Prokuroria ka proceduar për korrupsion 21 kryetarë bashkish dhe komunash në një vit, por vetëm njëri prej tyre gjendet aktualisht në qeli. Proceset e nisura me bujë shfryhen në dyert e gjykatave.
Mbi 20 kryetarë bashkish dhe komunash në Shqipëri gjenden nën akuzë për abuzime me detyrën, si rezultat i luftës anti-korrupsion të Prokurorisë. Por proceset e nisura me bujë janë shfryrë rrugës, duke përfunduar me vendime pafajësie apo dënime minimale për të akuzuarit.
Qeveria shqiptare pritet të prezantojë javën e ardhshme një fushatë të madhe kundër korrupsionit, por rezultatet e deritanishme nuk japin shpresë për përmbysjen e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.
Lufta kundër korrupsionit ishte prioriteti kryesor i shpallur nga shefi i Prokurorisë, Adriatik Llalla në fillim të mandatit të tij, në dhjetor të vitit 2012. Dy vjet më pas, Prokuroria numëron dhjetra procese të hapura, por nuk ka mundur të bindë gjykatat për të dënuar me burg ndonjë zyrtar të njohur për korrupsion.
21 prej këtyre zyrtarë janë kryetarë komunash dhe bashkish, të cilët akuzohen për marrje ryshfeti, dhënie lejesh ndërtimi në kundërshtim me ligjin, shkelje të barazisë në tenderë apo mosdeklarim pasurie.
BIRN u është rikthyer çështjeve penale të të zgjedhurve vendorë, të cilët kanë pasur procese të hapura gjatë vitit 2014 dhe rezulton se vetëm kryetari i komunës së Ksamilit në Sarandë është aktualisht në qeli.
Gjashtë zyrtarët e tjerë të arrestuar kanë qëndruar veçse pak ditë pas hekurave, duke u hetuar dhe gjykuar më pas në gjendje të lirë.
Nga 21 akuzat e ngritura, çështja e kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika ka përfunduar në pafajësi. Tre kryetarë komunash në Mat janë dënuar nga 1 deri në 2 vjet burg nga shkalla e parë, ndërsa rastet e tjera ndodhen ende në proces hetimi apo gjykimi.
Kryeprokurori Llalla, në intervistën e tij të fundit për Zërin e Amerikës renditi hetimet për zyrtarët vendore dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë si sukses të institucionit që drejton në luftën kundër korrupsionit.
“Ne synojmë që me goditjen e këtij fenomeni të afrojmë edhe më tej Shqipërinë drejt të ardhmes europiane,” tha ai.
Megjithatë, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin është e pakënaqur me rezultatet e deritanishme. “Nga qeveria shqiptare kërkojmë rezultate të prekshme,” tha ajo të martën, në një konferencë për Strategjinë Antikorrupsion të Shqipërisë.
Akuzat për zyrtarët shfryhen në gjykatë
Prokuroria e nisi betejën antikorrupsion me dërgimin në gjyq të kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili në tetor të vitit 2013 u akuzua për falsifikimin e dy lejeve të ndërtimit.
Një vit më pas, Gjika u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi 4 vjet burgim për Gjikën dhe kur u rrëzua në gjykatën e shkallës së parë, e dërgoi çështjen në Apel. Aktualisht, dosja është në pritje të nisjes së gjykimit, por shpresat për një kthesë të mundshme të procesit janë të zbehta.
Që prej fillimit të gjyqit, Shpëtim Gjika e quajti procesin si politik dhe nuk pranoi të kishte kryer asnjë abuzim me detyrën. Të njëjtën alibi përdori edhe kryetari kontrovers i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Mziu u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë. Por ai qëndroi veçse pak javë në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit i ndryshoi masën e sigurisë në “hetim në gjendje të lirë”.
Procesi kundër tij u zvarrit për 5 muaj, në pritje të një interpretimi ligjor të Gjykatës Kushtetuese dhe sapo i është rikthyer rrjedhës së vet normale. Xhelal Mziu mbetet aktualisht në pritje të konkluzioneve të prokurorisë për akuzën e ngritur kundër tij.
I treti nën akuzë është kryebashkiaku jetëgjatë i Fierit, Baftjar Zeqo. Ai është në proces gjyqësor për shpërdorim detyre në dhënien e kredive të buta për strehim.
Përballë gjyqit janë edhe kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi dhe ai i Vaut të Dejës, Gjon Marku. I pari akuzohet për refuzim të deklarimit të pasurisë, ndërsa i dyti për falsifikim dokumentesh.
Dosjet e kryekomunarëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Genci Dritën, kryetar i komunës së Bërzhitës se kishte marrë 4500 euro rryshfet për të lejuar një ndërtim në fshat. Pozita e kryekomunarit u rëndua edhe më tej, kur Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive zbuloi se ai kishte fshehur pasurinë, që llogaritej të kapte vlerën e 2 milionë dollarëve.
Drita u arrestua në 2 shtator 2014, por u lirua nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Apelit. Aktualisht, ai po prêt në arrest shtëpie fillimin e procesit gjyqësor kundër tij.
Kryekomunari i Bërzhitës bashkohet në të njëjtin fat me 14 homologë të tjerë, të cilët drejtojnë njësitë vendore nga veriu, në jug të vendit. Mes tyre, akuzat më të rënda janë për Besnik Abedinin e Ksamilit dhe Hysen Gashin e komunës së Rrashbullit në Durrës.
Prokuroria e akuzon Abedinin për lëshimin e 15 lejeve të kundraligjshme në bregdet. Kryetari i komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi akuzohet gjithashtu për 16 leje të ngjashme pallatesh, disa prej të cilëve janë ndërtuar mbi rërë.
Të akuzuarit e tjerë janë në listën e zezë të ILDKP-së për mosdeklarim pasurie ose të hetuar për falsifikim dokumentesh. Në një rast, një kryekomunar akuzohet edhe për abuzim me ndihmën ekonomike.
Në rastet e zyrtarëve, Prokuroria ka ndjekur një politikë të ashpër penale, por çështjet janë rrëzuar me lehtësi nga gjykatat. Deri më tani, Apelimet nuk kanë mundur të shënojnë një rezultat më të mirë në luftën kundër korrupsionit.
Akuzat për 21 të zgjedhurit vendorë:
Genci Drita, kryetar i komunës së Bërzhitës
Akuzohet për korrupusion pasiv. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi që ai të presë procesin në arrest shtëpiak.
Besnik Abedini, kryetar i komunës së Ksamilit
Akuzohet për shpërdorim detyre në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Ndodhet me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës
Gjykata e Tiranës i dha pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria apeloi vendimin dhe çështja ndodhet në pritje të gjykimit në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës
Akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera. Vazhdon shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës.
Baftjar Zeqo, kryetar i Bashkisë së Fierit
Akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e kredive të buta për strehim. Çështja është në gjykim dhe ndaj tij është e vendosur masa e “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Hysen Gashi, kryetar i komunës së Rrashbullit
Akuzohet për shpërdorim detyre në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Masa e arrestit me burg u ndryshua në arrest shtëpie nga Apeli.
Dashnor Aliko, kryetar i komunës së Lazaratit
Po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si pjesë e një dosjeje voluminoze për kultivimin e hashashit në komunën e tij.
Salvator Kaçaj, kryetar i komunës Shëngjin
U hetua nga Prokuroria e Lezhës, por rezultoi se ai nuk është i përfshirë në çështjen e ndarjes së tokave. Firma e tij rezultoi e falsifikuar.
Petrit Bardhi, kryetar i komunës së Kaçinarit në Lezhë
Akuzohet për refuzim të deklarimit të pasurisë. Çështja është në gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë.
Pajtim Gllava, kryetar i komunës Ruzhdie
Hetimi është zhvilluar nga Prokuroria pas një kallëzimi të ILDKPKI. Çështja është në gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier
Agron Demushi, kryetar i Bashkisë së Bajram Currit
Hetimi është zhvilluar nga Prokuroria pas një kallëzimi të ILDKPKI. Çështja është në gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Tropojë
Gëzim Meshaj, kryetar i komunës Lekbibaj
Hetimi është zhvilluar nga Prokuroria pas një kallëzimi të ILDKPKI. Çështja është në gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Tropojë
Anesti Dhimojani, ish-kreu i qarkut Vlorë
Hetimi është zhvilluar nga Prokuroria pas një kallëzimi të ILDKPKI. Çështja është në gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë
Lekë Bibaj, kryetar i komunës Hajmel, Shkodër
Akuzohet për falsifikim dokumentesh. Çështja është në gjykim dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Gjon Marku, kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës
Akuzohet për falsifikim dokumentesh. Çështja është në proces gjykimi.
Agron Hysa, kryetar i komunës Mollas në Elbasan
Prokuroria e Elbasanit e akuzon kryetarin e komunës Mollas, Agron Hysa, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Çështja është në gjykim.
Agim Selita, kryetar i komunës Lis, Mat
Akuzohet për “shpërdorim detyre”. Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën për kryetarin e komunës Lis, Mat..
Lirim Nehanaj, Kryetari i komunës Gruemirë, Shkodër
Akuzohet për shpërdorim detyre dhe refuzim të deklarimit të pasurisë. Çështja është në gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër.
Mustafa Celami, kryetar i komunës Gurrë, Mat
Gjykata e rrethit gjyqësor Mat ka dënuar me dy vjet burg për “shpërdorim detyre”. Aktualisht çështja po shqyrtohet në gjykatën e Apelit.
Lutfi Caka, kryetar i komunës Xibër, Mat
Gjykata e rrethit gjyqësor Mat ka dënuar me dy vjet burg për “shpërdorim detyre”. Aktualisht çështja po shqyrtohet në gjykatën e Apelit.
Hamit Gjakrosa, kryetar i komunës Rukaj, Mat
Gjykata e rrethit gjyqësor Mat ka dënuar me 1 vit burg kryetarin e komunës Rukaj. Aktualisht çështja po shqyrtohet në gjykatën e Apelit.
Korrupsioni!Peshku qelbet nga koka.
U provua me dokumente qe Deputeti Arben Ndoka ka qene i denuar ne Itali?
PO.Çfar ndodhi nga vete PS?-asgje,u la ne heshtje,ne harrese,kur ai duhej te flakej jasht nga Parlamenti.Mos harrojm qe me Leket e pista te prostitucionit Ndoka ka blere edhe nje DIPLLOME,por nuk eshte i vetmi.
Perse nuk distancohet me KRIMIN PS?Jan denuar plot me burg te perjetshem per nje vrasje,kurse djali i Luiza Xhuvanit jo.PERSE?
Kjo eshte RILINDJE???
Postuar në 30 Janar, 2015 04:01
Ngjela: Cilat janë lidhjet e Metës me pilotin që transportonte drogë në Spanjë?
Avokat Spartak Ngjela flet për lidhje të Ilir Metës me majorin Sokol Feka i cili humbi jetën një ditë më parë në Spanjë teksa po tentonte të transportonte lëndë narkotike me helikopter. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Ngjela shtron disa pyetje lidhur me ngjarjen e djeshme në Spanjë dhe vizitën e para disa kohëve të Ilir Metës në Marok.
Pse u largua Kryetari i Kuvendit kur degjoi vdekjen e Sokol Fetes?
Ç’është kjo e ligë e madhe qe po iu merr frymen shqiptareve?
Ja, shiheni: nje major i Forcave te Armatosura “ra deshmor per kreret e politikes dhe te droges ne Shqiperi…” Dhe ja pyetjet:
1. Pse u largua Meta nga Froni i Kryetarit te Kuvendit sapo Rama njoftoi vdekjen e majorit pilot dhe trafikantit shqiptar Sokol Feka?
2. Pse ka shkuar Meta ne Marok para ca pak kohesh?
3. A ka qene në të njëjtën kohe ne Marok Meta dhe Feka?
4. Sokol Feka, vertet ka lindur ne Kuçove, por ka edhe nje origjine nga Skrapari.
E shihni sesi po e tmerrojne me varferi dhe krim kete vend?
Z. Ruçi, dhe ju parlamentare shqiptare te Mbledhjes se Kryetareve, a mund t’i jepni shpjegim opinionit publik shqiptar se përse ka qenë Kryetari i Kuvendit ne Marok?
Dhe jo vetem kaq, sepse edhe avokatin e Reformatos, Meta e dergoi te italiani i rrezuar ne Divjake. E kuptoni se ku po jetojme? Por a do te hetohet deri ne fund çeshtja e majorit, pilotit dhe trafikantit Feka qe ka njollosur edhe me tej nderin e nje populli te varfer ne Perendim. Turp… por gota eshte mbushur… nese del vertet Meta i implikuar pas hetimit te pyetjeve te me siperme… shqiptaret, te gjithe, duhet t’i tregojne vendit nje abuzuesi te njohur qe drejton edhe Parlamentin Shqiptar.
Te gjitha keto pyetje i kisha dhe une. Pse iku Bushi ate dite nga Shqiperia? Pse nuk fjeti ne Tirane? Pse vdiq Princeshe Diana? Pse vdiq Reshat Bardhi, dhe ku ishte ate dite Janullatosi? Pse nuk kishte drita kur u arrestua Mziu? Pse nuk kishte ngrene ate dite, biles as nuk kishte bere shur..en? Mos valle te gjitha keto ngjarje kane lidhje me vrasjen e Kenedit?
Te lutem me jep pergjigje.
Boll me taktiken e Sali Berishes, se keni 25 vjet qe shpifni, dhe shpifja duhet denuar me ligj.
Po kryetarin e bashkise se progradecit pse e harruat.
Zoti Zigur, qe kane lidhje keta ngjarje me njera tjetren, as nuk diskutohet me. E kam theksuar se, pa hetimin e thelle dhe te gjithanshem te aferes se shemtuar te Ilir Metes, Shqiperia do vazhdoje te tatepjeten e madhe, qe tashme ka kohe qe e ka nisur!
Per Floren. Cte ka bere kryetari Bashkise pse e gjeti Pogradecin kellire dhe e ka bere te paster e te bukur isha kete vit ke ju ishte mjaft bukur , por ju Flora jeni mesuar te lani rrobat ne gjol skeni faj nuk mundeni ndryshe smund te duroni nje jabanxhi ne krye nje qe ka mbaruar universitetin shkelqyshem dhe nuk ka duartrokitur per xhaxhin sic i thonit atehere kur vinte ne vere, Tani duhet te heqi dore dhe vini ata cobej, ose Gonen me Menyrin ish dega se i njof mire i kisha Bodyguard ne kohen e Dulles jane mjaft intelligent per ju pogradecaret se profesori esht i korruptuar do mbyllni syte pa u penduar o te shkrete provincial.
Unè i besoj plotesisht ngjeles per punen e shtangistit sepse i ka informacionet nga vllai i tij qe merret me punè te tilla!!