FOTO/ Shfaqje drithëruese nga Kate Perry

2 Shkurt 2015, 12:29Lifestyle TEMA
FOTO/ Shfaqje drithëruese nga Kate Perry

Katy Perry ka përdorur një tigër gjigand, kitarën elektronike të Lenny Kravitz dhe mbështetjen e valltarëve veshur si peshkaqenë gjatë performancës së saj, e cila ka mahnitur publikun por edhe mediat.

Këngëtarja amerikane ka dhuruar veç performancës së saj edhe një përzierjeje të hiteve gjatë  koncertit, i cili  përfshinte edhe reperen Missy Elliott si mysafire.

Koncerti i përfundoi me këngën Firework, ku Perry sërish dhuroi një super shfaqje.

Sipas The Guardian, rezultati ishte një “shfaqje e fuqishme, ku dalloheshin mbi të gjitha aftësitë vokale  të këngëtares”.

Ndërsa New York Times shkruan se ajo ” eci me të vetën,  duke drejtuar mjeshtërish spektaklin,  ndërroi veshjet vetëm 3 herë,  një performancë që i rezistoi humorit të keq“.

“Edhe në qoftë se nuk keni qenë një fans i muzikës së Kate Perry,  ju duhet të impresionoheni nga spektakli i saj,”  shkroi a USA Today.

Këngëtarja ka marrë mjaft vlerësime, duke treguar edhe njëherë se seksi dhe skenat vulgare në skenë, mbeten një “skup”mediatik, por suksesi i vërtetë mbetet tek spektakle me ide dhe mbi të gjitha me zëra të fuqishëm, e duket se këtë dëshmoi mbrëmjen e djeshme edhe Kate Perry./j.h

 

 

4 komente në “FOTO/ Shfaqje drithëruese nga Kate Perry”

  1. alma hoxh says:

    Ishte me te vertet spektakel.

  2. Pelasgian says:

    Bravo , i lumte pppppppiiiicka . Bravo edhe Tom “Doshit” , ja kaloi Montanes .

  3. melo says:

    Tani standarti u ngrit shume. SuperBolen tjeter duam nje skene lezbicizmi nga Lady Gaga nje superkengetare me shume vlera, dhe ndonje egzibicionizem satanik nga Marlin Manson.

  4. Bobi says:

    Super bowl half-time show best ever…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje