Të mërzitur nga telefonat me butona? Manta 7x është një aparat inteligjent, vetëm me prekje

4 Shkurt 2015, 17:44Hi-Tech TEMA

Pjesa më e madhe e telefonave kanë butona fizik që lejojnë përdoruesit të aktivizojnë ose çaktivizojnë pajisjet e tyre, ose të kontrollojnë volumin.

Nëse mendoni se këta butona të harduerit e prishin dizajnin e telefonit, atëherë telefoni inteligjent Manta 7x mund të jetë ideal për ju.

Ky telefon inteligjent nuk ka asnjë buton fizik.Telefoni funksionon në bazë të disa sensorëve që gjenden tek anësoret e aparatit, të cilat veprojnë si butona.

Kjo është bërë edhe falë versionit të veçantë të sistemit operativ Android 4.4 KitKat, i cili është i instaluar në të.

Sa i përket harduerit, Manta 7x përmban ekran 5.5 inç Full HD.

Ai ka gjithashtu 2GB RAM, 32 GB hapësirë të brendshme.

Kamerat kanë edhe stabilizuesin optik të imazheve, ndërsa lentet mbrohen nga xhami prej safiri.

Pajisja mund të porositet në internet për 650 dollarë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje