Supertrafikanti i kokainës së Xibrakës, lidhje telefonike me ish-prefektin e PD në Berat

29 Janar 2015, 15:03Politika TEMA

Ilir Hyseni i konsideruar si kreu i trafikut të kokainës kapur në Xibrakë të Elbesanit, pak ditë para se të mbërrinte në Shqipëri kur ishte në Gjermani për të organizuar trafikun e kokainës ka mbajtur kontakte telefonike me ish-prefektin e Beratit Bujar Hoxha i zgjedhur i Partisë Demokratike.

Ky fakt konfirmohet për A1Report nga burime pranë Prokurorisë së Krimve të Rënda ku Hyseni me numrin e tij të telefonit 069xxxxxxx ka biseduar me numrin 06920xx523 në dispozicion të ish-prefektit të Berishës. Lidhjet telefonike mes Hysenit dhe një farë “Bujari” u konfirmuan dhe nga Gjykata që vendosi burg për Ermal Hoxhën.

Referuar të dhënave të siguruara nga A1Report, ish prefekti i Beratit zotëron një biznes bojërash në qytetin e Beratit, ndërsa ende mbetet për të sqaruar origjina e lidhja e Hysenit me ish-Prefektin.

Të njëjtat burime bënë me dije se fillimisht numri i telefonit 06920xx523 i identifikuar thjesht si Bujar, e më pas ka rezultuar se është ish-prefekti Hoxha.

Hoxha: Nuk e njoh Ilir Hysenin, nuk kam folur ne telefon

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për A1 Report, ish-prefekti i Beratit Bujar Hoxha mohoi të kishte pasur komunikim telefonik me trafikantin Ilir Hyseni. Gazetares të A1 Report Erjona Rusi iu desh t’i sqaronte lie ngjarjen ish-prefektit, pasi Hoxha u shpreh se nuk kishte dijeni për çfarë bëhej fjalë. Ai tha se për shkak të bizneseve të tij ai merr telefonata të shumta në celularin e tij, por tha se nuk ka kontaktuar me Hysenin. Ai tha se ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria por se është i gatshëm të përgjigjet për çdo akuzë që rëndon ndaj tij. Gjate bisedes se drejteperdrejte ne studio, Hoxha pranoi se ka nje firme ne Gjermani.

9 komente në “Supertrafikanti i kokainës së Xibrakës, lidhje telefonike me ish-prefektin e PD në Berat”

  1. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Prandaj sala e njehvmire boten e mushkonjave

    1. vlonjati says:

      prefekti qenka perfekt, paska nje biznes ne gjermani, gjynaf i shkreti, vetem nje paska

  2. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Si shume HOXHE,jane ngatruar ne kete mesele !

  3. salem says:

    Epo bujar te mire nuk ka.Te gjithe jane te poshter.

  4. perkthyesi says:

    TE GJITHA FIJET QE PRITEN TE COJNE NE BUDEJOVICE

    Nipi i Enverit ne Xibrake e Kolumbi,
    nipi i Enverit ne Gjermani,
    nipi i Enverit ne Norvegji,
    nipi i Enverit ne Mal t’Zi,
    nipi i Enverit ne Kryesi,
    nipi i Enverit i papune dhe pa Parti,
    ka plot yzmeqare ne Shtet e Bashki

  5. like floriri says:

    E cfare se eshte ish pd-ist, Edi Rama eshte ish pd-ist.

  6. ismeti says:

    me pd e sales ,si nuk habitet kush ,po edhe gomart e tropojes e din ket

  7. ylli says:

    Ku e ke JARIN nr.2 oSALE.

  8. Idriz Gjembi says:

    po telefonatat me Zenin pse nuk behen publike ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje