Kuvendi ka rrëzuar dy dekretet e Nishanit për kthimin e ndryshimet të ligjit për KLSH dhe Gjykatën e Lartë.
Mazhoranca ka votuar kundër dekretin e Presidentit Bujar Nishani për kthimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, ku 78 deputetë votuan kundër këtij dekreti 39 pro dhe vetëm 1 abstenoi.
Po ashtu mazhoranca ka rrëzuar edhe dekretin e Nishanit për kthimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. 76 deputetë kanë votuar kundër, 40 deputetë pro ndërsa njëri prej tyre abstenoi.
Kreu i Komisonit të Ligjeve Fatmir Xhafaj ka rrëzuar pretendimet e Presidentit Nishani për emërimet në Gjykatën e Lartën. Sipas Xhafajt, me ligjin e ri synohet transparenca dhe objektivitet dhe vlerësim në meritën e kandidatëve që do të përzgjedhin.
Xhafaj u shpreh se me ligjin që është aktualisht nuk ka transparencës pasi askush nuk e di se kush ishte kandidatura më e mirë, apo kush kandidoi.
“Shpallet vakanca. Kandidatët çojnë dokumentet Presidenti bën një takim formal dhe zgjedh anëtarin. Por askush nuk di se si u zgjodh apo se cili ishte kandidati më i mirë. Apo zgjidhet ndonjë tjetër që nuk ka kandiduar fare”, tha Xhafaj lidhur për procesin aktual të përzgjedhjes së kandidaturave për Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë që deputeti i PD, Eduard Halimi ka qenë pro kthimit të ligjit pas sipas tij shkelet Kushtetuta.
“Argumentet e Presidentit janë të qarta si kristali, në të njëjtën linjë me partnerët tanë të Komisionit të Venecias. Përveç procedurës ligji është antikushtetues. Përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë eskluzivitet i Presidentit. Mazhoranca ia heq këtë të drejtë. Këshilli juaj me në krye ministrin e Drejtësisë do përcaktojë kandidaturën”, tha Halimi. /gj.k/
Kur flet dhe Halim fshatari pa toke dhe pasuri , per kushtetuten mos ngelte njeri pa diskutuar.. Po ti nuk ke qene minister i drejtesise por i deleguar i Saliut dhe sekser ne emerimet e te gjitha shkalleve te gjygjesorit , duke sjellur kete palo drejtesi qe kemi sot, ku vetem drejtesi nuk mund te gjesh. Ti mbron Nishanin qe shume here ka shkelur kushtetuten , ti mbron kryeprokurorin qe rrin indiferent me dosjet e vrasjeve te 21 Janarit, Gerdecit dhe qindra te tjera per korrupsiopnin galopant te qeverise ku ti aderoje, dhe aresyeja se ju sherbejne juve te te PD.
Bekimi
Kjo eshte lufte politike Sipas skemes,sic ma bere,do te bej,ose nje here ma hipe dhe nje here ta hip. Kjo eshte skeme e politikes allashqiptarce qe nuk I sherben as popullit dhe as demokracise. Kasta e vjeter politike nuk heq dore nga kjo menyre e te drejtuarit duke perkeqesuar standartin e jeteses se shqiptareve(ne se ka nje standart jetese tek ne) si dhe duke humbur shpresat per nje te arthme me te mire. Nuk duhet besuar asnjera nga forcat kryesore politike,as te aleateve,ose me mire sateliteve te tyre,por duhet vepruar si fqinjet tane greke qe me ane te votes u treguan vendin te dyja paleve.Por jo t’a marin pushtetin forcat antiperendimore,por te ngrihen forcat e reja perparimtare nga intelektuale te pergjegjshem qe e duan Shqiperine jo me sllogane,por me shpirt.
o jari koqja si nuk ke pak turp sa here te kane rrezuar ik ma mir me hater se nuk ke pak turp u bane si legen rrezo e mos u ço