Ministria e Mjedisit ka nisur një projekt për trajtimin e sëmundjes së pishës, për shpëtimin e pyjeve në vendin tonë.
“Procesionarja”, e njohur si sëmundja e pishave, prej vitesh ka dëmtuar sipërfaqe të konsidrueshme pyjesh
Trajnimi ka si objektiv, përgatitjen e koordinatorëve rajonalë të emëruar nga Ministri i Mjedisit, trajnimin e drejtuesve teknikë dhe supervizorëve të këtij operacioni.
Në total janë planifikuar ti nënshtrohen këtij operacioni 6335 Ha pyjedhe në bashkëpunim me Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, do të punësohen mbi 6000 forca pune.
Tre ministri do të jenë të përfshira në zbatimin e këtij programi kombëtar, për të garantuar zbatimin me sukses të tij: Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Financimi i projektit është bërë i mundur nga Programi “Mbrojtja e Mjedisit” ./A.XH