SYRIZA / Premtimet kushtojnë 11.5 miliardë euro. Në arka ka vetëm 4

28 Janar 2015, 14:51Politika TEMA

Pas përfundimit të fazës së premtimeve elektoralë, për Alexis Tsiprasin fillon faza më e vështirë: mbajtja e tyre. “Greqia e ka lënë në arkiv tashmë fjalën shtrëngim”, ka siguruar ai. Pritshmëritë janë të larta: “Do u rikthejmë dritën 300 mijë familjeve të varfëra, do të rrisim pagën minimale dhe do të garantojmë ndihmë shëndetësore për ata që nuk e kanë”, thuhet në programin e Selanikut, bibla ekonomike e partisë. Fjalë që shumë shpejt do të duhet të përkthehen në fakte për të mos lejuar që 36.3% e votave që Syriza mori në zgjedhjet e përgjithshme të avullojnë brenda disa javësh.

Arkat bosh

Problemi në këtë front është vetëm një: paratë. Shteti është si një familje. Për të shpenzuar, duhet që të kesh para në portofol. Dhe Greqia nuk i ka. Premtimet e Tsiprasit, sipas llogarive që vetë ai ka bërë, kushtojnë 11.5 miliardë Euro. Në arkat e Athinës janë pak a shumë katër, të cilat në pjesën më të madhe janë “të bllokuara”, me qëllim shlyerjen e 3.8 miliardë euro hua dhe interesa që duhen paguar në shkurt dhe në mars. Prej ku do të vijë pjesa tjetër? Banka Qendrore Europiane, BE dhe FMN janë të bindur se udhëheqësi i Syrizas nuk ka para për të “prerë me gërshërë”. Dhe që pikërisht për këtë arsye do të jetë i detyruar të gjejë një marrëveshje me kredidhënësit për të zhbllokuar transhin e fundit të ndihmave prej 7 miliardë Eurosh, për të financuar planet që qeveria e re synon të fillojë t’i vërë në zbatim në ditët e ardhshme.

Shifrat e Tsiprasit

Negociatat i bëjnë komplekse kolonat që ka vendosour trojka dhe që Syriza synon t’i “hedhë në erë”. Uljet e normave të interesit dhe ndërhyrjet në gjendjen sociale të parashikuara nga Programi i Selanikut janë të mbuluara – thotë Syriza – prej katër kapitujsh parësorë: 3 miliardë do të vijnë nga lufta kundër evazionit fiskal, 3 miliardë nga pagimi me këste o taksave të prapambetura, për të bindur mospaguesit që të shlyejnë borxhet që i kanë shtetit. Një shifër të ngjashme duhet ta ofrojë vetë BE, duke zhbllokuar disa fonde për punësimin, që do të përfshihen në një plan investimesh publikë për të krijuar 300 mijë vende pune. 2.5 miliardët e fundit mund të zhbllokohen nga 11.5 miliardët e fondit të shpëtimit të bankave të financuar nga Trojka.

Dyshimet e Trojkës

Një pjesë e mirë e këtyre fondeve ekzistojnë vetëm në letër, nënvizon Trojka. Eshtë e vërtetë që evazioni fiskal në Greqi është një fenomen i përhapur. Dhe që qeveria Samaras – duke kontrolluar me qetësi të madhe vetëm 700 nga 45 mijë qytetarët grekë që kanë nxjerrë para jashtë vendit në dy vitet e fundit – ka mbledhur 300 milionë. Por 3 miliardët në preventivin e Tsiprasit janë një shifër prej librash ëndrrash dhe e pamundur që të mblidhet në kohë të shkurtër. E njëjta gjë vlen për taksat e prapambetura. Sa i përket parave nga BE dhe atyre të fondit të shpëtimit të bankave – kanë bërë të ditur në Bruksel – nuk mund të pretendosh që të kesh fucinë plot dhe bashkëshortene  dehur. T’i thuash Europësh që nuk do të respektosh marrëveshjet e firmosura, duke i kërkuar në të njëjtën kohë para shtesë. Për të zhbllokuar paratë për bankat, vec të tjerash, nevojitet dakordësia e 19 parlamenteve të Eurozonës. Pëllumbat frenohen vec të tjerash edhe nga shqetësimet për korrikun dhe gushtin, kohë kur do të skadojë koha e pagimit të 7 miliardëve të tjerë borxhe, dhe kur qeverisë së Tsiprasit do i duhet të “gërvishtë fundin e fucisë” për t’i paguar.

Hipoteza e kompromisit

Në javët e ardhshme do të ketë përpjekje për gjetjen e një rrugëdaljeje. Duke i dhënë pak oksigjen Syrizas për të mbajtur premtimet, por duke provuar në të njëjtën kohë për t’i vënë fre në lidhje me temën e ristrukturimit të ekspozimit të Greqisë. Dyshja Tsipras-Pammenos nuk mund t’u thotë zgjedhjësve që nuk ka para për ndihmat, sepse i duhet të paguajë trojkën dhe bankat. Bëhet fjalë për të gjetur një pikëpjekje. Hipoteza më e mundshme është që ekzekutivi të pranojë të vërë në praktikë vetëm një pjesë, ndoshta shumë simbolike, të planit. Në fund ndërhyrjet më të dukshme (ato për dritat, shtëpinë, pagat minimale dhe kujdesin shëndetësor) kushtojnë “vetëm” 1.8 miliardë Euro. Kredidhënësit mund të bëjnë lëshim edhe gjashtë muaj të tjerë kohë, për të arritur një marrëveshje. Ndoshta duke e ulur pak stekën e raportit deficit/GDP që ka vendosur trojka, për të cliruar edhe ndonjë miliardësh tjetër për investimet. Me shpresën, në Athinë dhe Bruksel, që ekonomia greke do të ringrihet në këmbë, duke u dhuruar të gjithëve më shumë kohë dhe më shumë para për të mbajtur premtimet dhe respektuar marëveshjet.

La repubblica- bota.al

26 komente në “SYRIZA / Premtimet kushtojnë 11.5 miliardë euro. Në arka ka vetëm 4”

  1. Dr says:

    Duhet te bien ne dashuri kurva Europe me Tsipras.

    1. Pilo Lala says:

      Ky bente fushate, premtonte, sepse kujtonte se nuk do fitonte.
      Tani qe i varen trasten, po shtrengon sum..en, dhe kuptohet qe faturat do i kalojne Popullit Grek, qe kerkoi Parajsen me kete djaloshin romantik.
      Kaloi Muaji Mjaltit per kete cunakun, tani fillon dhimbja e kokes nga Faturat. Faturat nuk shlyhen me fjalime te bukura.

      1. sit .back. _and_ relaks says:

        nuk ka gershere te presi euro po mund te presi dhrahmi.

        1. Pilo Lala says:

          Kujdes kur te presi Dhrahmite, se mund te presi bilbilushin e tij.

    2. Kosovar says:

      I gjithe ballkani tash e disa dekada po vuan per shkak te kesaj kurves Greqi pasi kjo poj apsorbon gjithe fondet e bashkimit evropian dedikuar per ndihm ballkanit

  2. kris says:

    Sa shpejte e bene bilancin greket.Qeveria e sharlatanit akoma dhe sot nuk eshte ne gjendje te na jape nje pasqyre sa te thella jane gropat financiare te lena nga berisha,por vazhdon te zbuloje gropa.
    Akoma shqiptaret nuk dine sa eshte kostua e premtimeve elektorale per qeverine por dine mire sa do paguajne vet.
    Kjo qeveri me pionieret e Edvinit p o gezon torten e pushtetit dhe po ben dhurata per klanet e Edvinit duke mos lene therrime per popullin.Populli te kullosi syte ne fasadat qe lyen piktori dhe te gezohet me vrimat qe hapen.

    1. Pilo Lala says:

      Edvini te hapi syte, per greminen qe ishte zhytur Shteti Shqiptar.
      Te thuash te vetrteten qenka krim, ndersa ai qe te zbraz xhepat ty, dhe pasuron Familjen dhe gjithe Tropojanet, per te na mbajtur nen zgjedhe me dajak, do dali palare.
      Do ta shikoni ju Edin, sapo te kete Prokurori dhe Gjykata, si do abonohen familja e Berishes ne Gjykate, dhe pastaj tek Hani Rrogozhines.
      Por ti ishe i lumtur, se po fluturoje nen anijen kozmike te Berishes, qe po na conte ne fund te detit.

  3. Tupsi Rrupsi says:

    Te gjiha i gjen ne parlamentin grek,naziste(Agimi i Arte,partia e trete me e madhe ne Greqi),komuniste(,fashiste,rraciste…dhe nuk e kam fjalen per individe por per parti.

  4. redi says:

    Ta jap une zgjidhjen alex. Leji ruset te ndertojne nje baxe ushtarake dhe te japin 10 miliarde dollare…:)…;)

    1. Pilo Lala says:

      Greqia po ecen ne nje fushe te minuar.
      Po te jete ky plani i Alex-it, i ka bere gropen Greqise dhe Shqiperia do jete e perfituar, sepse kunderpesha e Rusise do investoje ne Shqiperi.

    2. Aleksander says:

      Greqia eshte vend anetar i Nato-s dhe ruset e dine sh. mire kete ndaj dhe i bene oferte disa miliardeshe Malit te zi ,por qe ky i fundit me burreri u tha JO.Veç te tjerash,Greqia ka perreth Turqine Bullgarine e Shqiperine,qe te gjitha vende anetare te Natos e gjeografikisht nuk ka nga ta luaje bythen.U ka mbetur vetem nje shteg,te shesin ishujt ,te vetmet asete qe mund t’i rimbushin arken bosh e te lajne edhe borxhet.

  5. A says:

    I themi sharlatanit EDI RAMA, per 1(NJE) DITE doli rezultati i zgjedhjeve ne Greqi, kurse ne Shqiperi duhen disa muaj. Per 3-4 DITE po dalin shperdorimet, borxhet, vjedhjet, detyrimet financiare ne Evro qe i ka lene qeverite e korruptuara Greke, qeverise aktuale te emruar keto dite te ALEXIS TSIPRAS.
    Kurse humbjet, borxhet, shperdorimet, vjedhjet qe na ka lene kular ne qafe taksapaguesit shqiptar mashtruesi, demagogu, hajduti, krimineli i Gerdecit dhe 21 Janarit 2011 dhe te tjera si keto deri me 23 QERSHOR 2013, SALI BERISHA, u bene 16-te muaj me qeverine aktuale te EDI RAMES dhe nuk po shohim asgje te sakte, konkrete ku jane humbjet financiare, vjedhjet dhe shperdorimet, por vetem fjale te pergjithshme, pra fjale boshe.
    Shoqeria shqiptare dhe taksapaguesi shqiptar duan pune, vepra dhe shkelesit e ligjit, hajdutet dhe shkaterruesit e ekonomise dhe financave shqiptare duhet te ishin dorezuar perpara ligjit.
    Veprimet, masat dhe reformat duan guxim dhe vetmohim, deri tani keto i takojne vetem popullit qe zbatojne ligjin dhe rregullat. EDI RAMA, erdhen zgjedhjet e QERSHORIT 2015 dhe nuk ke akoma rezultatet e duhura dhe te deshiruara. Tung.

    1. 1555 says:

      ik o pirdhu shpellar.

    2. Pilo Lala says:

      Kjo eshte Alenca e Zeze, qe eshte futur ne vrime te miut pas zgjedhjeve te 23 Qershorit.
      Keta i financoi Shkelzen Berisha te benin Aleance me Edi Ramen, qe ta minonin me vone.

  6. tfgs says:

    brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr…………….

  7. tomorri says:

    I themi ketij djali nga greqia te formoje dhe nje parti si e tij ne shqiperi,kushtet jane,korrupsioni po varferon perdite popullin,edi ,sala,iliri e kane hak burgun

    1. Pilo Lala says:

      Tomorr,
      Burgu aty eshte, por Gjykatat e Sales, nuk e fusin Shefin ne Burg.
      Megjithate Sala me familjen e ka zgjedhur Qeline…… nga dielli.
      Nuk kane nga shkojne, vec burgut. Nuk ka Nishan qe te behet kamikaz i Berishes.
      Shteti behet me ligje dhe rregulla, jo me gjelberim Lazarati, me Police Tropojane injorante, me hajdute Dritash dhe uji, dhe mbi te gjitha Hajdut Kutishe Votimi.

  8. Zef Kallami says:

    Kalaja e pushtuar nga brenda me tre konta.Jasht kalorsi inoksidabel Berisha qe e mberthen qeverin ndermjet dy zjarresh.
    Berisha ne fakt ka pushtetin ne dore me Liken,Llallen,Nishanin.Rames ia ka leshuar karrigen per tu ngrefosur i pushtetshem mbi te.Nga jeta reale Berisha me politiken qe ushtron ka gjithe vendin ne dore.Nji shkendije pjelle nga koka ky dhe e gjithe politika dhe shtypi vrapojne mbas per ta skjarue apo per ta zene ngusht nga dita ne dite e per muej te tane.Kjo asht loja e Berishes qe ia imponon kryesisht autobuzit mavi te merren me prockat e Berishes e te mos e ken mendjen tek punet e dites qeveritaret dhe premtimeve qe i shpalosen ne fushate.Te berit opozite ma te bukur se kjo nuk gjendet sot per sot.
    Rruga me efikase e qeverise do ishte,veprimi i pare: largimin nga postet Liken,Llallen,Nishanin.
    Veprimi i dyte:Arrestimi i Berishes me nji mije e njiqinde arsye ne shkeljen e ligjeve te shtetit e te rendit.
    Kjo faza e pare dhe me e domosdoshmja.Emergjentja.
    Me ta perfundue me sukses kete faze.Faza e dyte e treta dhe e katerta me radhe ecin per inerci sa mendja qeder na ka.
    Me perfundimin e ketyre fazave populli behet njesh me qeverin e rilindjes qe udhton me autobuzin mavi.
    E meriton Inoksidabel te quhet Berisha.Sepse askush nuk ia kendon kangen me partitur.

  9. gjeramadhi says:

    ky gazetari shume i trashe ,po pse ore per tre jave behen keto pune ,programi i qeverrise do nje mandat qe te arrije tre cerekun e premtimeve

  10. Emigrant says:

    Te beje edhe ky si Sala te genjeje tregateret te beje investime dhe mos ti jape kur te vije ndonje qeveri tjeter le tja jape ose te beje si te doje

  11. stili> says:

    E pse merziteni kaq shume ju se cdo beje Cipras se ku do i gjeje parate,,? Ka bijte e saj greqia qe jane patriote e ne dite te veshtire ndodhen prane si ky turko fagosi.Nuk komenton sot ky trapi qe na can koken se ku po katandiset Greqia e tij e dashur ,Tani tju lepije bythen edhe qenve turq ,e jo me te haje turq,,,,!Fute koken tek vendi e mer ere tgf se e meriton ,, Me ke merem dhe une varini Janullen ,,,,,,,,!

  12. r. th. says:

    Tsiprasi dukej pardje si nje 30 vjecar. Dje si nje 31 vjecar, sot si nje 32 vjecar, pas nje viti do duket si nje 65 vjecar.

  13. Autoktoni says:

    Do plasi refugjati i madh nga Greqia.Shteti Shqiptar te filloj te bej gati cadra e nevitore per refugjatet Grek se bashk me qent e rrugeve do dhjesin edhe greket,e do qelbet vendi,e do i dali nami e sdo thone me vjen era m..,po vjen era Grek. Ehhh ca do na shikojn syt

  14. Gregor says:

    A ka ndonje komentues te me thote me shifra se nga borxhi qe Greqia ka marre nga Europa, sa para reale shkojne ne favor te Greqise e qytetareve greke dhe sa, ne forme interesash, shkojnen perseri tek ata te cilet japin kete borxh?
    Kjo pyetje vlen edhe per ndonje gazetar qe mund te jete i mireinformuar per kete problem, se si fuksionon dhenia e borxheve per vende te ndryshme, pra SA EURO REALISHT SHKOJNE DIREKT NE RIMEKEMBJEN E EKONOMISE SE NJE VENDI?

  15. mulazimi. says:

    Sy (P) riza,(Cipras )eshte apsolut,sa me shpejt nje aleance me “Erdoganin” “Putinin” me ballaboksin Korean_Verior..dhe me Pekinin dhe I thote Evropes…na borxhin se ma shlyejne “miqte” dhe eben Evropen carcaf te haje veten si aktapodhi.
    te dija pak greqisht do ja sygjeroja kete mendim….

    Do jene te njerezishem ne qofte se ndokush mer persiper perkthimin ndoshta I shkon ne vesh..Cipras ti heqe komplet cipen “evropes’ me qumeshtin eprishur..te fla Mylazi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje