Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë përuruar Zyrën e Shërbimit Unik për qytetaret ne Pogradec. Kjo zyrë mbledh gjithë shërbimet që u ofrohen qytetarëve në një sportel të vetëm.
Gjatë përurimit të këtyre zyrave, Ministri i Brendshëm u shpreh se zyrat garantojnë një standard cilësor shumë të lartë për shërbimin ndaj qytetarëve dhe nga ana tjetër zhdukin në mënyrë absolute çdo mundësi për praktika korruptive të punonjësve të policisë ndaj qytetarëve.
“Viti 2015 për Ministrinë e Punëve të Brendshme është viti i modernizimit teknologjik, modernizimit infrastrukturor, por mbi të gjitha i ndryshimit të mentalitetit të punonjësve të Policisë së Shtetit për t’i shërbyer qytetarëve. Këto zyra, Zyrat e Shërbimit Unik, nga njëra anë garantojnë një standard cilësor shumë të lartë për shërbimin ndaj qytetarëve dhe nga ana tjetër zhdukin në mënyrë absolute çdo mundësi për praktika korruptive të punonjësve të policisë ndaj qytetarëve. Dhe gjithashtu, forcojnë shumë fort prioritetin tonë maksimal që është ndryshimi i mentalitetit të punonjësve të Policisë së Shtetit për t’i shërbyer qytetarëve.
Ne e kemi thënë dhe vazhdojmë ta përsërisim, duhet ende shumë punë për t’i bërë punonjësit e policisë të kuptojnë që me qytetarët e mirë që nuk shkelin ligjin jemi partnerë dhe duhet t’i shërbejmë publikut. Dhe nga ana tjetër, ne besojmë shumë fort që shërbimi cilësor ndaj qytetarëve është e vetmja rrugë për të rritur besimin e qytetarëve tek institucionet, besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit, duke na bërë gjithë bashkë në gjendje që të luftojmë kriminalitetin, paligjshmërinë dhe informalitetin, në mënyrë maksimale dhe me eficiencë”, u shpreh Tahiri.
Më tej Ministri i Brendshëm tha se Zyrat e shërbimit qytetar janë prioritet dhe se hapja dhe modernizimi i tyre do vazhdojë edhe gjatë 2015-ës.
“Zyrat e shërbimit qytetar janë një prioritet yni për të garantuar shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Kjo nuk është e vetmja. Gjatë vitit 2014 kemi hapur një sërë zyrash të tilla në disa qytete të Shqipërisë, por ne do të vijojmë me modernizimin teknologjik, me modernizimin infrastrukturor dhe me modernizimin e shërbimeve të policisë së shtetit ndaj qytetarëve, si e vetmja rrugë për të dhënë shërbime cilësore ndaj qytetarëve, por edhe për të luftuar bashkë korrupsionin brenda policisë së shtetit dhe kriminalitetin e paligjshmërinë në tërësi”, përfundoi ministri. /j.h
Ketu ne UK I quajne zyra poste (post office) dhe kryejne te njejtin funksion si kjo z.s.u.-ja, qe nga formularet e pasaportave, taksa e makines, gjobat, faturat e tel, dritave, ujit, aplikim per patente, transferte parash etj, etj.
Ne qytetin me te qete sic eshte Pogradeci??? Dergo ndonje poeste policie levizese ne Shkoder se nuk u be qameti….
C’ma bere qefin o Elton, i tille eshte Pogradeci e pogradecaret.FLM
Ca pamje prej diversanti kryehajduti me i madh i kohrave edver rama.