Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj i është përgjigjur akuzave të Bashkisë së Tiranës në lidhje me rikonstruksionin e një objekti në hyrje të rrugës së Kavajës në Tiranë.
“Në dallim nga Luli, i cili është duke u marrë me tramvajin e vet imagjinar, unë gjykoj se duhet të merremi me gjëra reale. Jam këtu për të folur për një premtim që e kanë bërë të dyja palët. Lulzim Basha ka premtuar se në Tiranë do të kishte qendra rinore, madje do të hapte 11 të tilla në të gjitha minibashkitë; do të bënte kartë rinore, kartë studentore, ku të rinjtë do të merrnin shërbime falas, por ashtu si tramvaji, kanë ngelur vetëm imagjinare.
Si ministër e Rinisë, duke qenë se kam bërë një premtim, mua më duhet ta mbaj premtimin tim sepse nuk dua të ndjek shembullin e Lulzim Bashës. Prandaj, vendosëm të shikojmë ku janë pronat shtetërore, të cilat u ishin dhënë privative dhe kishin dale nga misioni i tyre. Një pronë e tille publike, në pronësi të Republikës së Shqipërisë, ishte ngjitur me Dhomën e Tregtisë Tiranë. Kur e inspektuam, ishte një strip klub, ku vajzat shqiptare zhvisheshin në një tub alumini, për ahengun e gjithë gangsterëve të Tiranes. Ky nuk është modeli për femrën shqiptare, as për rininë shqiptare, ndaj kjo është arsyeja pse keni parë dje vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për ta kthyer në qendër rinore. Ata që e kishin kthyer pronën e shtetit në strip klub kërkuan që të hiqnin të gjitha tubat e aluminit dhe reklamat, në mënyrë që në datën 27 janar, ditë kur KKT dha vendimin, të fillonim punimet. Nëse bashkia kërkonte leje, ja tek e ka.
Sipas ministrit , më parë ky objekt ishte një strip-club, por ky nuk është modeli dhe nuk përfaqëson rininë shqiptare.
Veliaj me tej theksoi se “ Nëse bashkia di t’i bëjë qendrat imagjinare rinore më mirë, kishte 4 vjet kohë për t’i bërë ato. Por, përdori pronat publike për t’i kthyer në strip klube.
Këtu ka dy filozofi të ndryshme. Filozofia jonë është që t’i kthejmë kazinotë në zyra pune, strip klubet në qendra rinore. Filozofia e tyre është që të promovojmë të fortët e partisë dhe në pronat e shtetit të ngrejmë strip klube.
Fakti që policia bashkiake ka 4 ditë që ka bllokuar qendrën rinore është fabula më e mirë se çfarë ka ndodhur këto katër vite në Tiranë. Nuk u bë as tramvaji, as 11 qendrat rinore, as ulja e çmimit të bukës.
Unë, në dallim nga Lulzim Basha, nuk do të pres 4 vjet që t’i mbaj premtimet e mia. Premtuam pensionet, bëmë reformën e pensioneve. Thamë zyrat e punës, bëmë zyrat e punës. Por, ky është viti i dytë dhe ne duhet të fillojmë me qendrat rinore dhe po e bëjmë në një vend që ishte kuplara. Kryetari i Bashkisë del 1 herë në muaj në Bashki dhe 29 herë te SHQUP-i. Ai është një kryebashkiak që drejton gjithë ditën ndërtesën e SHQUP-it, ku ai ka ndërtuar pa leje, ndërkohë që ne e kemi një leje. Ai është i padukshëm për nevojat e qytetit, por dërgon një zëdhënës, është një njeri që nuk i del dot zot qytetit. Nuk do të presim deri më 21 qershor për t’u justifikuar pse nuk po i bëjmë qendrat rinore, por do t’i fillojmë që sot. Bashkia e Tiranes ka interes te mbroje strip-klubet, në vend që të mbështesë më shumë qëndra rinore dhe hapësira, siç dhe ka premtuar 4 vjet më parë .
Para se Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ta përcaktonte këtë objekt si qëndrën e re rinore të Tiranës, ky objekt ka qënë një strip-klub i skeduar nga policia për trafiqe, armëmbajtje pa leje dhe shperndarje droge.
Bravo minister per qendrat rinore por ju lutem shpejtojeni marreveshjen me Italine se edhe ne te moshuarit ne emigracion kemi te drejte per me shume kushte. Mos e beni si PD qe kujtohej vetem per zgjedhje.
Luli eshte mashtrus. Na thoshte ne 2011 qe te paret ishin qytetaret por te paret dolen SHQUP-sat. Ska bo kokerr pune keto 4 vite dhe tani do me blloku edhe punimet qe ben qeveria. Skandalozi
Shikoni klipin e bashes ne 2011 dhe kuptoni se sa mashtrues eshte.
https://www.youtube.com/watch?v=xPsfGC-a5ZU
Luli Luli kush ta nguli ?
Falenderime nga zemra per projektin te ofruar per rinine.