Ambasadori izraelit: Shqipëria, heroizëm absolut në mbrojtjen e hebrenjve

29 Janar 2015, 12:19Politika TEMA

“Shqipëria shfaqi një heroizëm absolut me strehimin dhe mbrojtjen që u bëri hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Përkujtojmë ditën e Holokaustit, ditë kur ne kujtojmë orët më të errëta dhe ku jo të gjithë komuniteti ndërkombëtar bashkohet për të luftuar paragjykimiet dhe urrejtjen në të gjitha format e saj të shëmtuara”, deklaroi Ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen.

Deklarata e diplomatit izraelit në Tiranë David Cohen u bë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të holokaustit dhe një ekspozite fotografike të zhvilluar në kuadër të “Ditës së Kujtesës”.

Duke folur për genocidet e tmerrshme që kanë ndodhur në kohën e Holokaustit, diplomati izraelit, solli në vëmendje vizitën e tij në Gjermani.

“Një vit më parë bëra një vizitë në Gjermani dhe vendi i parë që vizitova ishte një ndërtesë, ku në vitin 1942 nazistët zbatuan vendimin final, planin për të azgjësuar popullin hebre.

Duke ecur përmes ekspozitës, nuk isha në gjendje për të kuptuar urrejtjen e nazistëve ndaj hebrejve.

Komunitetet hebre ishin vendosur qetësist në shumë vende, duke parë punën e tyre si një pakicë e veçantë”, theksoi Cohen.

Unë jam krenar, e vijoi diplomati izraelit fjalën e tij, që jam ambasadori i parë i Izraelit në Shqipëri, vendi me rekordin më të mirë në të gjithë botën për heroizmin e shfaqur për strehimin e mbrojtjen e hebrenjve. Ai theksoi se është pothuasje i panjohur fakti se shqiptarët strehun hebrenjtë, vetëm në sajë të traditës së besës.

“Bëhet edhe më e pabesueshme kur vendet fqinje iu dorëzuan hebrenjtë, nazistëve”, tha Cohen, ndërsa kujtoi edhe historinë e një gruajë hebre e cila shkruan se  “një ditë do t’i tregoj botës se shqiptarët strehuan hebrenjtë, pa marrë parasysh rrezikun”.

Sipas ambasadorit izraelit, epidemia e racizmit ende sfidon . Akte anti-semite, tha ai, duhet të denoncohen pasi s’mund të rrinë në heshtje./gj.k/

1 komente në “Ambasadori izraelit: Shqipëria, heroizëm absolut në mbrojtjen e hebrenjve”

  1. Albani says:

    Ndryshe nga heroizmi absolut i Shqipetareve,asnje fjale dhe histori e se kaluares dhe e sotme nuk egziston qe Greket ndihmuan dhe strehuan hebrejte,e kunderta,Greqia ndihmoi qe hebrejte te zhdukeshin nga Greqia.
    Greqia i hapi portat pushtimit nazist Gierman duke shperndare ushtrine dhe duke mos bere asnje rezistence,pervec se ne krete ku u ndihmuan nga aviacioni anglez per aresyen strategjike te kretes.
    Me dhjetera mijera hebrej perfunduan ne ferrat e djegies se Merkelit me ndihmen e Grekeve,ata ndihmuan ne identifikimin dhe arrestimin e hebrejve.
    Komuniteti hebre ne Greqi me i madhi ne ballkan dhe jo vetem,u zhduk plotesisht.
    Ne Greqi pavaresisht se Greket nuk duan tua kujhosh kete faqe te erret te istorise se tyre,ne kohen e okupimit Gjerman u formuan batalionet naziste Greke SS ku si qellim kishin identifikimin dhe zhdukjen e hebrejve,komunisteve dhe kedo qe ishte kundra nazisteve Gjermane.
    Brigadat naziste Greke SS ishin shume aktive.
    Perse e bene Greket kete?
    Per aresyen qe e bene dhe me Camet.
    Hebrejte ashtu si dhe Camet i perkisnin nje etniteti tjeter,ishin punetore,te pasur,kishin biznese,zoteronin pra ne ekonomine Greke dhe per kete qellim ata ishin te urryer per Greket.Greket jane popull ziliqar ne kuptimin e keq te fjales,zilia e tyre eshte inat,urreitje.
    Pra Grekev me ndihmen e Gjermaneve e spastruan Greqine nga Hebrejte,dhe po gjermanet u perdoren si preteks per genocidin ndaj Cameve.Hebrejte ne Greqi ishin te shumte ,ne Selanik ishin komuniteti me i madh.Ne kohen e luftes hebrejte dhe Camet ishin problemi Grek dhe jo Gjemanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje