Duka: Për Durrësin duhet kandidaturë konsensuale. Republikanët mendojnë se jam i tillë

29 Janar 2015, 16:35Politika TEMA

Agron Duka, emri më i përfolur ditët e fundit si kandidaturë potenciale e opozitës për Bashkinë e Durrësit, thotë se rëndësi ka që kush do të përfaqësojë të djathën duhet të jetë një emër konsensual.

Për Bashkinë e Durrësit, medon se djathta duhet të dalë me një kandiadat konsensual.

Duke pranuar se është kandidat pitencial dhe gëzon mbështetjen e Partisë Republikane, deputet i së cilës është që nga zgjedhjet e 2013-tës, Agron Duka thotë se vendimi final duhet të dalë nga dialogu me demokratët.

“Duhet të jetë kandidaturë konsensuale. Republikanët mendojnë se unë jam i tillë”

Në garat elektorale, rëndësi për kandidatët ka mbështetja që gëzon në elektorat, por edhe lidhjet familjare apo konjukturat politike. Duka mund të përfitojë të paktën nga e para.

“Këto janë çështje subjektive dhe gjithçka mund të provohet nga një sondazh të specializuar”

Edhe pse nga selia qendrore e Partisë Demokratike nuk ka një deklaratë zyrtare për kandidimin e mundshëm të Agron Dukës në Durrës, kryetari i degës së kësaj partie në Durrës, Osman Stafa tha pak ditë më parë për ACB se Duka është një ndër emrat që përfaqeson mjaft mirë qytetin bregdetar, por edhe partitë e djathta.

3 komente në “Duka: Për Durrësin duhet kandidaturë konsensuale. Republikanët mendojnë se jam i tillë”

    1. salah says:

      Agron Duka Capo de mafia: – Lefter Koka (lulzim Berisha: Capo de Bande de Durresi + Seferi Braho / Spartak Braho), Fatmir Mediu

  1. ??? says:

    Ke te drejte duhet nje kandidature konseksuale e dale nga orgjite e se djath-tes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje