Rrëfehet kapobanda e trafikut të kokainës, refuzon rolin e bashkëpunëtorit

28 Janar 2015, 16:03Politika TEMA

Ilir Hyseni, i dyshuar si një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të kokainës e cila përpunohej në Xibrakë të Elbasanit, ka pranuar aktivitetin e tij kriminal.

Hetuesit thanë për Vizion Plus se 47-vjeçari me precedentë penalë dhe në Kanada nuk ka ankimuar masën e sigurimit, por nga ana tjetër nuk pranon të ketë njohje me asnjë nga të arrestuarit e tjerë të operacionit Xibraka.

Burime pranë prokurorisë thanë se Hyseni ka thënë për hetuesit se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit, duke kërkuar kështu mosngritjen e akuzave si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Nga ana tjetër Hyseni ka pranuar aktivitetin e tij në shpërndarjen e lëndës narkotike.

Kjo, pas arrestit në flagrancë, ku u sekuestruan rreth 20 kilogramë kokainë e pastër.

Për 47- vjecarin prokuroria ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, por Hyseni nuk ka pranuar, duke marrë përsipër përgjegjësinë e tij në aktivitetin kriminal dhe mos dhënë detaje të tjera lidhur me financimin e rrjetit i cili dyshohet se vinte nga Amerika e Jugut.

Për operacionin krahas Genci Xhixhës dhe Pranvera Ebeling, policia ka shpallur dhe një tjetër person në kërkim, identiteti i të cilit mbahet ende i fshehur për shkak të sekretit hetimor.

5 komente në “Rrëfehet kapobanda e trafikut të kokainës, refuzon rolin e bashkëpunëtorit”

  1. karabandill bolekarmadhi says:

    nje bie(n burg)
    mijra ngrihen(shesin drog)
    hhaaa haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!
    tha Pal Vata…..

  2. Zef Kallami says:

    Nji bie e mijra ngrihen” e ka than ish sekretari i Dukagjinit e ma vone i Shkodres,Mark Ndou.
    Ndersa Pal Vata ne takim me E.Hoxhen.Enveri diplomatikisht i tha per te marre pershendetjen sic e merrte zakonisht nga cdo njeri qe bashkbisedonte,iu drejtue Palit.
    Enveri – Shoku Pal,u plakme.
    Pali,aty per aty – Plake e marue krejt.
    Ketu ka ngec xhaxhi.Nga nji pergjigje e pa paparashikushme edhe nga cfletimi i gjithe literatures M-L. ne prani te njeri tjetrit,kuvend burrash.
    Enveri ka prit ti japin zemer.Po pali i pa formuar ideologjikisht me partishmeri M-L.Ia ka shpreh burrnish rrealitetin pa lajka.

    1. Pilo Lala says:

      E degjuat ju kete bisede?
      Gjithe keta te “mencur” qe keni pasur ne Dukagjin?

      1. Prec Ulaj says:

        Kete bisede e ka degjuar Berisha, sepse mbante uturakun kudo qe shkonte Enveri.
        Akoma ju del ne gjume Enveri, se nuk i linte te vidhnin energjine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje