Basha: Përfshirja e pilotit shqiptar në trafikun e drogës, njollos Ministrinë e Mbrojtjes

29 Janar 2015, 14:14Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” ka reaguar për përfshirjen e efektivit të FA në trafikun e drogës duke theksuar se kjo njollos rëndë emrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Përfshirja e efektivi të FA në trafikun ndërkombëtar të drogës ashtu si avionet e drogës një vit më parë në aeroportin ushtarak të Gjadrit, njollosin rëndë emrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Paaftësia për të zbuluar trafikun në zemër të vendit dhe të institucioneve tradhton syshkeljen qeveritare ndaj narkotrafikut.

Këto fakte dhe pasioni për emërimin e bosëve të krimit dhe drogës në parlament, qeveri dhe administratën publike janë këmbanat e përballjes me kriminalizimin e shtetit shqiptar.

Kjo është fytyra e të keqes, që të gjithë së bashku duhet ta shkulim me rrenjë“, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”. /gj.k/

4 komente në “Basha: Përfshirja e pilotit shqiptar në trafikun e drogës, njollos Ministrinë e Mbrojtjes”

  1. kujtesa says:

    Ore ju te opozites!

    Thuajani popullit nje fjale qe ky helikopter qe u rezua ne Spanje,vertet e kishte majorin ne drejtim nga Shqiperia,por helikopteri as nuk ishte shqiptar dhe as nuk eshte nisur nga bazat e Shqiperise.
    Apo nuk ju intereson kjo gje.Rendesi ka te beni tym.

    Se dyti,qe nje person te futet ne aventura,kjo eshte dicka normale sepse dihet qe edhe kriminelet me te medhenj tek e fundit, njerez si ne jane.
    Por te fillosh dhe ti atribosh nje qeverie te atij momenti,rolin e tutorit te ketij aventurieri,kjo eshte e tepert.

    Ne fakt,opozita ka shume kauza per te mbrojtur dhe per ti thene popullit,por kjo opozite eshte per te ardhur keq me menyren si funksionon.

  2. bardhi says:

    ik re kar-afil se na keni ca trapin ju te pd me kto budallalliqe ju flisni sikur jeni te teatri kukllave dhe populli jane femijet qe duhet te besojne perrallat tuaja, ti per vete je bere si ato grate e lagjeve qe nuk linin njeri pa pergojuar. ju jeni krminelet qe i keni bere me shum dem ketij vendi sec i kane te gjith pushtuesit per shekuj me rradhe. ju jeni mallkimi i shqiperise, qofshi te mallkuar.
    shkoni shpetoni ndonje gje qe mund te na kete ngelur dhe mos beni rolin e qyqes qe degjohet vetem kur ka fatkeqsi.une nuk e njof po ai mund te ishte trafikant droge por mbi te gjitha ishte njeri dhe ka familje te pakten t ju vije keq per ata qe po i pergojoni dhe kur kane fatkeqsi ne shtepi. ti ke vjedhur ke vrar ke grabitur dhe po te them qe je monster me fytyr njeriu, jo vetem ti por gjith politikanet. te gjith ne njohim nje njeri qe ka pasur te bente me droge po s do reagonim keshtu nqs do merrnim vesh qe ka vdekur. nejse te mallkuar qofshi o mallkimi jone. te ndjerit ti rroje femija e te afermit

  3. Treviso says:

    Cfar i ka trashguar kryekrimineli Berisha kriminelit Basha?

  4. ARDIAN says:

    kshu si ka ardh puna duhen protesta se qeveria e ka fajin x avionin e rrezuar ne malajzi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje