Evazioni i fundit i Greqisë

28 Janar 2015, 19:37Politika TEMA
Evazioni i fundit i Greqisë

Rezultati me më shumë dhimbje, por ndoshta edhe më i miri, do të ishte një dalje e detyruar e Greqisë nga eurozona, që do të shërbente si një paralajmërim dramatik për reformatorët e tjerë pa shkëlqim të Europës, për atë që u ndodh atyre vendeve të cilët i marrin leksionet e ekonomisë prej faqeve të editorialëve të Nju Jork Tajmsit. Vota për Tsiprasin dhe majtistët e tij radikalë është arratia e fundit e Greqisë nga realiteti. Zgjedhjet kanë pasoja. Grekët tani do të zbulojnë të tyret 

 

Nga Bret Stephens*

 

Sa herë që mendoj për Greqinë dhe ekonominë e saj, nuk mund të mos mendoj për historinë e mostrës së feçes.

Më falni që e nis me një shënim skatologjik, por ja një rrëfim shumë domethënës për një vend që, duke zgjedhur partinë radilkale të majtë Syriza fundjavën që kaloi, sapo votoi për ta fundosur veten në WC. Në vitin 2011, sipërmarrësi grek Fotis Antonopoulos dhe partnerët e tij vendosën të hapin OliveShop.com, një dyqan në internet i specializuar në produktet e vajit të ullirit.

Përpara se të fillonin biznesin, u duheshin dokumentat e nevojshëm. Siç rrëfehet nga gazeta greke e-Kathimerini, nevojiteshin autorizime nga zyra e taksave, autoritetet lokalë, departamenti i zjarrfikësve. Edhe banka, e cila këmbënguli që e gjithë faqja e internetit të ishte në greqisht – dhe vetëm në greqisht – pavarësisht përpjekjeve të Z. Antonopoulos për të shpjeguar se kishte ndërmend që t’ua shiste klientëve të huaj produktet e tij.

Më pas ishte radha e departamentit të shëndetit, i cili informoi Antonopoulosin se aksionerëve të kompanisë do u kërkohej të bënin radioskopi të gjiksit dhe, po po, analiza të mostrave të feçes. Greqia ka standarte, jo shaka.

OliveShop.com iu deshën dhjetë muaj për të marrë gjithë vulat, çertifikatat dhe firmat. Problemi me bankën u zgjidh vetëm kur Z. Antonopoulos preferoi të lidhet më mirë me PayPalin. Ndërsa rregjistrimi në Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA i kërkoi atij vetëm 24 orë dhe plotësimi brenda 5 minutave i një forme elektronike.

Historia e mostrës së feçes është një kujtesë e dobishme që, kur vjen fjala tek të kuptuarit e jetës ekonomike të një vendi, ia vlen që fillimisht të shohësh mikrobotën e tij. Siç është rrëfyer në faqet e shumicës së gazetave perëndimore, ekonomia e Greqisë matet më mirë me raportet e borxhit ndaj GDP-së (174.9% në vitin 2014), borxhit të jashtëm (ende më i lartë se 400 miliardë), interesat e bonove (9.3% për 10-vjeçaret) e kështu me radhë.

Këto janë të gjitha shifra të rëndësishme, gjithmonë duke supozuar që dini se si të nxirrni përfundimet e duhur. Por studimi i ekonomisë – kjo fjalë buron nga grekja oikos, që do të thotë “shtëpi” plus nemein, që do të thotë “menaxho”, për të formuar fjalën oikomania, apo “menaxhimi i shtëpisë” – duhet të fillojë që nga bazat. Si për shembull: Cfarë duhet për të nisur një biznes në Greqi? Cfarë duhet vetëm për të mbijetuar?

Historia e OliveShop është një rast studimor për atë që nevojitet për të nisur ligjërisht një biznes. Megjithatë, i gjithë qëllimi i këtyre “postblloqeve” të veçantë rregullatorë është të krijohen mundësi për të “grasatuar” burokrarët me një fakellaki – fjala greke për zarf – që të mundëson marrjen e çertifikatës së nevojshme, apo kontratën qeveritare, apo takimin në kohë me mjekun. Kur intervistova udhëheqësin e Syrizas, Alexis Tsipras, në Nju Jork dy vjet më parë, pyetja e parë që ai më bëri ishte: “Këtu në SHBA, përse ju nuk e keni këtë fenomenin e dhënies së parave nën tryezë?”

Përgjigja ime ishte që ke më pak gjasa të marrësh rryshfet, nëse mundesh që të fitosh në mënyrë të ndershme: Kapitalizmi është e vetmja kurë për korrupsionin. Tsiprasi më kundërshtoi, duke më thënë që nevojitej një “revolucion i ndërgjegjes”. Pastë fat!

Realiteti i Greqisë – me të cilin tani përballet dhe Tsiprasi – është se ky vend ka vite të tërë që bën gjoja ekonomikisht. Shteti ofron sigurim shëndetësor kombëtar: më pas, njerëzit paguajnë rryshfet me qëllim që të marrin trajtimin. Shteti vendos taksa të ngurta me qëllim që të përmbushë angazhimet që ka marrë para Brukselit, apo kërkesat e FOM-së: më pas njerëzit gjejnë mënyra se si të shmangin taksat. Shteti bën shfaqje të paparë, duke ruajtur një arkitekturë rregullatore të klasit botëror: Rregullat shmangen përmes rryshfetit, shtrembërimit në raportim dhe marifeteve të tjerë.

Si mbijetojnë njerëzit? Ata mashtrojnë. Dhe mashtrimi është më pak aktakuzë morale për mashtruesit individualisht, apo karakterin e grekëve në përgjithësi, se sa një akuzë e fortë për një sistem që nuk u jep njerëzve normale asnjë zgjidhje tjetër të mirë, nëse duan të mbijetojnë.

Margaret Thatcher dikur ka thënë se problemi me socializmin është se me kalimin e kohës të mbarojnë paratë e të tjerëve. Për Greqinë koha që kaloi ishte shumë e gjatë, përderisa gjithmonë gjeti një mënyrë për të shpenzuar paratë e të tjerëve: paratë e Uashingtonit, pasi Doktrina Truman u shpall në vitin 1947; paratë e Brukselit, pasi u fut në Komunitetin Europian në vitin 1981; paratë e Frankfurtit pasi hyri duke mashtruar në Eurozonë në vitin 2001; paratë e Berlinit, pas fillimit të krizës së euros në vitin 2010.

Tani, më në fund loja mund të ketë mbaruar. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka bërë të qartë se nuk do e lejojë Athinën që të negociojë kushtet e paketës së shpëtimit, gjë që Tsiprasi e kishte shpresuar gjatë gjithë kohës duke besuar se BE nuk do e linte Greqinë të falimentonte. Bast i keq.

Tsiprasit tani do i duhet të zgjedhë mes përkuljes para kërkesave të atyre që e paguajnë, dyfishimit të bastit mbi socializmin, gjetjes së një tjetër shpëtimtari (ndoshta Kina, përderisa Rusia nuk është më e disponueshme), apo zbulimit me vonesë të vlerave që kanë tregjet e lirë, të cilët lejojnë që sundimi i ligjit të hedhë rrënjë.

Hamendësimi im është që Tsiprasi do të gjejë një rrugë për të shpëtuar fytyrën, dhe Greqia do të vazhdojë të zvarritet. Rezultati me më shumë dhimbje, por ndoshta edhe më i miri, do të ishte një dalje e detyruar e Greqisë nga eurozona, që do të shërbente si një paralajmërim dramatik për reformatorët e tjerë pa shkëlqim të Europës, për atë që u ndodh atyre vendeve të cilët i marrin leksionet e ekonomisë prej faqeve të editorialëve të Nju Jork Tajmsit.

Vota për Tsiprasin dhe majtistët e tij radikalë është arratia e fundit e Greqisë nga realiteti. Zgjedhjet kanë pasoja. Grekët tani do të zbulojnë të tyret.

*The Wall Street Journal

Përkthimi: E.Gjinaj

35 komente në “Evazioni i fundit i Greqisë”

  1. Pilo Lala says:

    Problemi eshte qe Greqia ne kete moment nuk ka nevoje per “nje djale te mire” ne krye te Shtetit.
    Ka nevoje per nje karrierist qe e do Greqine, nje Kirurg, qe nuk pyet sa dhembje po te shkakton, por qe e di qe do te sheroje.

    1. zef says:

      Një Greqi borxhesh dhe shkatërrimi e falimentimi ekonomiko-politiko-financiar!? Do ta rregullojnë ato që këndojnë “bella ciao”?

    2. karl zais jena says:

      PILOOOO…NE KOMENTET E TUA UNE SHPESH GJEJ VETVETEN.POR KESAJ RRADHE TE SHOF BRENDA….GREQIA I KA KUSHTUAR SHUME ANGLO AMERIKANEVE.QYSH MBAS LUFTE INVESTUAN EDHE PER CAMET……POR GREKET .DOLI QE JANE POPULL KORRAK.,PRANDAJ DO TI KUSHTOJE SHTRENJTE……PER TE VETMEN ARSYE SEPSE KANE NGRENE SHUME INVESTIME AMERIKOANGLOEUROPIANE.!!!!!

    3. fotis says:

      e gjithe greqia eshte nje MASHTRIM e bazuar tek genjeshtrat si pas ardhes te greke te lashte…DO BIE SI KESHTJELLE RERE
      p,s ai muhabeti i mutit per analize eshte e vertete kur isha per nje kurs te gjuhes greke para 10 vjetesh edhe si student ma kerkuan kete budallik edhe pse do rrija 3 muaj ne selanik..hahha wc

  2. Kico says:

    Tani le te presim komentet e jevgjiteve; se sa “shume” kane bere per HELLASS-in e se si fajin e ka Gjermania….

    1. Albani says:

      Popullit i duhet nie qeveri qe te punoie per ate,dhe io per interesat e tregieve dhe bankave(piramida)nderkombetare.
      Greqia sapo ka zgiedhur nie qeveri per popullin,se me ate qe kishte po shkonin ne maksimumin e katastrofes.
      Greqia zgiodhi nie qeveri e cila do ti kundervihet atyre qe thone qe rritia ekonomike kalon neper politikat e kursimit,varferise dhe shtrengimit te rripit,kio politike e tkur dhe e rrenon ekonomine dhe qe u provua praktikisht,por qe marionetat e berlinit nuk e kuptonin.
      Qeveria e re Greke eshte pro menyres amerikane te zgiidhies,e cila beri qe Amerika dy viet pas krizes se sai ekonomike te kete rritie prei 3%.
      Politika amerikane ishte aio e shtimit te parase ne treg,dhe io e heqies se parase nga tregu,ata hodhen ne treg tre miie miliarde dollare,dhe rezultati u pa.
      Pritshmeria e fitores se Cipras,beri qe baronet e financave evropiane te ndryshoine kursin,ata moren vendimin e shtimit sasior te euros prei tre miie miliarde euro,te cilat do te hidhen ne tregun evropian nepermiet bankave.keto para priten te vene ne levizie motorret e ekonomise io vetem Greke,por evropiane.
      Qeveria Greke eshte giithashtu kunder privatizimeve te sektoreve strategiike te ekonomise,ata duan qe ekonomia te kete karakter publik dhe te mos iene ne duar te personave apo monopoleve vendase apo te huaia.
      Pra Greket zgiodhen nie qeveri te popullit,po ne ne Shqiperi kur do ta kemi nie qeveri tonen,io vegel te pazareve financiare nderkombetare,io vegel te krimit dhe korrupsionit,kur do ta kemi nie qeveri dhe nie shtet tonin me te giitha ai c’permban,nie qeveri ku pasurite e shtetit tua ktheie popullit,sepse qeverite e deritanishme kane qene dhe iane
      VEGLA tE MONOPOLEVE,tE PIRAMIDAVE FINANCIARE NDERKOMBEtARE,KU C’DO SEKtOR I EKONOMISE,FABRIKE,IMPORt,EKSPORt,SHENDEtESI,ARESIM,(ku dhe librat paguhen nga fukareite 6-viecare)UNIVERSItEtE,MINIERA,HIDROCENtRALE,HIDROKARBURE,MALE,LUMENI,FUSHA,GURE,LIVADHE,KODRA IANE PRIVAtEZUAR DHE U SIELLIN FItIME VEtEM PADRONEVE VENDAS DHE tE HUAI,CIPRAS PRA DO tU KtHEIE GREQINE GREKERVE,PO NE KUSH DO tE NA E KtHEIE SHQIPERINE QE ESHtE BERE CIFLIGU I NIE GRUSHtI NIEREZISH.
      KEtA PERSA I PERKEt ANES EKONOMIKE, N.q.s.doni te komentoime nen prizmin qe te shpresoime qe Grekeve mire tu behet,sepse iane raciste dhe shoviniste kundreit nesh,aio eshte ceshtie tieter dhe une iam i flakte per ceshtie te interesit kombetar,por n.q.s.mendoni qe nga shkaterrimi ekonomik i Greqise do te dalim ne Shqipetaret te fituar ne ceshtie te ndryshme….GABOHENI RENDE.me falni qe ne kete shkrim mungon germa pas H-se.

  3. karl zais jena says:

    PUNE KORRAKEESH,VARI KARIN……POR PER SHQIPTARTET QE JANE ATJE NJE KESHILLE KISHA NESE ME LEJOJNE:::::::MERNI PARET QE KENI NE BANKA DHE HIKNI NGA ATY !!!!
    NESE PRASI(KORRAKU)NUK I BINDET CIAS……….GRAQIA SHKON NE LUFTE CIVILE…

  4. Arber Iliri says:

    O Cipras mere dhe lexoje 3 here ne dite kete artikull.Mbase te ben mire.

  5. turkofagos mor bythqir peloponezi e degjon se cthone per heleniken tende o kurvicke interneti? says:

    ec e thuaja ben bilushit qe mezi priste fitoren e qiprasit se kujton trapi se bota eshte akoma ne vitet 1700 kur gjerat zgjidheshin me revolucione

  6. prifti says:

    Nje mendim qe mund te vinte vetem nga nje anglosaksone – problemi i sacializmit eshte qe me kalimin e kohes te mbarojne parate e te tjereve – gjynah qe shqiptaret jane te detyruar te mbeshtesin te majten vetem se ne krye te se djathtes ishte dhe eshte nje kafshe.

  7. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    “…për një vend që, duke zgjedhur partinë radilkale të majtë Syriza fundjavën që kaloi, sapo votoi për ta fundosur veten në WC.”
    Ahahahaa, sa e forte! Somebody please flush the toilet NOW!

  8. Zigur Qarri says:

    Jo,jo,te fundosi veten ne WC mutofagos me djepin e Dhimutokracise?!
    E majta duhet te hakmerret per padrejtesite historike bere nga monarkistet
    dhe te djathtet ndaj tyre.Komunizem.Shtetezoni gjithshka dhe SYRIZA mbijeton politikisht 40 vjet.

  9. Klimax says:

    The Wall Street Journal paska “harruar” qe presidenti republikan dhe anti-socialisti i betuar Bush, ne vitin 2008, ne krizen e tmerrshme finananciare te SHBA-ve, brenda nje nate dhe per here te pare ne historine amerikane shtetezoj sistemin bankar te SHBA-ve!!!! Kur kerkon qe te shpetosh nga vdekja, ideologjia eshte e fundit qe mund te te vij ne mendje!
    Mos harrojme gjithashtu se vendet skandinave me ekonomite nga me te fuqishmet dhe me me stabilitet ne bote si dhe me sistemin social nga me te avancuarat dhe me te suksesshmet, kane ne anen tjeter burokracine dhe korrupsionin me minimal te botes! Sigurisht qe keto vende recetat politike te konservatores Thatcher i kane hedhur ne koshin e plehrave.

    1. bombastic says:

      o pall ,as edhe nje shtetezim ska bo Bushi! beil out eshte tjter gje ,bankropcy eshte tjeter gje !qeveria amerikane ka vetem fedral reserve edhe ajo eshte e pavarur !

    2. Albani says:

      Popullit i duhet nie qeveri qe te punoie per ate,dhe io per interesat e tregieve dhe bankave(piramida)nderkombetare.
      Greqia sapo ka zgiedhur nie qeveri per popullin,se me ate qe kishte po shkonin ne maksimumin e katastrofes.
      Greqia zgiodhi nie qeveri e cila do ti kundervihet atyre qe thone qe rritia ekonomike kalon neper politikat e kursimit,varferise dhe shtrengimit te rripit,kio politike e tkur dhe e rrenon ekonomine dhe qe u provua praktikisht,por qe marionetat e berlinit nuk e kuptonin.
      Qeveria e re Greke eshte pro menyres amerikane te zgiidhies,e cila beri qe Amerika dy viet pas krizes se sai ekonomike te kete rritie prei 3%.
      Politika amerikane ishte aio e shtimit te parase ne treg,dhe io e heqies se parase nga tregu,ata hodhen ne treg tre miie miliarde dollare,dhe rezultati u pa.
      Pritshmeria e fitores se Cipras,beri qe baronet e financave evropiane te ndryshoine kursin,ata moren vendimin e shtimit sasior te euros prei tre miie miliarde euro,te cilat do te hidhen ne tregun evropian nepermiet bankave.keto para priten te vene ne levizie motorret e ekonomise io vetem Greke,por evropiane.
      Qeveria Greke eshte giithashtu kunder privatizimeve te sektoreve strategiike te ekonomise,ata duan qe ekonomia te kete karakter publik dhe te mos iene ne duar te personave apo monopoleve vendase apo te huaia.
      Pra Greket zgiodhen nie qeveri te popullit,po ne ne Shqiperi kur do ta kemi nie qeveri tonen,io vegel te pazareve financiare nderkombetare,io vegel te krimit dhe korrupsionit,kur do ta kemi nie qeveri dhe nie shtet tonin me te giitha ai c’permban,nie qeveri ku pasurite e shtetit tua ktheie popullit,sepse qeverite e deritanishme kane qene dhe iane
      VEGLA tE MONOPOLEVE,tE PIRAMIDAVE FINANCIARE NDERKOMBEtARE,KU C’DO SEKtOR I EKONOMISE,FABRIKE,IMPORt,EKSPORt,SHENDEtESI,ARESIM,(ku dhe librat paguhen nga fukareite 6-viecare)UNIVERSItEtE,MINIERA,HIDROCENtRALE,HIDROKARBURE,MALE,LUMENI,FUSHA,GURE,LIVADHE,KODRA IANE PRIVAtEZUAR DHE U SIELLIN FItIME VEtEM PADRONEVE VENDAS DHE tE HUAI,CIPRAS PRA DO tU KtHEIE GREQINE GREKERVE,PO NE KUSH DO tE NA E KtHEIE SHQIPERINE QE ESHtE BERE CIFLIGU I NIE GRUSHtI NIEREZISH.
      KEtA PERSA I PERKEt ANES EKONOMIKE, N.q.s.doni te komentoime nen prizmin qe te shpresoime qe Grekeve mire tu behet,sepse iane raciste dhe shoviniste kundreit nesh,aio eshte ceshtie tieter dhe une iam i flakte per ceshtie te interesit kombetar,por n.q.s.mendoni qe nga shkaterrimi ekonomik i Greqise do te dalim ne Shqipetaret te fituar ne ceshtie te ndryshme….GABOHENI RENDE.me falni qe ne kete shkrim mungon germa pas H-se.

  10. Mallakastrioti says:

    @@ Shkrimi eshte REAL, ne Shqipetaret e dime dhe e kemi Provuar:”Socjalizmit” qe Ndertonim me “Forcat e veta” pasi u mbaruan Parate dhe Ndihmat nga Kina..mbetem si peshku pa Uje…Shkurt greqia eshte si Shqiperia ne fundin e viteve 80-ta…vetem se ka nje Ndryshim:Shqipetaret kishin forca per te Punuar Argate ne greqi dhe Itali e gjetke..Greket e rinje, rrine gjithe diten ne Kafene me nje “Vrape”, dhe presin nga qielli..lol

  11. Ideali_majtist says:

    Kapitalizmi bazohet ne gjetjen e tregjeve te reja per te konsumuar mbi-prodhimin qe krijohet dhe te per pasuruar pakicen. Nuk eshte rastesi qe ne bote zhvillohen kaq shume luftera sot, per te shitur prodhimet, per te shitur armet, per te shkaterruar ato ndertime qe ekzistojne ne menyre qe me pas te shiten ndertime dhe mallra te tjera…

    kesaj i kundevihet e majta e vertete, qe kalon nga spektra nga me afer te djathtes deri ne ekstremet komuniste.

    Ideali majtist u godit ne rradhe te pare nga Stalini duke pretenduar te ndertohet socializmi vetem ne nje shtet. Kjo solli burokratizimin, ndarjen e partise nga populli, ngritjen e strukturave te sigurimit, burgosjet politike etj… nqs komunizmi do kishte ndjekur linjen e Trockit ndoshta do kishte tjeter zhvillim historie… Por sidoqofte si e majta dhe e djathta jane dy linja qe mund te korruptohen shume kollaj dhe te shfrytezohen nga nje grusht njerezish. Ndaj ne rradhe te pare duhet te ndryshoje botekuptimi njerezor me pas linjat politike

  12. juli says:

    Ajo qe eshte ironike ne kete forum lidhur me ceshtjen e zgjedhjeve ne greqi eshte se ata qe jane kunder cipres,dikushe me argumente dhe me fakte te qarta qe tregojne se kjo do jete ne dem te popullit grek
    Dhe disa te tjere qe vetem shprehin vetem nje urrjetje per cdo gje qe lidhet me fjalen grek(ky eshte nje idiotellek ) ne thelb jane per te miren e greqise
    Une hyje ne kateorine e pare. Per mua greqia nuk duhet te hyje ne nje aventure,per mua greqia duhet te vazhdoje reformat dhe te jete e lidhure ngushte me europen , pasi nje greqi europiane eshte nje faktore paqesore ne ballkanin e trazuare
    Por ekzistone nje pjese tjeter ne forum qe gjoja quhen minoritare dhe qe nga pikpamjet qe kane i afrohet shume kategorise se dyte qe permenda me larte
    Per ta ka rendesi greqia dhe se kush qeverise ne te s ka rendesi edhe Agimi i arte te vi ne pushtet keta perseri do thone bravo dhe sa krenare qe jemi!!!
    Gjithashtu kam vene re se keta urrejne cdo gje qe ka te beje me fjalen shqiperi,ashtu sic bene edhe ajo kategoria e dyte qe permena me larte me fjalen grek(si bashkohen ekstremet)
    Por do tju beja nje pyetje?
    Mire te huajte qe sipas jush nuk uan te miren e greqise kur flasin per Cipren,
    po forcat e tjera politike greke ND PASOK POTAMI DIMAR qe thone lidhje te ngushte me europrn dhe vazhdim te reformave dhe rreth 40%e popullit grek qe votuan per keto forca c fare jane nuk jan grek !
    Une kam mendimin se keta jane me patriote te vertete nga sharlatani Cipra

    Ne amerike nuk u be asnje shtetezim banke
    Banka federaleqendrore furnizoi me sasira dollaresh te tera bankat qe kishinin problem,dhe keto para shteti i mori pas menjehere pas stabilizimit bankare
    Dhe e dyta te krahesosh modelin socialdemokrate te vendeve nordike me me modelin e bananes se cipres eshte njelloj si te thuashe qe komunizmi i shqiperise ishte i njejte me ate kinez ?

    1. safo says:

      Per saktesim, Amerika i furnizoi bankat me para dhe u be aksionere ne ate mase qe kontriboi per ti shpetuar ato, dmth aksionerja me paketen kontrolluse (lexo: Wall Street humiliated by nationalisation of banks http://www.independent.co.uk/news/business/news/wall-street-humiliated-by-nationalisation-of-banks-961397.html).
      Kjo dmth qe fitimet e bankave ndahen jo vetem midis aksionereve private, por edhe shteti merr pjesen e saj, ne rastin e Amerikes pjesen kryesore. Krejt e kunderta ka ndodhur ne Greqi, parate e marra borxh ju dhane bangave kurse borxhi i ngeli shtetit, por shteti nuk merr asnje euro nga fitimet e bangave. Kete model e refuzoi Islanda, po ashtu ne Irlande borxhi i bangave nuk u be borxh i shtetit.
      Por sidoqofte diskutimet rreth Greqise jane me se te kota, vete greket as qe duan ta dine se cfare mendojne shqiptaret me nivel informacioni 0. Ata me rruge demokratike kane refuzuar politiken liberale qe pasuron me shume te pasurit dhe varferon pjesen tjeter te popullsise, prandaj ka te majte dhe te djathte ne spektrin e politikes europiane dhe parlamentin Europian. Disa shqiptare kane idene se qeveria e re greke po vendos socializmim! Ky eshte nje konceptim idiot ashtu si dhe ai qe ka shkruar nje artikull te tille.Por kjo eshte bukuria e demokracise , do degjojme se c’thone idiotet dhe apologjetet e kapitalit. Vete Obama ka te njejtin perfytyrim me Cipren se si duhet te zhvillohet Greqia, duke i dhene perparesi jo politikes se kursimeve, por rritjes ekonomike.

      Modeli i vendeve nordike eshte ai drejt te cilit duhet te shkoje Europa dhe shqiptaret ne vend qe tu “qajne” hallin grekeve te shohin se pari nivelin e varferise ne shqiperi.
      Bejme mire te shohin problemet tona, qe nuk kemi bere asnjehere zgjedhje pa kontestim dhe muaj te tere protestash (duke krahesuar me 4-5 ore qe Samara pranoi humbjen), por qe megjithate kjo nuk i pengon disa te krijojne pasuri mitike ne kurriz te pjeses tjeter te popullsise.

      1. Pelasgian says:

        Pak a shume ti ke te drejte por vendet Nordike kan nje sistem social te sukseshem fale Naftes , Super Taksave etj etj .

