Gjosha e Ahmetaj takojnë Danielsson/ Reforma në drejtësi, shtysë për integrimin

30 Janar 2015, 14:03Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarjes  Arben Ahmetaj,  zhvilluan sot një takim pune  me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Ministrat,  vlerësuan angazhimin  dhe ndihmën që Komisioni Europian i jep Shqipërisë për të avancuar me reformat, veçanërisht për plotësimin e 5 Prioriteteve kyçe që duhen të përmbushen deri në hapjen e negociatave.

Gjatë takimit,  u diskutua për rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi, e cila do të shtyjë përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbledhjet e Grupeve të Punës për monitorimin e 5 prioriteteve, ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve, ku theksi u vu tek koordinimi efektiv i tyre. Danielsson, theksoi se gjithpërfshirja është thelbësore për realizimin e reformave, duke shprehur angazhimin e Komisionit Europian për të vijuar mbështetjen ndaj vendit tonë.

Duke u ndalur tek Tryeza e radhës e Dialogut të Nivelit Lartë që pritet të zhvillohet  javët në vijim, Ministrja Gjosha,  informoi z. Danielsson për përgatitjet që po bëhen për këtë takim të nivelit të lartë, ku marrin pjesë të gjithë aktorët. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje