VIDEO/ Pamjet mahnitëse nga NASA, Aurora prek agimin!

7 Shkurt 2015, 11:45Lifestyle TEMA
VIDEO/ Pamjet mahnitëse nga NASA, Aurora prek agimin!

Këto pamjet të mrekullueshme të lëshuara nga NASA tregojnë  magjinë e Dritave Polare teksa takohen me lindjen e diellit mbi bregdetin verilindor të SHBA-së.

Video, e cila është marrë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës të enjten tregon një mjegull të dendur jeshile, të verdhë dhe portokalli nga shfaqja e dritave  polare.

NASA ka  filmuar pamjet mbi Virginia, Delaware, New Jersey, New York dhe Massachusetts.

Dritat e Veriut ose  Aurora Polare është  një shfaqje e lehtë e ngjyrave të shumëllojshme që shkaktohen nga përplasjet mes grimcave elektrike  kur era diellore hyn në fushën magnetike të Tokës.

Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në  atmosferën Tokës duke prodhuar kështu  dritat shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është Aurora./j.h

 

 

 

1 komente në “VIDEO/ Pamjet mahnitëse nga NASA, Aurora prek agimin!”

  1. Arben says:

    HALLALL TASI ME DHALLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje