Një ish-prostitutë dëshmoi në gjykatë se Dominique Strauss–Kahn, ish-kreu i poshtëruar tashmë i FMN-së, këmbënguli për të pasur seks anal me të në një orgji, pavarësisht nga fakti që ajo ia bëri të qartë se “nuk i pëlqente praktika të tilla seksuale“.
Ish-prostituta, e njohura si “Mounia”, tha se incidenti që ndodhi në një festë në Paris ku katër prostituta ishin të pranishme.
Dëshmitare e prokurorisë ish-prostituta tha se ajo ia kishte bërë të qartë Kahn se ajo ishte “shumë e mërzitur” ndaj kërkesës për seks anal. “Kam qarë shumë … .Dominique Strauss Kahn duhet të ketë qenë në dijeni se unë isha e palumtur“, – tha ajo.
Dëshmija e “Mounias” është e rëndësishme për Prokurorinë. Hetuesit thonë se Kahn ka trajtuar në këtë mënyrë vetëm një prostitutë. Nëse ai do mendonte se Mounia do të ishte një femër për të cilën nuk do të paguante, ai nuk do të kishte këmbëngulur për të pasur seks anal me të kundër dëshirës së saj.
Kreu i gjyqtarëve lexoi një deklaratë të Mounias që ajo kishte bërë për hetuesit ku pohonte se seksi që kishte bërë me Kahn ishte “kafshëror dhe kundër natyrës“.
Duke dhënë dëshminë e tij në gjyq, Strauss-Kahn mohoi se ishte i obsesionuar me festat e seksit, duke insistuar se ai ishte përfshirë vetëm në 12 orgji të tilla për 3 vjet.
Ai tha se media ka abuzuar duke i cilësuar orgjitë si jashtë kontrollit.
“Ishin vetëm 12 evente të tilla gjatë 3 ose 4 viteve. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, tha ish kreu i FMN-së.
Khan është vetëm një prej 13 njerëzve të akuzuar për organizim të festave të seksit me prostituta në gjashtë vende të ndryshme. Akuzat ndaj Strauss-Kahn nisën para 4 vitesh kur ai u arrestua në një dhomë hoteli në New York në vitin 2011 dhe kjo ishte hera e parë që ai u përgjigj akuzave në publik.
Para se gjykimi të niste dy gra gjysmë–lakuriq që i përkasin lëvizjes Femen u përpoqën të ngjiten në makinën e Kahn kur ai mbërriti në gjyq. Ato kishin mbishkrimet dhe nisën thirrjet “Macs janë fajtor” ( Macs, zhargon francez për klientët e prostitutave).
Strauss-Kahn akuzohet se ka ndihmuar në organizimin e orgjive të seksit me prostituta në Bruksel, Paris, Washington, Vjenë dhe Madrid nga viti 2008 deri në vitin 2011.
Orgjia e fundit e tij ishte ajo në New York një natë para arrestimit të Strauss- Kahn në New York, në Maj 2011, i cili u akuzua se u përpoq të përdhunojnë një pastruese hoteli. Më pas të gjitha akuzat u hodhën poshtë nga prokurorët e Nju Jorkut.
Kjo prostituta qenka greke> Shikoni si i thone: Mounias(greqisht= p..h)
Ska faj e shkreta. Kushte te keqija jete,pazar i larte. Por jo me Gjermanet.