Energjia/ Paloka: Rama të falë kamatvonesat dhe të reduktojë TVSH me 14 %

7 Shkurt 2015, 12:46Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të bërë publik një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama për pezullimin e faturave afrofe të energjisë elektrike të vendosura ndaj konsumatorëve dhe mbifaturimeve të kryera nga kompania CEZ.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka theksoi se problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh.

Paloka akuzoi Kryeministrin se ka rritur cmimin e energjisë me 25 përqind për pjesëm më të madhe të popullsisë dhe se gjatë kësaj periudhe  janë shtuar faturimet abuzive.

“Ai nuk pranoi të falë kamat vonesat. Ai solli errësirën dhe kërbacin mbi njerëzit e pamundur, mbi ata që nuk kanë mundësi financiare se nuk kanë të ardhura, nuk kanë një vend pune.

I fali apo ndau me kompaninë CEZ 600 milionë euro, detyrime të njohura nga pala ceke. Ia la në menaxhim pasurinë publike debitorëve e hajdutëve të pashembullt të energjisë.

Dhe në pikun e fatkeqësisë natyrore, kreu aferën e shitjes së energjisë nga kesh dhe blerjes së po kësaj energjie, dy herë me shtrenjtë nga OSHEE, vetëm që të përfitonin klani i tij bashkë me të, të paktën 4 milionë euro.

Këto janë përvojat, punët konkrete të Edi Ramës me energjinë”, tha kreu i deputetëve demokratë.

Sipas tij, dje Kryeministri thjesht bëri të ditur se ka vendosur të zbatojë një vendim të ERE, të marrë kohë më parë. Por problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh. 

Paloka theksoi se qytetarët sot kërkojnë falje të kamatvonesave mbi faturimet abuzive, shqyrtim të menjëhershëm i të gjithë ankesave të qytetarëve, ulje e cmimit të energjisë me reduktimin e TVSH-së, me 14 përqind, sic pati premtuar vetë kryeministri.

Sipas tij, nëse Rama nuk i merr parasysh këto kërkesa atëherë Partia Demokratike do të jetë në krye të protestës, derisa të bëhet drejtësi.

“Lajmërimi që bëri dje Edi Rama për anullimin e një pjese të vogël të faturave arbitrare të energjisë, ishte i sforcuar dhe nuk ka këtu asgjë për të bërë shpëtimtarin.

Trajtimi me shpejtësi i ankesave të qytetarëve për mbifaturim, për penalitete të padrejta ndaj tyre, ka qënë një nga kërkesat e përsëritura të opozitës.

Konkretisht, Partia Demokratike, me 2 dhjetor kërkoi publikisht;

– të mos ngrihet cmimi i energjise elektrike

– të bëhet e mundur pagesa me këste e borxheve të prapambetura

– të falen kamatvonesat e debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimeve me faturën e energjisë nga ana e shtetit,

– pezullimin e pagesës së faturave për të gjitha rastet për të cilat ka ankimim për mbifaturim

– pezullimin e menjëhershëm të këtyre faturave dhe mos ndërprerjen e energjisë për qytetarët

-ngritjen e një sistemi të verifimit të shpejtë të qindra mijë ankesave të akumuluara

Këto kërkesa të qarta e të drejta erdhën nga protesta masive e 22 nëntorit.

Nuk është pra një zgjedhje e Edi Ramës. Ai deri më tani ka zgjedhur të kundërtën e faljes, amnistisë, apo shqyrtimit të ankesave të qytetarëve”, theksoi Paloka. /gj.k/

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Energjia/ Paloka: Rama të falë kamatvonesat dhe të reduktojë TVSH me 14 %”

  1. aljor says:

    Po jane faturat e kohes tuaj or TRAP.

  2. astrit says:

    Me fjalen tende Rama nuk shkon as ne hale.

    1. gegaa says:

      Bo bo me erdhi per te dhj.r .

  3. z/kallami says:

    Asht per tu cudit me keto te PD.Kur jane ne pushtet nuk jane kaq te zgjuar per popullin ama nuk jane as te marre per veten.
    Mirpo ne opozite vec llafeve pa kandar me shpifje e trillime monstuoze jane te zgjuar dhe jo nuk i shkon buka ne germaz prej merakut, po nuk ndalet fare iken rrufe ne stomak per hallet dhe mirqenien e popullit.Duan me cdo kusht te ndihmojne qeverine e qeveria popullin.Ndaj populli duhet t’ia dije per preokupimin e zellshem qe vuan kjo PD e shendetshme sa ti bish njeres faqe i pellcet tjetra edhe pse jane goje shtreber flasin drejt.

  4. ErionTufaj says:

    ore ti mire e ke ti po ai nuk terhiqet se eshte bytheqiro

    http://qije-ne-bythe-kallashin-.skroc.pl

  5. Alphade says:

    Kjo nuk eshte opozite, por nje bande famekeqe, vrasese,trafikante droge, mafioze ne pushtet , ne pushtetin
    real, ndersa pozita e sotme pas afro dy vjetesh ne ”pushtet” ka celsat e kashtes. Ju te mallkuarit pedeiste
    shkaterruat Shqiperine qe diten e pare qe erdhet ne pushtet , nuk late gje pa bere , keni vrare nje popull te
    tere , keni vrare shpresen e nje milion shqiptareve qe enden ne rruget e botes dhe si korrake ziheni e grin-
    deni per mustaqet e Celos ne parlamentin shqipta. E degdiset popullin shqiptar si muhaxhir ne rruget e
    botes , si skllever moderne te shek. 21 ! Mallkuar qoshin ato dite qe linden berishovicet ,shkaterruesi e
    Shqiperise dhe te kombit shqiptar ….!!!!!

  6. Alphade says:

    Mire t’i behet K /ministrit , kur nje milion shuplaka i ktheu ne nje milion pordhe ! Hekuri duhejrrahur sa
    ishte i nxehte dhe para se te pikturoje k/ministrine , duhesh te kishe qeruar nje president jo vetem sakat
    nga trupi por edhe ulok nga trute , tash ai ka plotesisht te drejte te bredhe neper Europe e SHBA dhe te
    derdhe lot , qaraman si nje femi i vogel karamelesh se qeveria e parlamuti po i heq kopetencat dhe Euro-
    pa ashtu e don Shqiperine kashte e koqe dhe keshillon mazhorancen se mos e lendoje opoziten dhe mos
    e zemeroi presidentin mjeran shqiptar i cili as ne kurorat mbreterore te mesjetes nuk vlente si bufon per
    te engledisur mbeter, princer e princesha duke i thurur korte e ditirambe mbretereshave te asaj kohe,
    nates se eger mesjetare . I tille do te mbetete ky president i Shqiperise ne historine shqiptare ….!
    Ate qe nuk e beri K/ministri qe diten e pare te pushtetit po e ben Saliu dhe banda e tij mafioze…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje