Tokesoret e pare shkojne ne Mars ne vitin 2024

9 Shkurt 2015, 17:28Lifestyle TEMA
Tokesoret e pare shkojne ne Mars ne vitin 2024

Nga më shumë se  200.000 njerëz që kanë  shpresuar të lënë Tokën  për të vdekur në Mars, vetëm 660 prej tyre kanë kaluar fazat e testimeve të shumta.

Tani këta vullnetarë do të përballen me një proces më të rreptë.  Ata që  do të kalojnë me sukses fazën përfundimtare, do të fitojnë një vend në anijet kozmike  të projektit Mars One”, misioni vetëm vajtje për Planetin e Kuq.

Si do të zgjidhen astronautët?

Raundi tjetër përfshin më shumë intervsita të filmuara dhe sfida në grup, për të parë se sa mirë njerëzit mund të punojnë së bashku. Raundi final i përzgjedhjes do të fokusohet se si  kandidatët  mund të  përballen me  jetën e ashpër dhe të largëta në Mars. Në fund të procesit, “Mars One” kërkon gjashtë grupe me nga katër astronautët për tu trajnuar për misionin. Misioni i parë synon të dërgojë një anije me dy burra dhe dy gra në Planetin e Kuq.

Çfarë  duhet të bëjnë njerëzit në Mars?

Kjo është akoma shumë e komplikuar.

Njerëzit e parë nuk janë planifikuar  të shkojnë në Mars, të paktën  deri vitin 2024.

Por shumë misione janë planifikuar paraprakisht për hedhur bazat e jetës në planetin, i cili deri tani nga shkencëtarët thuhet se është i papërshtatshëm për jetë. vitin 2018, një lander do të dërgohet në Mars si  pjesë e një testi për teknologjitë  që do të ketë nevojë misioni. Kjo do të shoqërohet nga një satelit komunikimi për të transmetuar mesazhet.  Në vitin  2020, një Rover  inteligjent” do dërgohet në Mars, së bashku me një rimorkio.

Detyra e Roverit është gjetja e një vendi të mirë për tu ulur, larg nga veriu ku toka përmbajë një sasi të mirë uji, por  të jetë edhe ekuatoriale mjaftueshëm për të marrë rrezet e duhura të diellit.

Dy vjet pas kësaj,   vitin 2022, gjashtë misione me ngarkesa të tjera do t’i drejtohen Marsit. Ato do të përfshijnë një tjetër Rover, dy njësi  jete dhe dy njësi mbështetëse të jetës. Njësia mbështetese e  jetës ka për qëllim të prodhojë një atmosferë frymëmarrëse për habitatin, 3000 litra ujë dhe 120 kg  oksigjen, i cili do të  mbahet ruajtje.

Në vitin 2024 pasi të sigurohet terreni për jetë, do të nisen njerëzit e parë nga Toka drejt Marsit.

Misioni i  dytë  i “Mars One” drejt Marsit  është planifikuar për në vitin 2026./j.h

 

10 komente në “Tokesoret e pare shkojne ne Mars ne vitin 2024”

  1. karaman karajani says:

    te cojm ca malok atje se i kemi me shumic
    dhe jan te pershtatshem sepse jan rrahur me kushte te veshtira jetese. bor mal pa drita jet shpelle
    ti cojm edhe salen nga pas qe te ken mundsi te knaqen kur t votojn

    1. kledon says:

      Ku di cosh mor?… a do qe te besh dhe marsin TOK E XANUN? Apo do qe te thon qe JENA MARCIAN DEN BABADEN?

  2. ff says:

    A ka ndojne vend per berishen end co.

  3. kot fare says:

    Njeriu nuk ka vajtur akoma ne Hene…….

    1. kulmaku says:

      Vertet nuk ka shkele njeri ne Hene,sepse nuk jane lejuar nga ata qe e kane ne kontrolle Token tone,por prej tyre eshte dhene drita jeshile per ne Mars.

  4. z/kallami says:

    Kurr mos dergoni tek se behet e rrezikshme lufta brenda species.

    Te vetmin mendim ideal,asht organizimi per te ndjeret qe do vetflijohen me pasion,ti dergoni cifte.Qe ta bajne ate punen qefit edhe ne mars.Ne parajsen e Zotit pa frymore.

  5. Tifozi i futbollit says:

    Une malok jam , por do te propozoj Salen si perfaqsues tonin , Ju tjeret çoni Fatosin . tung .

  6. XIXA says:

    KU DO TA PAGUAJN ENERGJINE KETA APO DO MARRIN PENSIONIN ME VETE, JU LUTEMI MOS PRISHNI RAPORTIN PS-PD DUKE MOS HARRUAR LIRIN ME MONIKEN QE TE JENE PER EKUJLIBRIN HERE MAJTAS E HERE DJATHTAS E GJITHNJE NE PUSHTET. MOS HARRONI LULKEN APO SHKON ME TRAMVAJ, NE SE KA PREDHA NE MARS KENI EKSPERTET E GERDECIT, DHE PER ROJE KENI ANDREA PRENDIN,PER TE TJERA FLASIM NESER.

    1. Pëllumb zaimi says:

      Të çojmë mesilën për të mbjellë palma në mars dhe strazimirin që të bëjë të fortin me marsianët! Pastaj boden që të fusë marsianët në skemat piramidale dhe të luftojnë me njëri-tjetrin! Ha ha ha, Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje