“Shtëpisë së gjetheve”, një ndërtesë e fillimit të viteve ’30 në qendër të Tiranës, realisht i mungojnë këto ditë gjethet. Jo vetëm sepse jemi në stinën e antigjelbërimit, por dhe nga vendimi më i fundit i autoriteteve zyrtare për ta “nxjerrë në dritë” godinën. Kjo shtëpi misterioze që ka shërbyer për oficerët NS në Luftën e Dytë Botërore dhe për Sigurimin famëkeq të Shtetit në kohën e diktaturës komuniste, ka hyrë në procedurat e shdërrimit në muze, në zbulim të destinacionit dhe funksionimit të saj si një qendër e sofistikuar e përgjimeve, në aplikimin e “çimkave” regjistruese për mendimet dhe gjykimet e atyre që mendonin ndryshe nga infrastruktura e sistemit totalitar. “Shtëpia me gjethe” ishte laboratori dhe baza e të dhënave e regjimit paranojak, përmes të cilave përpunoheshin dhe stiseshin akuza dhe skema monstruoze për ndëshkime, përndjekje, eleminime të kundështarëve politikë dhe ideologjikë. Ministria e Kulturës kërkon që në mes të Tiranës të ndezë një projektor transparence për të shkuarën e errët, duke ju sjellë vizitorëve vendas dhe të huaj copëza nga realiteti i izolimit dhe përçudnimit të vlerave njerëzore.
E vërteta me qartësi, si mundësi shërimi
Ky projekt nuk ka shkaktuar vetëm kërshëri, por dhe ka rikthyer debatin e hershëm mbi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në ambjentet e parlamentit janë depozituar dy versione projektligji për mënyrën e hapjes së dosjeve të policisë sekrete. Por së fundmi ka nisur të qarkullojë dhe një peticion në formën e Apelit për parlamentin për hapjen e plotë të dosjeve të diktaturës komuniste, i mbështetur nga një grup prej rreth 100 personalitetesh të shquara nga vendet europiane, shkrimtarë, anëtarë parlamentesh, politikanë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, medias etj. Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, duke prezantuar thelbin e Apelit thekson se mijëra viktima të ekzektuara, qindra mijëra të internuar, të dënuar politikë, familjarë e të afërm, të cilëve iu rrënua jeta, duan drejtësi, nuk duan mëshirë, nuk duan zbukurim të së shkuarës.
“Ata nuk duan ta ndajnë në klasa shoqërinë, e të helmojnë bashkëjetesën siç vepruan përgjegjësit e regjimit komunist. Përkundrazi, kujtimi ndaj tyre duhet të sjellë paqen e brendshme, qëllimi është pajtimi… Viktimat e diktaturës nuk i përkasin asnjë partie, ato janë përmendore kujtimi e të gjithë Shqipërisë. Ka mundësi që leximi i një dosjeje personale mund të ngjajë me dhimbjen e një plage, mund të trondisë, por e vërteta me qartësinë që sjell është një mundësi shërimi”.
Përdorimi i dosjeve nga politika
Dorian Koçi, nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar, mendon se vonesa për hapjen e dosjeve në Shqipëri është nga shkaku se elita politike që ishte protagoniste e tranzicionit lidhej me shumë fije me të shkuarën. Duke shkuar më tej këtij vlerësimi, ai arsyeton se loja jo e ndershme politike për të qendruar me çdo kusht në pushtet apo në krye të partive të mëdha politike, e shndërroi hapjen e dosjeve në një mekanizëm kontrollues prej nga mund të përfitohej dhe shantazhohej cilido i përfshirë në to. “Të gjithë vendet e ish Lindjes e zgjidhën problemin me të shkuarën që në fillimet e tranzicionit kurse këtu ky problem u hiperbolizua se do të sillte probleme të mëdha në shoqëri. Përdorimi i dosjeve për politikat e çastit u ka mohuar shqiptarëve çastin e tyre historik për t’u ndarë njëherë e mirë me të kaluarën”, thotë Koçi për Deutsche Welle-n.
Në të njëjtën linjë është dhe gazetari Arben Vata, sipas të cilit dosjet nuk janë përdorur prej palëve në skenën politike për të sulmuar kundërshtarët. Madje dhe për t’u mbajtur gojën mbyllur ish-bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit famëkeq të diktaturës, thotë ai për Deutsche Welle-n. “Dosjet janë përdorur si mjet i luftës politike dhe mjafton të përmendim këtu komisionet për verifikimin e dosjeve përpara zgjedhjeve në vitet ’96 dhe ‘97. Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë seriozitet për çështjen e dosjeve, siç nuk ka pasur seriozitet për shumë levizje e reforma sociale, fatkeqësisht”.
Shkrimtari dhe publicisti Lazër Stani para disa muajsh ishte bashkëideator në ngritjen e muzeut të parë virtual dedikuar jetës së tmerrshme nën diktaturën hoxhiste në Shqipëri, mbi krimet, dënimet, ekzekutimet, persekutimet dhe ferrin e burgjeve dhe vendinternimeve. Sipas tij, përfaqësuesit e popullit dhe politikanët që kanë sunduar në këto 24 vite, asnjëherë nuk shprehën vullnet për t’u ndarë njëherë e mirë nga komunizmi, si një e keqe katastrofike që mbi të gjitha dhunon liritë e individit, poshtëron dhe shkatërron përsonalitetin njerëzor, ushqen urrejtjen në vend të dashurisë, mizorinë në vend të mëshirës, padrejtësinë në vend të drejtësisë. Sundimtarëve të rinj postkomunistë, të të gjithë krahëve, në një farë mënyre, u ka pëlqyer modeli komunist i sundimit, shprehet për Deutsche Welle-n Lazër Stani.
Jo vullnet për transparence të krimeve të komunizmit
“Ky model mbështetej në kriminalizimin e individëve dhe shndërrimin e tyre ne qenie depërsonalizuara, krejtësisht të varura nga makina shtetërore. Mëkatarët e djeshëm, ishin shërbëtorët më të devotshëm të sundimtarëve të rinj, mjafton që mëkatet e tyre të fshiheshin, krimet të mos hetoheshin, po veç të demaskohehsin më fjalë gazetash, e fjalimesh populiste. Ndërkaq zërat e vetmuar të intelektualëve, të përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe nisma ligjore deputetesh të caktuar, gjithnjë kanë dështuar, sepse vullneti për të bërë transparencën e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve, asnjëherë nuk arriti të shndërrohej në maxhorancë në institucionet vendimmarrëse.”
Stani është skeptik për përpjekjet aktuale në trajtimin e problemit të dosjeve. Pasi, sipas tij, nuk artikulohet ende qartë nëse hapja e dosjeve do të shoqërohet me një dënim të qartë të krimeve të komunizmit dhe me një çlirim të institucioneve të vendit dhe të politikës, nga ata individë që kanë shërbyer në hierarkinë e diktaturës. Kurse gazetari Arben Vata bën asociim me sekuencat e filmit të njohur shqiptar, “Vdekja e kalit”, ku një ish i burgosur politik takon ish persekutorin e tij, njeriun që e denoncoi dhe e futi në burg pa asnjë arsye. Persekutori, tashmë deputet, i thotë të burgosurit të veshur keq që “nëse ke nevoje, ti e di, unë të ndihmoj. Të kaluarës nuk kemi ç’ti bëjmë. Ashtu ishte regjimi…!”.
“Mjaftojnë këto sekuenca dhe lotët e aktorit që luan ish të burgosurin, për të kuptuar lojën që bën politika shqiptare me dosjet. Në gjithë këto vite, dy palët kanë pastruar dosjet e veta ndërsa risjellin në skenë debatin për dosjet sipas interesit të tyre. Sigurisht edhe për të shmangur vëmendjen ndaj problemeve të mëdha të ditës si kriminaliteti, pasiguria e jetës, korrupsioni qeveritar, papunësia, varfëria, etj.”
Nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi shpreson se këtë herë ekziston dëshira dhe vullneti për t’a çuar përpara procesin e hapjes së dosjeve. “Largimi nga politika i një sërë protoganistësh të ndrrimit të pushtetit në fillim të viteve ’90 e bën më të lehtë këtë proces dhe sigurisht duke u bazuar në përvojën më të mirë të vendeve ish komuniste mund të hartohet një ligj që hedh dritë më shumë për të shkuarën, sqaron të tashmen dhe sigurisht i hap udhë së nesërmes”.
Gjermania, shembulli për raportin mes demokracisë me të shkuarën
Duke promovuar projektin e shndërrimit në muze të “Shtëpisë më gjethe”, kryeministri Edi Rama ka përmendur rastin e Gjermanisë në mënyrën se si e ka menaxhuar problemin e dosjeve. Ai ka vlerësuar procesin si një ballafaqim i hapur, i drejtpërdrejtë dhe pa frikë për të shkuarën. “Nëse Gjermania është sot një vend shembull për raportin e vet me demokracinë dhe me të shkuarën dhe nëse Gjermania arriti të bëjë një proces të shkëlqyer transparence në raport me komunizmin, kjo erdhi edhe si rezultat i faktit se Gjermania përbën një shembull unikal në historinë e njerëzimit për mënyrën sesi u përball me fajësinë e Luftës së Dytë Botërore”.
Njëri prej organizatorëve të Apelit për parlamentin shqiptar në lidhje me çështjen e hapjes së dosjeve, ish-deputeti Mark Marku, thotë për Deutsche Welle-n se ligjvënësit në Shqipëri e kanë të kollajtë vendimarrjen. “Nuk ka nevojë për asnjë autorësi shqiptare në hartimin e një ligji të ri, por le të miratohet dhe zbatohet ligji gjerman për lustracionin. Është një gjë e provuar, që ka dhënë rezultat të pakontestueshëm, ndaj thjesht deputetët le të miratojnë atë.”
Ligji qe kane hartuar ishpunonjesit e min, P.Brendshme te viteve 80″ nuk eshte per Lustracionin por per Hapjen e dosjeve. gati I njejte me ate qe ka hartuar po sipas modelit gjerman GShDNJ. qe paraqesin Mesila e Idrizi.
Te dy partite nuk e duan LUSTRACIONIN se punet e keqija nuk behen dot pa spiuna e sigurimsa.
Puna eshte se flasin keta qe nuk kane pare asnje dosje e tj.
Klosi tha : -“po te kete kushe merakk te dije çka dosja per te dhe po te kete mbetur Dosja e tij le ta lexoj”- kaq besoj mjafton…
Po nuk do shum mend…po jua them une qe i di te tera. Ne PD e filleses ishim te gjithe : O komuniste te thekur…o dishedente te nomeklatures…o bashkepunetore vullnetare te MPB…o te “Njollosur” nga e kaluara qe prape se prape ishin shkolluar…..Keshtu qe nuk eshte mire qe tani te dolin te palarat e shume prej tyre qe tani jane VIP dhe jane ngjyrosur me AUREOLE intelektualesh….ta themi midis nesh qe ish kalemxhinjte e gazetave te ENVERIT e kane ngrene nga nje luge çorbe dhe shumica me deshiren e tyre…..Jua them une…hapini mbas 20 vitesh……Dhe qe te mos merziteni na shikoni ne seancat e parlamentit dhe do kenaqeni..jua them une plaku Mere qe i di te gjitha.
Ti hapin, vetem jo sipas sistemit shqiptar
tregojn nji histori me Mehmet Sheh dikur.
kur u ndertu hotel 15 katshi n tiran,meqe tirana ishte qytet me arkitektur te ulet, jo ndertesa me te larta se 5 apo 6 katshe, 15 katshi dul si kunj.
dhe meqe rretheqark kishte banesa qerpici perdhese te vjetra e jokomode,mehmeti tha “ndertut 15 katshin i nxorret bythen tirones”!
sepse po t hypshe n maj t hotel kunjit dukej gjith qelbsinlliku primitiv i tirones prej qerpici…si katund myzeqeje….
kshtu po duket edhe ky muhabeti i ktyne dosjeve. “do hapen dosjet qe ti duket suma e ndyt shqipnis, suma me mut e shtetit bythmut shqiptar”!
sepse cdo shtet esht si bicim shtpije,dhe ka halen e vet per me dhje.
edhe shqipnija e ka nji hale,megjithse shqiptart dhjesin e pshurrin rrugve duke e kthy shqipnin ne nji hale gjigande.
megjithate,shtetet e tjera i mbajn halet te mbyllme qe te mos kuterbojn,kurse shqipnija qe nuk e ka as hale madje por nevojtore,nevojtore muti,don me e hap qe te kuterboj krejt ballkani er qelb!
le ti hapin dosjet etyre perndimort ne rradh te par,dhe meqe ne jem “properndimor” do ti imitojm ata. e jo kshtu sic po na thon “beni si them un e jo si bej un”
un per vete personalisht dua qe dosjet te hapen se do ket gallat.
dhe a e dini se kur do hapen ato?
atehere kur politika ta shofi te arsyeshme.
dhe kjo do vij kur politika e cdo krahu te mos ket me argumente per te mbajt njerzit nen hyqem me historina e ndodhina e shpresa e premtime…..
pra kur te mos ket asnji mjet tjeter per me zgjat kohen e qendrimit ne pushtet do hedhi ne treg historin e dosjeve te cilat der atehere do jen kthy ne nji fosil te pajet e te panevojshem,te demtuar e coptuar e prishur nga koha. aqsa do ket edhe veshtirsi interpretimi te asaj qe do gjendet neper dosje.
nga mjergullat vijm,drejt mjergullash shkojm.
jet ne mjergull/!
.. haa haaa
sic e shifni gjuha shqipe esht teper muzikore dhe e veshkendeshme nganjiher aqsa ka fjale qe nga intonacjoni muzikor qe percojn,me nje si bicim tingllimi hundor e jo grykor,konkurojn edhe anglishten si p sh :
mjergull
pjergull
rregull
nganjëher
rrushbull
shkodër
loder
gogel
moter
dhemball
theodhor
thirrje
enderr
engjell
…. e plot e plot te tjera
gjuha shqipe autoktone dhe jo e instalume si dhe natyra topografija gjeografija shqiptare jan te vetmet gjera te mira atje ne at vend.
persa i perket njerzve…..
mbeten kafsh te cuditshme me inteligjenc befasuese dhe te paparashikueshme
e vetmja prognoz qe mund te bejsh per ate hapesire eshte … fjala dizaster.
….me dhimbje por me bindje!
P.S.
…ne nji moment tensjoni njerzor ju hakerreva nji te huaji ne nji debat : ” eee bythqir!” i thash atij ne shqip.
ai u befasu dhe tha : “sa bukut qe tingllo gjuha juj ,si nji anglishte perfekte pasjonante!!!”
me kaq sherri u mbyll.
Cdo gje gri dhe kudo me cimka e buburreca rrethuar
Memeclliku e mpirja nga jasht me lexohet
Tymi me del nga koka se brenda digjet
Shpirti
Nervat te karbonizuara jane kthyer ne hi
Cdo gje digjet pa flake dhe nga koka del tym te zi.
Zemra si kaldaje e vjeter lokomotive
Gulcon e zvarr terheq kujtesen
Zgjur me flake ndricuese nga ngricat e harreses mbron mendimin
Eshte vete politika ajo qe nuk e do hapjen e dosjeve normale behet fjale per karrike po u hapen dosjet iken dhe kariera ne poltike mire eshte te hapen dosjet qe dhe populli ta dije dhe te dije te zgjedhe politikan te tjere per te drejtuar ate vend ka me mijera te rinj qe jane figura te pastra dhe qe nuk i kane te perlyera duart me gjak uroj qe sa me shpejt te hapen dosjet me mire do te jete per shoqerine tone se keshtu do te nise nje kulture e re ne ate vend .Pershendetje
Në ligjin e hapjes së dosjeve (a thua se kjo është çështja lapidare me të cilën përballet sot Shqipëria e “bir Selman i nënës, ç’të të qaj më parë”), kam dy pyetje: 1- Si do të trajtohen një masë mjaft e madhe të burgosurish të diktaturës, që ishin kthyer në spiunë të Sigurimit, brënda në burgje dhe pasi kanë dalë prej tyre…?! 2- Si do të trajtohen gjithë strukturat e larta të partisë dhe të shtetit diktatorial (përfshi dhe të jatin e Kryeministrit), si dhe punonjësit e Sigurimit, në këtë ligj…?! Apo ata “janë të larë”, sepse vetëm bënin “detyrën” dhe e keqja na qënka tek “spiunët” fatkeqë e hallexhinj, që në shumicën e rasteve ishin “me biografi të keqe” dhe detyroheshin nëpërmjet frikës, nga ata që thashë më sipër, të bënin “palopunën” e spiunit…(???!!!)