        Sic ka shkrujt IdealistiMajtist te gjithe krahet (te majte , te djathte e “centriste”) korruptohen nga nga njerzit qe kan para .

        Kur ata pak njerez te kuptojne qe “grumbullimi i stermadh i parave”

        nuk i ben mire as tyre dhe as ekonomise se nje vendi atehere do te kemi nje shoqeri me te drejte ne kte bote legene ku 1% e popullsise boterore ka 99% e pasurise boterore .

        PS – Te vjen te dhjesesh kur lexon qe “Kapitalizmi na qenka antivirusi i korrupsionit” . Ndoshta eshte NXITESI me i madh i tij !

    2. Albani says:

      SAMARASI DHE PASOKU IANE AtA QE I SHERBEINE KLASES SUPER tE PASUR,LIStES LA-GARD DHE KUSHEDI SE SA LIStAVE tE tIERA,IANE AtA QE FAVORIZOINE PRIVAtIZIMEt DERI DHE tE ‘DEI’PER LEVERDINE E NIE GRUSHtI NIEREZISH tE MBRENDSHEM APO tE IASHtEM.

  13. heretiku says:

    Ky djaloshi, partia e te cilit fitoi zgjedhjet, eshte hera e pare qe qeveris, pra menyra se si do te procedoje ne qeverisjen e vendit eshte nje rebus, diçka e panjohur. Por ajo qe dihet eshte se Greqia ka nje borxh te hatashem, te brendshem dhe te jashtem, gje qe ka sjelle probleme te medha ekonomike, sociale, politike. Kushdo qe te vinte ne krye te qeverise, pas zgjedhjeve, i majte apo i djathte, do te kete te beje me kete “mal” te larte per tu kapercyer. Dy dhe dy bejne kater, per te majtet, per te djathtet, per ekstremet e tyre e keshtu me rradhe. Gjithshka eshte per tu pare se si do performoje qeveria e re.

  14. Sala says:

    Bret Stephens, një konglomerat skatologjik, që ngado që ta kapësh bie erë, sepse lëpin bythën e boss-ëve të tij, për kockat që i hedhin…! Kjo vlen dhe për “gazetarët” e TEMËS, që kërkojnë nga mëngjesi në darkë, për të gjetur shkrimet sa më negative për Greqinë, në mënyrë që të vazhdojë të ushqehet me … “skatologji” (ose shqip: mutologji…)

    1. katharsis says:

      Thuaje qarte qe fjala skatologji vjen nga greqishtja skata qe do te thote mut ne shqip.
      Ky artikulli shkrues e din nje fakt te tille apo jo ? se pervec fjales skatologji gjithe terminologjia e shkencave boterore eshte ne greqisht ?
      Cjeni ju komentues qe flisni e flisni gjithe mllef kunder Greqise ,ku e gjeni te drejten kur per vete kjo Shqiperia jone eshte e zhytur ne skata – MUT , e jo vetem territori por edhe ndergjegja , psikologjia e mentaliteti por edhe fytyra e qeveritareve dhe e njerezve jane te ndertuara e te sperkatura e deri diku te lyera nga fillim e deri ne fund me skata – MUT.

      1. tourkofagos aderfara says:

        te ngeli muti ne goje oooo karthithis

  15. Mendimi im says:

    Ky eshte shkrim I porositur,Duket qarte.Kush do e kupton, kush nuk do ……

  16. Bess says:

    Eshte per te ardhur keq qe ne kete moshe ( 41) te kesh keto mendime. E di perse ka fituar çmim ky tipi ( bret stephens). Sepse qenka gje e keqe dhe solli çorganizim sepse USA hoqi dore nga roli i saj “world’s policeman”. Prandaj kudo ka dale problemi qe per çdo studim apo botim duhen dhene te detyrimisht edhe sponsorat

  17. Don says:

    Haha filluan te merren me autorin keta te ideologjise se “punes me forcat e veta, kunder imperializmit amerikan”. Po c’merreni me Stephensin mo, merruni me ato qe thote. E nese nuk ju pelqejne kundershtoni ato gjera. KOnspiracioniste qe shihni gjithmone armikun prapa perdes

  18. Pacienti says:

    Sa shume qe merremi edhe ne me problemet e komshiut, 100 komente ketu…

  19. Sala says:

    I dashur “Don”, merremi me autorin dhe jo me “shkrimin” e tij (shkrim i thënçin), sepse shkrimi bie erë haleje dhe nuk mund t’i afrohesh…(?!)

  20. Etem Pasha says:

    Ajo puna e analizen se mutit eshe e gjetur. Grekerve ne kete rast i shkon pershtat proverbi: Kush te dhjet te do te miren dhe kur je i dhjere mos e ngri koken.

  21. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    Hej, Pel asgane, po te ishe ti ne ate 1%in me siguri do e shperndaje 99% te pasurise tek te tjeret!!! Si ti si ai ideali_majtist niseni nga koncepti qe te gjithe jane te barabarte. Gjindje pa shkolle, nuk ju vehet faj!
    Po nuk jane pra te gjithe te barabarte, akoma nuk e keni marre vesh?! Kur natyra i krijoi qeniet e gjalla nuk u dha te gjithave te njejtat veti e cilesi. Edhe njerezit jane te ndryshem. Dikush me inteligjent e dikush me pak, dikush me krijues e dikush tjeter me pak. Nqs dikush i ka aftesite te ece para e te pasurohet cfare te pengon ty te bejsh te njejten?
    Edhe qe te jesh i sigurte, sipas perqindjes te te ardhurave, nje i pasur dhuron shume me teper se ti. Ne fakt, kur ka qene hera e fundit qe t’i ke dhuru dicka? Asnjehere ma merr mendja. Ja pra qe te pasurit jane me socialiste (te majte) se ti e ai ideali te marre bashke!

  22. bajram says:

    Tsipras e fitoi tashme “Topin e Arte” te borxhit te Greqise.I mbetet qe ta shlyeje ate dhe ai tashme ka deklaruar se do te jete nje shlyes i rregullt.Tani varet se sa do te zgjase durimi i kreditoreve per t’ia zgjatur afatin dates se kthimit te borxhit.Nuk eshte vetem Gjermania apo Finlanda,qe dihet jane kreditoret me te medhenj te borxhit te Greqise,por ka edhe te tjere si Franca,Italia,Spanja e Portugalia qe mezi presin t’iu kthehen borxhet e marra nga Greqia se i duan per vehten e tyre meqenese kane hyre ne krize edhe ata.Vemendja e shqiptareve duhet drejtuar se si te zhbejme ate qe firmosi me Greqine kryetari opozites se sotme shqiptare Lulzim Basha,duke i dhuruar Greqise “Detin Jon” ne mes te dites ne kryeministrine e Shqiperise,ne prani te mediave shqiptare dhe te atyre greke,por dhe te gjithe shqiptareve brenda e jashte Shqiperise,pa asnje kundershti,pa bere as cak e as bam,sikur po i “falte” detin e lene trashegim nga i ati apo sikur ta kishte prone te veten.Kete litar siper varrit na e la “barre” tashme Sali Berisha me idhullin e tij per kryetar,dhe duhet nje jete e tere ta heqim nga qafa kete “kular ndyresire” sikur t’i kishim pak ato halle qe kemi te trasheguara nga e kaluara me greket.Tsipras me fort se paraardhesit e tij kerkon tashme qe te perfundohet konkretizimi i kesaj marreveshjeje duke i vene fre Gjykates Kushtetuese te Shqiperise sikur te ishte e Greqise.Mbi te gjitha ai ka dale hapur me kercenime se do te ndeshkoje Shqiperine ne rrugetimin e saj drejt anetaresimit ne BE duke i kthyer marredheniet per t’i bere ato te kushtezuara,sikurse kane bere paraardhesit e tij me Maqedonine per emrin e shtetit.

  23. arjan says:

    Mos u lodhni me Ciprasin, nje komunist si ata te “thekuritë kohes se E.Hoxhes. Nga Greqia mos prisni asnje te mire. E vetmja e mire qe duhet te marri qeveria dhe politika eshte te bejne c’mos qe kur votohet ,rezultatet te dalin ashtu sic dalin dhe atje ne kohe rekord te tjerat le te mbyten ne mu….tin e vet greket.C’fare mbjedh do korresh. Greket mbollen Komunizem, komunizem do korrin

  24. mirditori says:

    Greqia te shkoje ne gop te s’ames , perhere e kan lujt si kurvat lojen duke i kthy bythen here Evropes here Amerikes tani e ka rradhen Kina ose Rusia,politike mije-vjecare qe i ka dhane mbijetesen atij shteti kurve i popollume nga vllahe shqipetare turq pseudo-maqedonas dhe do me behej qefi te zduket edhe nga harta ,,,, Rrofshin Shqipetaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje