Komisioni hetimor për serverin e tatimeve zhvilloi mbledhjen e parë të tij pas miratimit nga Kuvendi. Mbledhja e parë që qënë konstituive, ndërsa është miratuar Blendi Klosi si nënkryetari i këtij komisioni.
Gjithashtu komisioni ka miratuar Blerina Gjylameti si sekretare të këtij komisioni.
Drejtimin e këtij komisioni e kanë demokratët Kryetari Arben Ristani në këtë mbledhje të parë ka propozuar miratimin e rregullores.
Por Klosi tha se rregullorja duhet të diskutohet në mbledhjen e dytë, që është përcaktuar ditën e martë në orën 12:00.
Florian Mima, Jorida Tabaku, Helidon Bushati janë anëtarët e tjerë të PD-së për Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve. Komisioni hetimor për administratën dhe ai i për serverin e tatimeve ishin një nga kërkesat e PD për të thyer bojkotin parlamentar. Këto dy komisione u miratuar që në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni. /gj.k/