Qeveria miratoi ngritjen e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale (AZRT) si institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, që financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhura të tjera të ligjshme.
AZRT-ja ka si mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së funksioneve dhe shërbimeve publike, në nivel vendor, në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.
AZRT-ja ka si qëllim mundësimin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale, nëpërmjet bashkërendimit të të gjitha masave, proceseve dhe mbështetjes administrative deri në arritjen e funksionalitetit të plotë të 61 bashkive të reja.
AZRT-ja ka këto detyra dhe përgjegjësi specifike:
ç) Bashkërendon punën me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë që mbështetin reformën administrativo-territoriale.
ë) Bën vlerësimin e kërkesave të njësive të qeverisjes vendore për përdorimin e fondit tranzitor për zbatimin e reformës territoriale, të parashikuar në pikën 8, të aneksit nr.1, bashkëlidhur ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”. Mbi bazën e këtij vlerësimi, AZRT-ja i propozon ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore hartimin dhe iniciimin e projektvendimeve për përdorimin e këtij fondi për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.
AZRT-ja ka gjithsej 12 punonjës. Organigrama dhe struktura e AZRT-së përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
AZRT-ja drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj agjencie.
Drejtori i Përgjithshëm i AZRT-së emërohet, lirohet ose shkarkohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore. /gj.k/