte AISM (ish SHIU).
    Policia Ushtarake nderhyn vetem kur kemi te bejme me hetimine krimeve. Prandaj nese duhet qe dikush te mbaje pergjegjesi ata jane drejtuesit e AISM.

  19. Sala says:

    S’ka gjë se ushtarakët tanë transportojnë drogë, kjo është brënda “detyrave” të NATOS…(???!!!) Hahahahahahahaha…ç’thonë miqtë tanë amerikanë…???!!! Dorëheqje, a do të njohin ndonjëherë këta “politikanët tanë…???!!! Kot që lodhemi, “muti nuk bëhet byrek”…

  20. ismeti says:

    SHIU ishte i nxan duke pergju ramen per llogari te fashistit saloviq , ky i jepte llogari vetem zenit

  21. ARDIAN says:

    mishela prokurori,presidenc,shik,gjykata / esht ajo gjella qe nuk po e shtyn dot njerezit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje