Kunati i kërkon mirëkuptim Zenit, për punën e parkingjeve

16 Shkurt 2015, 19:28Antena TEMA

Po detyrohem të të shkruaj këtë letër, se e di që je shumë i nxehur dhe nuk shpjegohemi dot.

Luli pati presione të mëdha dhe nuk mund ta mbante më i vetëm këtë punën e parkingjeve.

Pas kërkesës së Doktorit, që Luli duhet të kandidojë patjetër, kjo kërkesa jote e dytë e varroste kërkesën e parë. Kështu që ishim para një situate shah-mat. Po të kandidonim, të jepnim dhe parkingjet, humbisnim dhe Bashkinë dhe parkingjet në të ardhmen, kështu që vendosëm të humbasim vetëm parkingjet.

E di që je mërzitur shumë, por dhe ti duhet të bëje punën tënde me Doktorin. Të paktën të tërhiqej ai nga kërkesa që Luli duhet të kandidonte patjetër, se ndryshe këto dy gjëra ngjanin si puç kundër Lulit.

Po pate mundësi fol pak me Sandrin dhe Irfanin, se edhe ata janë mërzitur shumë. Luli e teproi pak që i quajti oligarkë gjobaxhi, po s’ka faj, se e futën nën presion. I thanë o ne, o ti. Ti duhet të bëje pak punën tënde në këtë drejtim, dhe t’i sqaroje që kishe interesat e tua në këtë mes. Enno me dy n u mundua boll t’i sqaronte, po Sandri i thoshte ti je k… dhe nuk e dëgjonte.

Luli vendosi ta shtyjë dhe pesë vjet këtë dhënien me koncension. Do thuash ti pse e shtyu pesë vjet?

E para, nëse e fiton Bashkinë, nuk do të jetë përsëri nën presion për këtë çështje.

E dyta, po nuk e fitoi Bashkinë, nuk do që ta japin as pasardhësit. Tani ata mund ta ndryshojnë këtë vendim, por rëndësi ka që ky të bëjë të vetën.

Ka dhe diçka tjetër.

E kishe tepruar me atë projektin, se kishe kërkuar 25 mijë vende. I binte që çdo rrugicë dhe shesh pallati në Tiranë të bëhej me pagesë. Kjo do na hapte shumë telashe, ta kishit nisur me pak dhe shtohej rrugës. Ashtu siç e kishit bërë, dukej shumë keq.

Tani, unë që po të shkruaj këtë letër jam vet i shqetësuar se më iku dhe pjesa ime, por hajt se këtu jemi, kemi punë të tjera plot. Atyre tek “Zogu i Zi” ua mora gjysmën e katit që kishin shtuar, siç ramë dakord, por këtu tek 9 katëshet po më bëjnë pak rezistencë ata të kullës. Por, do t’ua marr dhe atyre, siç e kemi lënë.

Luli më tha që çfarë porosie të kesh deri në qershor, na e thuaj të mbarojmë punë shpejt e shpejt. Ajo që bëhet, bëhet. Kjo e parkingjeve na ngeli në dorë. Ky Edi Rama u tregua shumë legen, se vuri dy veta ta kundërshtonin në Këshill, kurse ne e hëngrëm dhe nxorrëm Ennon që e mbrojti. Tani kjo na ngeli ne në dorë, pasi u duk si tentativa jonë. Hajde dëgjo njerëzit tani. Socialistët thonë ne jemi në rregull, ishim kundër, kurse Enno me 2 n, na tha sot i prerë në fytyrë: Po pse, mua më gjeni gjithmonë për kokë turku ju!

Dhe nuk ka faj i shkreti, se nuk përton, mbron çdo gjë që i themi.

Me shpresë se do të na mirëkuptosh për këtë rast, të lutem të kujtoj dhe një herë çfarë të kesh për leje deri më 21 qershor, bjeri shpejt.

I yti, Kunati!

5 komente në “Kunati i kërkon mirëkuptim Zenit, për punën e parkingjeve”

  1. True Detective says:

    Vras mendjen se ca thote shpesh Sandri kur shprehet: – “ti je k..”
    Se me “k” fillojne shumica e komplimentave….
    A beni dot nje sondazh dhe per k-ne e Sandrit?

  2. Lali says:

    Sandri hajduti me i madh i popullit shqiptar.

  3. Gjergji says:

    E lexon njeri serialin “kunati…..”!? S’e besoj. Me vjen keq qe Mero harxhon kaq kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje