Policia e Shtetit zbarkon në Greqi, dyshohet se aty strehohet edhe "Carlosi"

28 Janar 2015, 17:28Politika TEMA

Zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit i drejtohen autoriteteve greke, duke kërkuar informacion të detajuar për hyrje daljet e shtetasve kolumbian të arrestuar në Xibrakë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Sipas ABC News, drejt Selanikut në Greqi kanë shkuar zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, bashkë me drejtorin e krimit të organizuar dhe atë të antitrafikut për tu njohur me lëvizxjet e kolumbianëve dhe bashkpëunëtorëve në shtetin fqinjë.

Burimet thonë se dy kolumbianët e arrestuar në Shqipëri, Cesar Avila dhe Walter Moreno dyshohet se kanë bashkpëunëtoret e tyre në Greqi, ku njëri prej të dyshuarve i identifikuar tashmë nga policia ka hyrë brenda territorit shqiptar disa herë.

Hyrja e tij e fundit rezulton me datë 8 nëntor, ditën kur në territorin shqiptar kanë hyrë edhe dy kolumbianët e arrestuar dhe disa ditë më pas është kthyer përsëri në Greqi.

Përveç këtij emri tashmë të identifikuar, policia dyshon se edhe “Carlosi” i identifikuar nga të arrestuarit, jeton dhe banon në Greqi.

Për këtë fakt, drejtuesit e policisë kërkojnë nga homologët e tyre në Selanik informacione për rrjetin e tyre.

Ndërkohë, hetuesit thonë se gjatë vëzhgimeve të policisë në asnjë rast nuk është identifkuar ndonjë shtetas tjetër i huaj, përveç dy të arresturave që kanë hyrë brenda në laborator nga moment i nisjes së hetimeve më 18 dhjetor 2014

Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të jetë në pritje të përgjigjieve të akt-ekspertimeve të lëndëve të gjetura në vendin e ngjarjes.

Këto përgjigjie priten edhe nga autoritet e drejtësisë gjermane, të cilat kanë marrë mostra të solucioneve të gjetura në laboratorin e Xibrakës.

Ajo që për hetuesit tashmë është e provuar janë dyshimet e Prokurorisë së Hanoverit të Gjermanisë, e cila që në mars ka nisur hetimet ndaj Ilir Hysenit dhe bashkëpunëtorës së saj Pranvera Ebeling.

Ky informacion është dërguar pranë akuzës shqiptare.

5 komente në “Policia e Shtetit zbarkon në Greqi, dyshohet se aty strehohet edhe “Carlosi””

  1. Tropojani says:

    Me sebepin e ketij “Karlosit” beni ca xhiro andej nga Greqia, se djetat shkojne e vijne lume. Sos nuk kane te mjaftueshem drogasxhinjte e kapur ne Xibrake, por u dashka edhe Karlosi! Se po u kap Karlosi dhe u zhduken drogaxhinjte! Shqiperia, dhe jo vetem kjo, kete histori do te kete: dil drogaxhinj, kap, dil te tjere, kap e keshtu tere jeten.

  2. katnari says:

    nje gje skuptoj…. ket daytonen fallso psh: x cfare e kane vene ne foto…???

  3. tomi says:

    po kete oren pse e keni nxjere

  4. ona says:

    Nuk e kuptoj si mund te nxiren sekrete e hetimit,,,,,

  5. kevinjon says:

    A mund te bej nje pyetje edhe pse jeni pacavure qe vetem trilloni e ngaterroni kastile ne sherbim te mafies socialiste ne pushtet ku merr rrogen edhe Baze… #Si mund te publikoni levizjet e policise ne internet ashtu kot si per qyfyre? Ja po e marrim te mireqene perrallat e Rames e Tahirit se po vendosin shtetin ligjor atehere si eshte e mundur te spiunoni veprimet e policise per tju a komunikuar krimineleve dhe nuk rraseni brenda? Kjo pra eshte ajo qe denoncon Berisha, shtet i kapur koke e kembe nga mafia Rama dhe gazeta qe punojne per mafien. Paramendoni se cdo te ndodhte ne BE kur nje gazetaruc do shkruante direkt nga shkallet e policise “kujdes o folan kriminel se tani sapo hipen ne makine policet per te ardhur te ty”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje