Jamarbër Malltezi, dhëndrri i ish-Kryeministrit Sali Berisha i është shtuar debatit që po zhvillohet mes mazhorancës dhe Qeverisë në lidhje me lejet e ndërtimit.
malltezi ka akuzuar Kryeministrin Rama për dy standardet që përdoren nga INUK për prishjen e ndërtimeve, duke theksuar se miqtë dhe donatorët e tij janë të paprekshëm.
“Miku e donatori i Edi Ramës, shkel 4 ligje, dhunon planin rregullues të Tiranës, dhunon vendimin e KRTRSH së 2004 kur Lame ishte sekretar, dhe vazhdon i qetë ta cojë deri në fund shkeljen brutale të ligjeve pasi objektet po përfundojnë ndonëse ka një vendim prishje prej disa muajsh nga inspektoriati i Bashkisë.
INUK ka shkatërruar pronën e ligjshme të mijëra qytetarëve, por nuk prek vilat e paligjshme të mikut të Edi Ramës, vetëm 2 km larg zyrave të qeverisë
Këto janë dy ndërtime të paligjshme brenda Parkut të Madh të Liqenit. Sipas ligjeve në fuqi në parqe nuk lejohet as të jepet leje zhvillimi dhe as të legalizohen objekte ndërtimi.
Për më tepër, parqet, zonat arkeologjike dhe vija bregdetare janë të vetmet raste ku INUK ka tagër të veprojë pa pritur asnjë njoftim nga pushteti vendor.
Në këtë rast, Inspektoriati Ndërtimor vendor ka vendosur prishjen e këtyre objekteve.
Pse nuk prishen? Pse INUK bëhet SNUK?
Arsyen e kësaj paligjshmërie kriminale tek Parku i Madh i Liqenit, duhet ta kërkojmë në Surrel.
Lidhja e pronarit të këtyre objekteve me Edi Ramën është e njohur dhe ka themele e mure të forta.
Kursimtari Edi Rama me 3000 euro kursime jete përfitoi saraje, të vlerësuara sipas ekspertëve me mbi 1 milionë euro vetëm vlerë betoni. Për pasojë, Edi Rama e shpërblen donatorin e tij duke e lejuar të kafshojë mushkëritë e qytetit, si të ishte prona e vet.
Jemi vetëm 2 kilometra larg zyrave të qeverisë, por ligji këtu nuk vepron. Ligji nuk është i barabartë.
Ndërkohë që ndërtues-financues i Edi Ramës është i paprekshëm, janë me mijëra qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që gjenden sot mbi gërmadhat e pasurisë së tyre të ligjshme, të bërë hi nga INUK-u që sillet si bandë e paligjshme. Janë me mijëra, qytetarët e pamundur që kishin banesën e jetës së tyre, ose një dyqan që mbanin familjen, që nuk e kanë më sot, për shkak të paligjshmërisë së bandës INUK.
Ndërsa ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, shkel 4 ligje, dhunon planin rregullues të Tiranës, (dhunon edhe vete vendimin e KRTRSH se 2004 kur z. Lame ishte sekretar i KRTRSH) dhe vazhdon i qetë ta cojë deri në fund shkeljen brutale të ligjeve, sic mund të dallohet lehtë mes fotove të fillimit të Nentorit 2014 ku objektet janë pa dyer, pa dritare dhe pa grila, dhe fotos së sotme ku objektet po përfundojnë ndonëse ka një vendim prishje në fuqi prej disa muajsh.
Edhe sa ligje të tjera duhet të shkelë ky oligark që të funksionojë shteti ligjor?”, theksoi Malltezi. /gj.k/
mos u tutni se nuk u ha ky minaki i argitez ku po u prishet qejfi ter miq se bashku jeni gjell qenesh
Per ndertimin posht diges e ka fjalen ky se spo e mar vesh
Si ka mundesi qe ky “miku” i Rames Lejen e mer nga Bashkia e L. Basha dhe Qeveria e S. Berishes dhe tani duhet ti Prishi E.Rama. Po keta cbenin????? Seir Benin apo Mos valle moren 20% e tyre dhe tani le te merret Rama me te. Politikane Kurva jini te gjithe. Si nuk Paska pas asnje Burr ai vend, prandaj sa ngel kush pA e Shkerdhy, Turqit. Greket. Serbet. Bullgaret. Austriaket. Francezet. Italianet. Gjermanet. Dhe ne fund ua palosi E.hoxha me S.berishen, edhe tani shkoni e kendoni….. O sa mir me ken Shqiptar, o hejjjjjjjj
Ky me siguri do të jetë pronari i ri i PD (Partia Dallkaukëve).
Çirret e ulërin sepse duhet dikush që të mrojë vjedhjet që kanë bërë
dhe të bëjë vjedhje të reja se ky i varfëri ka fëmijë.
Dhe të gjithë ne duhet të shqetësohemi për këta.
Për fëmijët e popullit jo hajdut vari hebet se ashtu do të ishin
me çfarëdo qeverie të kishte qenë.
ZOTI MALLKOFTË NË PËRJETËSI TË GJITHË ATA QË U PASURUAN
ME PADREJTËSI NË KURRIZ TË POPULLIT TË VARFËR.
DHE MALLKIMI I TË DREJTIT VONON POR NUK HARRON.
Kush eshte ndertues financuesi I Rames ne kete rast?
Shikojeni mire o shqiptare kete surrat qe ka per te mare ne dore PD as diktatur nuk promovonte dhendurre e djeme sic bejne kjo klas e korruptuar sote pastaj pse njerzit behen nostalgjike po teshikoshe surrete dhendurreshe djemesh politikanesh deomos me mire diktatur se ketalloje mostrash.
po si ka mundesi qe gjithmon PD eshte nje hap para se gjithe gazetaret , se policia , se vete prokuroria , i dine me detaje cdo gje dhe me e forta eshte se jane te gjtihe pa emra thjesht klienteliste quhen ose donatore , apo miku i filanit , se kush eshte nj apo tj hyn tek GJEJENI DICITUREN o popull pall qe po dalin leng groshat e po na bejne morale qe te flasim ne emer te tyre e te luftojme qe ata te rikthehen e te sundojne hahaha
dole pervers ik o mullaomar
Si doja marr vendin Bashes po si futi hundet ke mythe e Rames ky koke patate.