Kuvend/ Miratohen anëtarët e rinj të KQZ dhe Këshillit Dretues të AKEP

29 Janar 2015, 23:24Politika TEMA

Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi si kandidatë të Partisë Socialiste si dhe Gëzim Veleshnja si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar 3 kandidatët e propozuar për të marrë postin e anëtarëve të rinj të KQZ, ku Denar Biba ka marrë 79 vota pro, 35 kundër dhe 1 abstenim, Edlira Jorgaqi 77 vota pro, 36 kundër, 2 abstenim ndërsa Gëzim Veleshnja ka marrë 82 vota pro dhe 31 kundër.

Ndërkohë Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Arben Shkëmbit me 68 vota kundër dhe 26 abstenim. Pas miratimit nga Kuvendi, 3 anëtarët e rinj të KQZ-së janë betuar në detyrën e re të tyre.

Sakaq, Kuvendi ka miratuar edhe 4 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të cilët janë Pirro Xhixho, Anila Denaj, Ketrin Topçiu dhe Klarina Allushi Abazaj.

Po ashtu Kuvendi ka miratuar me 78 vota pro dhe 38 kundër edhe Aktin Normativ “Për ndryshime dhe shtesa për buxhetin 2014 të ndryshuar”. /gj.k/

2 komente në “Kuvend/ Miratohen anëtarët e rinj të KQZ dhe Këshillit Dretues të AKEP”

  1. Taipi says:

    Hajde me kembe te mbare z.Biba.
    Zotni djale ke qene e zotni ke mbetur. Suksese!

  2. Bes says:

    Dicka kaloi si pa u ndjere ne seancen e djeshme. U permend 21 janari dhe blloku i Metes per here te pare mga nje politikan i rangut te larte qe nga viti 2012. Dhe ai qe permendi ishte vete Berisha qe paska ndryshu qendrim per superkorrupsionin qe e mbuloi me ekspertiza fiktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje