Nishani dekreton ndryshimet, Turizmi i hiqet Gjermenit dhe i kalon Ahmetajt

28 Janar 2015, 19:56Politika TEMA
Nishani dekreton ndryshimet, Turizmi i hiqet Gjermenit dhe i kalon Ahmetajt

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime brenda kabinetit qeverisës, jo në emra por në kompetencat e ministrave.

Kështu ministres Eglantina Gjermeni i është hequr nga administrimi sektori i turizmit, duke ia kaluar këtë detyrë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetajt.

Këto ndryshime janë dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani. Pas dekretimit të ndryshimeve të kabinetit të Qeverisë Rama, ministria që do të drejtojë Eglantina Gjermeni do të quhet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Ministria e Zhvillimit Urban, MZHU.

Ndërsa ministria që do të drejtojë Arben Ahmetaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit,Tregtisë dhe Sipërmarrjes, METT. /gj.k/

10 komente në “Nishani dekreton ndryshimet, Turizmi i hiqet Gjermenit dhe i kalon Ahmetajt”

  1. Tarasi says:

    Tani shume shpejt do te shikoni edhe “koncesionet” (kupto vjedhjen) edhe ne fushen e turizmit.

    1. Besa says:

      Nuk do kete ndoi ndryshim shune te madh po Si ne cdo vend te botes edhe ktu te ne sektori i turizimit sj nje sektor i rendesishme ekonomik i kalon ministrise se ekonomise duke e pare me me shume prioritet turizmin si nje fushe strategjike ne rritjen ekonomike.

      1. Klaudio says:

        Kalimi i sektorit te turizmit ne ministrine e ekonomise eshre nje mundesi me e mire qe ti jepet vemendja e duhur turizmit. Duke e pare si sektor qe rrit investimet e huaja edhe ekonomine shqiptare.

        1. nertili says:

          Turizmi duhet te zhvillohet ne te gjithe potencialet e tij edhe jo te lihet ne harrese. shyqyr zoti natyra na ka fal neve gjithe kte mrekulli ku mund te bejm si turizem malor si detar ku mund te sjelli shume punesim edhe te ardhura per popullin.

          1. frenkli says:

            Shqiperia smund te nzjerre steav Jobs-a apo bill gates por e vetmja gje qe duhet te bej eshte te perdori potencialet ekonomike te saj si turizmi ku ndihmon shume ne rimekembjen ekonomike.

            1. redi says:

              Ashtu si edhe paketa fason qe ishte sukses ku ne krahasim me nje vite me pare eksportet u rriten me 165 mln euro me shume e njejta gje duhet te ndodh eedhe me turizmin si sektori me fitimprures per qeverine shqiptare

              1. mario says:

                Turizmi duket pare me vemendjen e duhur sepse eshte sektori qe sjell rritje me te shpejt ekonomike nqse behen ivestimet e duhura .

            2. rigelsi says:

              Shyqyr qe ia kaloi dikujt kopetent turizmin se e kane lene ne meshire te fatit. Te pakten Ahmetaj di te merret me ministrine e tij dhe ndoshta rregullon dicka.

  2. Klaudio says:

    Sektori i turiZmit eshte sektori me i rendesishem i vendit ku mund te promovohet vendi ne menyre te shpejte edhe me planet edhe projektet e duhura i sjell shume e shume te ardhura shtetit shqiptare.

  3. peri says:

    reformat ne ekonomi qe do nderemerren do jete nje suksese me vete/ Nje shembull eshte paketa fason qe eshte ndermmare nga ministria e ekonomise ku eksportet ne kte fushe u rriten me 165 mln euro me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje