Policët do kenë kamera në trup. Rrugët nacionale pajisen me sistem monitorimi online në 2015-ën

29 Janar 2015, 13:15Politika TEMA

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama  ka thënë se në 2015-ën gjithë rrugët nacionale do të pajisen me sistem monitormi me kamera jo vetëm për të luftuar krimin por edhe për të shmangur abuzimin si nga ana e policeve ashtu edhe nga ata qytetare qe shkelin ligjin.

“Nuk presim përmirësim në shifra,  po transformim .

Në  të gjitha rrugët e Shqipërisë do  të vendoset sistemi i monitorimit online. Për të dokumetnuar në mënyrë sistematike dhe kohë reale çdo automjet dhe çdo targë dhe çdo gjë që ndodh në rrugët nacionale.

Nuk do kemi më punonjës policie që vendosin gjoba arbotrare, po çdo qytetar ta shohë vet  në televizor ku e ka bërë shkeljen dhe çfarë shkeljeje ka bërë.

Ndërsa në gjithë territorin e Tiranës, policët do pajisen me kamera në trup dhe gjithë veprimtaria e policëve do jetë e regjistrueshme online”, u shpreh Rama.

Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës për politikat dhe arritjet e qeverisë, Kryeministri Rama ka thënë se po bëhen hapa mjaft të rëndësishëm jo vetëm në luftën kundër krimit dhe drogës por edhe në sjelljen e risive të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe zbatimin e ligjit në çdo strukturë.

Në lidhje me luftën ndaj krimit Rama tha se duket qartë që kemi bërë përparësi dhe kjo është fare lehtë e faktueshme nëse do të bëjmë një krahasim të viteteve të qeverisjes së Berishës dhe këtij një viti e pak që ka qeveria Rama në pushtet.

Shkaku kryesor i vrasjeve në vend sipas Kryeministrit është ai i konflikteve familjare dhe jo ashtu siç pretendon opozita.

“E rëndësishme është që vendi ynë në shkallë krimi ndërkombëtare është duke zbritur nga 3plus në 2plus, që është mesatarja jonë sot dhe kjo tregon që kemi hyrë në një rrugë ndryshimi.

Përsa i përket vrasjeve që ju thoni se ky është viti rekord, struktura e motivit të vrasjeve është ajo që duhet të na bëjë të reflektojmë në fund të mandatit për shoqërinë por edhe për qeverisjen tonë. Shkaqet e krimit janë shkaqe të trashëguara ku, 60% e tyre janë për motive familjare që është e ulët krahas vendeve të tjera.

Motivet e pronësisë janë për shkak të çorapit që është bërë, po fajin për këtë e ka kush e ka po unë nuk dua të akuzoj Partinë Demokratike sepse ajo e di mirë kush e ka fajin për këtë. këtu më vjen në mendje një shprehje që thotë : mos e ngacmo se vjen erë.

Rezultatet e krimit po ju them se janë jo të pakrahasueshme po aq të pakrahasueshme sa është e pabesueshme që kanë ndodhur brenda një viti e më pak se një viti e gjysmë. Rezultate të pakrahasueshme për personat në kërkim të kapur gjatë kësaj periudhe, lëndët eksplozive të kapura pa marrë parasysh drogën sepse duken shifrat tona krahas atyre që ngjanin me Kolumbinë para 23 qershorit”, tha ai.

Siguria në çdo rrugë të vendit do të jetë një nga prioritet që qeveria i ka vendosur vetes për këtë vit.

“Nëse sot do të më pyesni a jam i kënaqur me rezultatet e arritura po ju them se nuk jam i kënaqur. Nuk pres vetëm përparim në shifra por transformim të policisë së shtetit dhe mjeteve për këtë shërbim.

Sistem i monitorimit online në akset e vendit është një tjetër çështje që do të marrë zgjidhje së shpejti. Do monitorojmë çdo automjet që lëviz në rrugët nacionale në funksion jo vetëm të luftës me krimin por edhe shkeljeve në qarkullimin rrugor.

Me monitorimin online nuk do të kemi më policë abuzues me qëndrime arbitrare por qytetarët do shohin shkeljet e tyre në televizion sa herë që të duan dhe pse janë gjobitur e pse duhet të paguajnë. Policët do jenë me kamera dhe çdo kontakt me qytetarin do monitorohet online.

Ky është një hap shumë i madh para, hap që sot po e bëjnë vendet më të përparuara dhe do ta bëjmë edhe ne që populli të shohë punën reale të qeverisë”, theksoi ai.

Çmimi i energjisë elektrike dhe heqja e fashës 300 kilovatë ka qënë një tjetër pikë e cila ka bërë që të reagojë Kryeministrin në Kuvend.

“Ju e zhytët energjinë nga 2007 në 2013 me këtë të mburreshim ne, me kompaninë që në 2006 e ndatë në tre pjesë dhe ia zeruat të ardhurat për ta çuar në rrenim? Janar-gusht 2012 ju bëtë sekuestrimin e cez që ia varët proletariatit të papunë duke çuar borxhin në 200 milion kur.

Kur kërkuat votën u thatë qytetarëve aman na e jepni ne se po vijnë komunistët, me këtë të mburreshim ne apo me milionat e sigurimeve që i kishit çuar në drejtime të tjera.

PD duhet falënderuar në fakt që i pagoi siguracionet në kohë. Ne kemi detyrën të shlyejmë çdo detyrim që keni lënë ju, po për ju kompanitë nuk ishin sipërmarrje e lire dhe nuk i keni konsideruar asnjëherë si të tilla.

Ne ju kemi kthyer mbi 300 mln dollar nga borxhet që latë ju. I latë spitalet pa ilaçe 40 mln usd nuk ua jepnit debitorëve që krijuat për ilaçet.

Shkollat dhe rrugët i latë pa përfunduar sepse paskrupullsia juaj që është karakteristikë e të paaftëve i cuat lekët në banka që të merrnin kredi. Keni vënë bllok mbrojtjeje 300 KW/orë dhe pas bllokut fshiheshin spekulantet.

Jashtë sistemit të faturimit sollët çerek milioni konsumatorë duke ua faturuar pensionisteve, invalidëve, paguesve të rregullt të gjithë barrën për të mbajtur këta të tjerët.

Ju e lemerisët biznesin me gjoba, TVSH pa rimbursim mbi 100 milion. Gjobat ndaheshin me sekserët, privatët me kontratë me energjinë, ju ndërtonit koncesionet që ua jepnit me dy fletë të vizatuara nga këmbët e pulave jo inxhinierët.

Premtuat se do rrisnit prodhimin e energjisë por e bëtë me të shtrenjtë në rajon. Raporti të cilit i referoheni ju ai i rritjes së taksës për biznesin është një mashtrim. Nuk do paguajnë njësoj 15 katëshi me 1 kioske, biznesi i vogël më shumë se korporatat dhe ai raport që ju e dini se po të ishit këtu për të kundërtën do e mbronit, e dini se ai raport është ndryshe”, theksoi Rama.

Flisni ju për rritje të taksave së është prekur gjithë popullsia. Kush fiton më pak se 1.5 mln në muaj ka marrë ulje taksash, ndërkohë infermierët, polici, mësuesi në shtet apo privat u është ulur tatim fitimi. Infermierët kanë fituar 1 rrogë plus.

Cila taksë është rritur më thoni vetëm një. Nafta? Ajo është brenda strukturës së 1 çmimi ku e keni futur ju duke e përfshirë në strukturën e çmimit dhe e keni bërë të mbledhshme. Vendet e rajonit e kanë këtë taksë për njësi motorike e di mirë ministri juaj i financave. Ju thatë do bllokohen anijet, makinat, do dalin njerëzit me biçikleta sepse ne rritëm me 10 lekë çmimin e naftës. Qeveria nuk ul dot çmimet që përcakton tregu.

Janë 15 mln dollar çdo muaj që kursejnë ata që përdorin automjete për shkak të kësaj uljeje, 130 milion shkojnë për konsumin. Ju bëni interpretimet tuaja. Nuk do ishte shqiperia kjo që është sot nëse nuk do interpretohej nga ju kështu. 2014 ka rritje të konsumit në 1 shifër më të lartë sesa të gjithë vitet tuaja. Nuk ka nevojë për reflektime se duket te të ardhurat e shtetit. Po të mos ishin rritur taksat nuk do kishim këto të ardhura.

Importi është rritur importi i makinerive për investime në linjat prodhuese sepse ka prirje në drejtimin që ne punojmë për të rritur pjesën prodhuese. Ju prodhuat marihuanë dhe gënjeshtra. Çmimi i energjisë ju thoni se ishte 7.7 lekë.

Vetëm tek fasha mbrojtës që ishte vendimi juaj në emër të të varfërve siç bëni ju, që sa më shumë flisni aq më shumë na ndihmoni se në shqipëri ka të varfër po jo budallenj.

Në qëllimin e vet vendimi mbron pjesën më të dobët si pensionistët, PAK, dhe ata që trajtohen mendihmë ekonomike. 10.3-10.5 ishte çmimi juaj i energjisë. 701 000 marrëveshje të reja janë lidhur vetëm në dhjetor. Po ata që kapen me lidhje të paligjshme?

Po figura juaj që kishte shtëpinë pa leje dhe tre kate me nga 1 sahat që konsumonte mbi 1 mijë kë po paguante me shifrën 300 KW/orë. Po nuk është vetëm ai po dhjetëra mijëra. Ajo që bëmë ne duhet ta kishit bërë ju për të respektuar veten dhe mos stimuluar hajdutërinë.

Ju e morët me 0 borxhe qeverinë dhe e latë me 7 miliard. Nuk keni gojë të flisni e të na thoni që mburremi me ju po ne na ka rënë e keqja të merremi me ju. Ne merremi me votuesit tuaj për t’ju treguar kush jeni ju. Pra sot shqiptarët do paguajnë më pak se çmimi juaj 9.5 lekë.

Për të mbrojtur ata që donit të mbronit ju që i përdorët si pengje,të politikes suaj, në emër të tyre grabisnin energjinë biznesmenët tuaj. Ne do ti mbrojmë direkt shtresat në nevojë që do ta marrin në xhep shtesën që thoni ju të çmimit të energjisë.

Kemi çmim të unifikuar që është më i lartë se 7.7 që ishte çmimi i fashës 300 KW/orë. Kam bindjen se jo vetën që shqiptarët kuptojnë qartë se ku duam të shkojmë por flasin mire se ku ishin ku jemi dhe ku do shkojmë. Nuk e kemi realizuar planin tonë po ta kishim se po ta kishim realizuar do ishim duke u bërë magjistarë të një vendi tjetër. Ky shtet do jetë shteti modern i shqiptarëve.

Kush do ma dalë përballë do ta shohë ligjin dhe kush do të fitojë. Përgëzime për ardhjen tuaj sërish këtu”, tha Rama.

23 komente në “Policët do kenë kamera në trup. Rrugët nacionale pajisen me sistem monitorimi online në 2015-ën”

  1. TR says:

    Keshtu e hengrem ?

    1. arbereshi says:

      Bravo z. Kryeminister se na mbyten ruralet dhe katunaret.Bej sa te jete e mundur qe te duket dallimi midis vlerave dhe antivlerave.Te gjithe katunarine e ke kunder natyrisht se katunarit dhe shpellarit i pelqen katuni dhe shpella.

    2. Liku says:

      Do na beje shtet policor. Do ja fusi ne b…. kamerat policeve keshtu. Idiot. Ne vend qe te mrret me ekonomine e ka mendjen sesi te kontrolloj njerezit

  2. kdfnhk says:

    futja pordhes kot. leke te harxhuara nga buxheti kot

  3. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    Cdo polic do kete ne dore nje iPad 4G nga ku do beje lidhje me centralin ne kohe reale. Brenda 2016 te gjitha makinat e policise do te jene Lamborghini Aventador. Ka edhe shume te tjera qe nuk po i permendim.
    Fushaten elektorale e deklaroj te hapur!

    1. shejtani says:

      O Elinor do na e kapesh njeher per xerku , odjal inteligjent.

    2. enter" says:

      Ti je si nje femi tekanjoz e i perkedhelur. Gjithmone ger ver, ger ver, e i pakenaqur. Mund te me thuash o mendjendritur se cfare te keqe ka kjo gje qe e ka gjithe bota???????

      Neser pasneser, mos te te bier rasti se do ulerasesh, do i biesh kokes me mur, do kerkosh filmimin, dhe une do jem atje duke ta perplasur ne fytyre shkrimin tend.

      HIPOKRIT!!!

      1. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

        Moj ‘enter’ moj budallaqe; nuk ka ngele puna tek kamerat qe nuk paskan policet. Duhet te rregullohet sistemi dhe t’i meshohet edukimit te policeve. Kamerat as policet ne Amerike e Kanada nuk i kane; makinat e policise, po. Kamera ne trup? I gjendet ilaci edhe atyre. Njehere ishte shkeputur fija, njehere ma kishte bllokuar radio e dores… njehere tjeter nuk me punonte… kamera moj, kamera, se mos me keqkupton.
        Kjo nuk ben asgje pervecse e rendon edhe me shume buxhetin duke krijuar edhe me teper mundesi per korrupsion.
        Nga ana tjeter, ky ngeli vetem duke u marre me policine; asgje tjeter nuk po ben. Ky eshte si ai femija qe i kane lene nje loder ne dore dhe i shikon lodrat e tjera nga larg plot zili se nuk i prek dot dhe… viu-viu vazhdon te luaje me kete qe ka ne dore.
        Ja kjo eshte ajo qe nuk shkon.

        1. enter" says:

          edhe tek makinat ti kishin vene prape do thoje, rendohet buxheti, ja heqin fijen etj.
          Edhe Obama perpara ca muajsh tha qe policet ne amerike do pajisen me kamera ne trup ne vijim te ngjarjeve qe ndodhen me vrasjen e Brown.

          Po me cfare te merret me perpara ai? Me gjykatat??? Smerret dot se i ka rregullu Sala me Nishanin.
          Me prokurorine smerret se i beri ligjet Sala qe te mos preken edhe per ca kohe.

          E di si je ti? Hajd te kapim cdo gje qe ben Rama dhe ta kritikojme. Ne kohe te Sales ti rrije squk ne forum.

          P.S. Po te me kishe perballe do vertetoje se ajo “moj” do te te kthehej ne “mooooooooossss”

          Hajde mbushu

  4. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    O Saimir, cfare i ke dhene ketij bambuse te tymose o dole?

    1. F.K says:

      Ik mer pall ,debil komentues qe je ,,vetem per te rene ne sy si kurvat e lagjes

  5. pro says:

    ..Me vjen mire per reagimet direkte,pozitive per palet.

  6. Zef Kallami says:

    Ketu barazoheni me nivel teknik me kontinentin Astralian dhe ia kaloni Amerikes.

  7. m says:

    Bravo,

    Ketu duhen harxhuar parate jo tek shtepia me gjethe!

  8. freemind says:

    hallall…hani mut te gjithe tani (ata qe jane mesuar me mik e me leke si do ja bejne tani?)

    1. X says:

      Nuk do bejne me trazira ne Tirane por ne vend tjeter ;). Me sa thuhet ketu vetem pilicia e Tiranes do pajiset me kamera ne trup. Pjesa tjeter e vogel te territorit shqiptar njerezit jane te ndergjegjshem dhe nuk bejne trazira?!?!!!

  9. Autoktoni says:

    Po e beka edhe i dor lek Llukubabashtaja me tender kamerash

  10. arsen says:

    Sterrrrrr…..Hapuni bythesh, po ua majti!
    Zbatimi i ligji eshte diktature e shumices mbi pakicen!
    Diktaturen e mban ne kembe shumica, e cila ka fryke nga pakica ne pushtet!

  11. Sapa says:

    Asnje lloj teknike moderne nuk e prapson albanezin per te vjedhur!

  12. AK-47 says:

    Kamerat ne trup vendosen pas nje studimi qe duhet te nxjerre konkluzione se cfare do te perfitoje policia, komuniteti dhe treguesit e kriminalitetit nga kjo risi dhe nuk vendosen kot per qejf, cfare kemi ?? a kemi prishje te rendit apo kemi police qe shkelin te drejtat e qytetareve, duhet te ndahen punet, apo kot gjasme si police modern kur ne nje kohe ke oficere policie qe nuk dine te fikin e ndezin kompjuterin…

    Fillimisht duhet:

    Te bleje antiplumba paperjashtim per gjithe patrullat e pergjithshme dhe qarkullimin rrugor si dhe te nderroje armatimin e policise sepse jane akoma me pistoletat TT te prodhimit 1946.

    Te behet bilanci se sa police jane vrare dhe sa kriminele kane vrare, te nxirren shkaqet qe kane sjelle kete bilanc, duke filluar qe nga trajnimi, profesionalizmi dhe deri tek mbrojtja qe merr nga shteti nese polici vret dike ne krye te detyres.

    Te mos harxhohen parate per te bere dikush tendera per blerjen e kamerave (ne ebay cmimi nuk i kalon 30 dollaret) por t`u jepen policeve ate cfare u takon me ligj qe nga oret shtese e deri tek parate per veshjet sipas normes.

    Edhe dicka se mu kujtuan kamerat, ish drejtori i pergjithshem sec ka bere nje tender qe u perfol, rreth 1.2 milion euro me duket per ca kamera..ku jane vendosur ose ku kane shkuar ato para…

    Opinioni im personal: Policet do te “edukohen” deri ne ate nivel sa nuk do te guxojne te prekin me dore per ta shoqeruar asnje person sepse puna e pare ne gjykate avokati do te kerkoje rregjistrimet audio-video te cilat perpara nje gjykate te korruptuar dhe prokurori pale me ta do te bejne qe asnje kriminel te mbetet brenda…

  13. Eraldi says:

    Ky palla Kryeminister, qe heq kokainen pa hesap per hunden e tij, po na del del dhe po na tregon kamera te Policet e mjere, te cilet jane mercenare per nje rroge qesharake mujore, ne kete rrumpalle qe quhet Shqiperi jo per fajin e shtetasve por per mosekzistencen e shtetit!

    Ky kaqol kryeminister i cili ka rrjedhur perfundimisht, mendon se nje kamer te nje Polic do te bej diferencen, nderkohe qe ai polic i shkrete nuk ka nje shtet qe e mbeshtet nga keta mjellosha dhe te babezitur qe bejne politiken dhe mbajne postet e ketij pseudoshtetit!

    Mjere ne ke kemi votuar! Keta jane si puna e shejtanit qe dalin me fytyra dhe ngjyra te ndryshme per tu justifikuar, por ne thelb jane nje.

    Thote mire zoti Lubonja, qe Shqiperine e shpeton vetem nje revolucion i sinqerte!!

  14. asnjanesi says:

    E mira do te ishte qe kamerat t’u vihen ministrave e drejtuesve te larte te shtetit sepse ato jane cerdhet e korrupsionit galopant.

  15. Liku says:

    Policine rrahin ne rruge dhe ska radio te therrasi shoket per ndihme. Ky thote kamera dhe budalliqe. Si ka degraduar keshtu Artisti/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje