Policia zbuloi një tjetër laborator mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pas atij të Elbasanit.
Policia ka dhënë sot detaje të këtij operacioni, ndërsa ka publikuar edhe fotot.
“Nga Strukturat e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën e Novoselës kishte lëndë narkotike dhe se përdorej si bazë për paketimin e saj, është organizuar operacioni policor antidrogë i koduar “MIFOLI” dhe është bërë ndërhyrja e menjëhershme në banesën e shtetasit A. V., banues në fshatin Mifol.
Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:
-103 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa” nga të cilat 55 kg ishin paketuar, ndërsa pjesa tjetër do të paketohej;
-1 presë metalike 20 T, që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.
-Një sasi e konsiderueshme ngjitësi dhe materiale plastike me të cilën paketohej lënda narkotike, si dhe;
-automjeti tip Mercedes-Benz Sel-280 me targë VL 1536 C
-automjeti tip Mercedes-Benz 250 me targë AA636 CY
-automjeti tip Nissan Patrol me targë GJ 8253 A.
Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., dhe L. V., si autorë të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.
Dyshohet se lënda narkotike pasi paketohej trafikohej në drejtim të Italisë. Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë të policisë./b.l
Do kete renie ekonomia kete vit.
Po bie exporti ndjeshem.
I ka parashiku sala.
Hahahaha
Po mbyllen shume fabrika rentabel
Sa me shume hash te kapni, aq me ne varferi do biem.
Ore, ka hyre gje ne gare Shqiperia qe t’ia marre Kolumbise persa i perket droges? Do vije nje dite qe kur te na pyesin “Nga je?”, do u themi Kolumbo-shqiptar.
E shkaterrun drogen e Sales dhe do mbetemi pa leke me shume mundesi
Edhe kete organizmat nderkombetare te inteligjences e zbuluan,bravo cuna ,,!
Prit qe edhe 1-gram hashash ne xhepin e nje konsumuesi, keta pallat e Ripjelljes ta bejne laboratorin me te te softisikuar ne Europe!
Sa qesharake qe behen, bile te vjen per te qeshur kur behen me katolike sa edhe vete Papa!
Kuje me dreke kjo pune, nuk shikojne qe Shqiptaret po ja mbathin nga syte kembet nga ky vend i qelbur, por jane busy me laboratoret e droges!
Vajmedet ljo pune!
Do te propozoj si nje nga komentet me idiote te Temes.
E kujt i plasi se c’fare propozon ti? Po ke ndonje gje per te thene thuaje, ne te kundert mos u merr me komentet e tjereve se dukesh keq!
Turp, turp, turp!!! Po pse more cuna presohet bari? I humb bukuria do keni probleme me e shit pastaj.