Tahiri-Bashës: Kthehu në realitet, Shtabet e Emergjencave janë ngritur prej 3 ditësh

1 Shkurt 2015, 17:02Politika TEMA

“Kryeministri të ndalë kërcënimet e zullumet ndaj qytetareve, të lërë llafet dhe pozat para ekraneve. Të ngrejë urgjentisht shtabin e emergjencës dhe t’u vijë në ndihmë banorëve në zonat e goditura”, pas këtij mesazhi të kreut të PD-së, Lulzim Basha në Facebook, ku bën thirrje për ngritjen urgjente të Shtabit të Emergjencave, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme, e cila ka sqaruar Bashën se Shtabet e Emergjencave janë në funksionim prej 3 ditësh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri shpreh keqardhjen për shkëputjen e plotë të kryetarit të opozites nga realiteti. Thirrja e tij për ngritjen e një shtabi emergjence është thirrje e dikujt që e ndjek jetën e vendit nga jashtë realitetit dhe mesa duket as nga televizori. Sepse, që prej ditës së djeshme mediat kanë informuar në vijimësi për masat e marra nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga rreshjet:

Prej 3 ditësh janë ngritur dhe funksionojnë shtabet e emergjencave civile në çdo qark.

Që në datë 29 janar janë njoftuar autoritetet e qeverisjes vendore se sipas parashikimeve do të kishte rreshje të dendura dhe rrezik për përmbytjeje veçanërisht në qarqet Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Berat.

Janë vënë në gadishmëri të gjitha kapacitet njerëzore dhe teknike të emergencave civile, të bordeve të kullimit, autoritetit rrugor, njësive të qeverisjes vendore. Janë vënë në gadishmëri të gjitha trukturat e Policisë, Ushtrisë dhe Shërbimit Zjarrfikës

Janë vënë në funksionim mjetet e emergjencave civile, fadroma, borëpastruese dhe  motobarkat, me të cilat po operohet për evakuimin e popullatës në komunat e Levanit dhe Frakullës në Fier dhe Novoselës në Vlorë.

Janë kryer sot paradite operacione me helikopter për të shpëtuar pronarët e lokaleve, që nuk ishin larguar nga bizneset e tyre dhe ishin bllokuar nga uji i Vjosës në Memaliaj. Aktualisht po evakuohen banorët në të dy krahët e urës së Mifolit, në fshatrat e Novoselës buzë Vjosës.

Deri tani janë evakuuar rreth 90 familje buzë Vjosës, prej të cilave 30 në zonën e Fierit dhe 60 në Vlorë. Po ashtu janë evakuuar edhe 30 familje në Berat.

Ministri i Brendshëm i shpreh kryetarit të opozitës gatishmërinë e institucionit për t’a informuar në kohë reale lidhur me ecurinë e punës së shtabeve të emergjencës, duke e ftuar njëkohësisht të vetëpërmbahet sepse njerëzve në zonat e përmbytura nuk u bëjnë asnjë punë rreshjet e zakonshme të shpifjeve të Partisë Demokratike”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme./j.h

4 komente në “Tahiri-Bashës: Kthehu në realitet, Shtabet e Emergjencave janë ngritur prej 3 ditësh”

  1. nrj says:

    Thuaj ndonje gje per trafikun tend te droges o tahuri, lere opoziten ne pune te vet !! Apo per ju kokepalaret e jugut fajin e Berisha edhe per permbytjet, or te pa cipe …!!

  2. tarrasi says:

    hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh kishe futur tej tani o struc apo ishe nendonje inspektim tendonje fabrike tere droge dhe tani tedoli gjumi punojsit ebashkis popunojn njezetekater or papushim ne kolektoret e edvini qe izuri me pallate kur ishte ne bashki bashk me shkrelin kthejuni punes dhe halleve te popullit dhe leni drogen se smbahet shteti duke ndertuar fabrika droge por duke ngritur vende pune tendershme poju jeni tepa ftyr perpara keti populli

  3. tepelensi says:

    @ nrj , shpella eshte materniteti jot , o rrac e qelbur, me ju del derri nga kasollja , kaq te qelbur jeni ju maloket e qelbur.

  4. Pordhaci i pds says:

    o nrj=ngordhje … kur flisni per cipe ju te pacipet e PD eshte vertete qesharake.. Shkoni pini shurren familjes mafioze Berisha qe te beni ndonje lek se keq e keni pune o çeçene. hajt se keni per ta pare se shpejti fundin tuaj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje