Visar Zhiti është paraqitur në Komisionin e Jashtëm, për t’u dëgjuar nga deputetët në lidhje me kandidaturën e tij për emërimin si ambasador në Vatikan.
Ai ka thënë se e ka pranuar këtë detyrë, pavarësisht momentit të vështirë, duke iu referuar vdekjes së djalit të tij të vetëm.
“Në një moment të vështirë pranova këtë detyrë shpirtërore.
Sepse bota ka nevojë për shpirtin, jo vetëm për materien.
Tokën tonë e kanë shkelur 2 Papa, Vojtila që ndikoi në përmbysjen e regjimit komunist.
Dhe po kështu u përsërit një vizitë e një Pape, e Franceskut.
Ai zgjodhi Shqipërinë që është emblema e harmonisë fetare.
Është më shumë se tolerancë.
Ne nuk e ndalojmë, por e mbështesim njëri-tjetrin, pavaresisht fesë.
Por, edhe si një vend martirësh”, tha Zhiti.
“Ne kemi vlera dhe duhet t’i tregojmë këto, sepse është shtet moral. Dhe duke punuar në këtë drejtim, janë vlera që duhet të shtohen.
Shqipëria ka një backround shumë të shkëlqyer për Europën.
Dhe Europa është vonë të pranojë Shqipërinë, jo Shqipëria është vonë të pranojë Europën.
Sepse ne i kemi dhënë Skëndebeun Europës, që është quajtur mbrojtës i njerëzimit”, tha më tej Zhiti.
“I takon Shqipërisë që të realizojë vënien e statujës së Nënë Terezëz në Vatikan dhe ne duhet ta vendosim.
Unë e kam ngritur dhe më parë këtë çështje.
Unë marr përsipër që shtatorja e Nënë Terezës do të vihet në Romë”, u shpreh Zhiti.
Me tërë ato që ka hequr, hallall i qoftë që merr përsipër edhe këtë detyrë. Sinqerisht uroj që të jetë ambasador në Vatikan.
Do te jem i lumtur te perfaqesoje ne Vatikan vendin e martireve.Pune te mbare dhe se shpejti jo vetem Nene Terezen ne Rome, por NOBELIN ne Shqiperi.E meritojme.I lutem shkrimtarit te madh te beje tifo per te ne arenen nderkombetare.Do te ishte ne n je fare menyre n je kerkim falje edhe per te.Mjafte me!
Filloi te tregoi histori me skenderbeun edhe ky! Nuk e ke kaluar dhimbjen zoti Zhiti dhe jeni akoma teper konfuz.
Me ndyresire katunar nuk kam pare more qen bir qeni i thua vetes njeri mor bushter nga cfar lloj mitre ke dale.
Pse mer zjarr si pushka e jevgut o trap? Beji inventarin sateme se mund ta gjesh se nga kam dale. Sa per Visarin, mua nuk me duket normal reagimi i tij. Thjesh kaq dhe kjo me ben te mendoj se eshte akoma ne kushte tronditje per fatkeqesine qe i ka ndodhur.
Njerez te tille i duhen Shqiperise. Respekte te nderuarit Visar!
Zhiti, njeri shkelqyer; nje kapacitet qe nderon Shqiperine dhe kombin shqiptar.